01 dhjetor 2007

Mirë se ju gjeta...

Ndoshta s'është ndjerë mungesa, por shpresoj që të mos të vazhdojnë të më shajnë pas këtij postimi :).
PO, meqë pata nja 2-3 ditë pushim, isha në Shqipëri.
Tre ditët më të bukura të 6 muajve të fundit.
U kënaqa me familjen, me shokët, me Tiranën dhe gjithë ç'pashë...
Vajtjet e mija në Shqipëri kanë korrisponduar me zgjedhje ose me festa (dhe patriotët e vërtetë... festat i festojnë në Shqipëri :PPPP) dhe e kam gjetur gjithmonë me dritaaaaaa :).
Përveç kënaqësisë së të mbështeturit të kokës në prehërin e mamasë dhe të takimit me njerëz të dashur të familjes, pata rastin, qoftë dhe vetëm për një kafe kësaj here, që të takohesha me disa nga kontaktet virtuale dhe qe vërtet një kënaqësi që ata djem dhe Ajo vajza që takova, korrespondonin me idenë që unë kisha krijuar për ta: Për tu pirë në kupëëëë :).
Më erdhi keq që nuk patëm kohë më tepër për të organizuar më mirë ndonjë darkë siç duhej, por shpresoj që do të na jepet rasti sërish për tu takuar dhe me të tjerë, dhe meqë Ladi, Lola dhe Llukani janë gjithmonë në Tiranë, do të di se ku mund të "përplasem" :) (ndoshta këtë herë, se tani e vura re, nga apeli u përgjigjën vetëm ata me gërmë "L" :) ).
Përveç këtyre, pata rastin që të rrija shumëëëëëë më gjatëëëëë me StrangeMan..... NUK U ZHGËNJEVA, ashtu siç nuk u zhgënjeva me të parët, po aq këndshëm dhe miqësisht e kalova me Strangin... qoftë dhe për këto takime ja vlente 100 fish kjo vizitë në Shqipëri.
Qenë këto takime dhe Tirana në dy ditë me diell që ma rritën optimizmin se një Shqipëri tjetër mund të bëhet me djem dhe vajza të tilla....... Zoti i ruajtë djem dhe vajza të tillë dhe gjithë të tjerët si Ata, që me kulturën dhe bagazhin e tyre janë vërtet një shpresë për një Shqipëri më të mirë dhe ndryshe nga Ajo që politika na e ka neveritur.

13 komente:

  1. Ed me zhgenjeve.. une prisja te pakten dy rrjeshta per surratin tim te palare :D
    Dhe gjithashtu nje kritike te forte per mungesen e organizimit dhe jetegjatesine e shkurter te takimit:D

    Eshte merite e jotja sidoqofte qe u mblodhem dhe mos na i rrit aq shume veshet jo mua se mua sic me pe ska si behem me i shemtut, por e kam hallin ke goca :D

    Ene ne fund ishte nje kenaqesi vertet e madhe... dhe gjykoj qe Ed (online) dhe Edit qe takove perballe shallvareve, nuk i heq as ene i presje....

    PërgjigjuFshije
  2. Ooo ça qefi Edo..une do i takoj nje pjese ne janar me kismet do te mblidhemi me disa prej tyre per nje ekskursion fotografik.. te tere te interesuarit e ketij ekskursioni jane te mirepritur..
    ça fati ti ore perhere me drita:)
    gezohem qe qeke kenaq..

    PërgjigjuFshije
  3. Mireserdhe!

    Gezohem qe je kenaqur aq shume dhe je takuar me djem e vajza duar-arta dhe mendje-ndritur te brezit shqiptar:) Mbi te gjitha me vjen mire qe ke mbeshtetur koken ne prehrin e mamase sepse ajo eshte nene dhe i mungon shume.

    Rrofsh qe u ktheve se pa ty ne blog sikur s'shtyhet, mungojne qyfyret dhe komentet e tua.

    PërgjigjuFshije
  4. O mirë se na erdhe!
    Seriozisht, të kam pak zili, po pak fare,se për një muaj jam në mëmëdhe.Hehe!...

    PërgjigjuFshije
  5. Ore, po une nuk gezohem per ty o jo,por per nenen tende..
    po "raki te vjetruar ne rovere" s'kishin ata !! avash avash po i afrohet fundit !!
    mgjth ,gezohem per ty djale qe ja kalove mire ne Atdhe,dhe akoma me teper qe nuk ke ngelur i zhgenjyer per ata te cilet takove, dhe qe jam e sigurte qe kurioziteti per ti njohur te coji me teper..ha ha
    akoma me teper gezohem (sinqerisht)per faktin qe ka keta djem dhe keto vajza (qe ti pershkruan) qe meritojne,dhe qe me perpjekje dhe me kapacitetin e tyre mund te ecin perpara,e te zevendesojne ata qe duheshin zevendesuar prej vitesh
    te shpresojme tek te rinjte tane

    PërgjigjuFshije
  6. Nejse !
    Jazek te qofte qe nuk lajmerove me perpara por e le per minute te fundit !

    "Ajo" te paska ba peshtypje shume eeeee ?!? Mire mire !

    PërgjigjuFshije
  7. Kothere, nuk është faji im që arrita të vihesha në komunikim vetëm çastin e fundit ;).
    P.s: Ke të drejtë për atë që shkruaje në pjesën e dytë të komentit :), përveç se e kam pëlqyer gjithmonë për ato që shkruan, nuk mund të gënjëj që nuk më pëlqeu dhe për aspektin e saj :)... natyrisht që duhet të ishe qorr që të mos vlerësoje dhe aspektin e mrekullueshëm dhe bukurinë fizike të saj :)

    PërgjigjuFshije
  8. Me behet qejfi qe ta paska bere zoti diell, ashtu DRITE, ne Shqiperi!

    PërgjigjuFshije
  9. ej, me qejt te madh do te te tisha takuar ore kucedrus po te me kishe thene, gjynah...

    PërgjigjuFshije
  10. Ed, mjaft ma bëre qejfin nëpër postime se të ka ra çmimi tani si sponsor. Nuk të merr më njeri seriozisht kur më lavdëron.

    Seriozisht:

    Bëre aq mirë që erdhe. Dhe u kënaqëm padyshim. Nata e Bardhë do të kishte qenë e zbardhur në të kundërt.

    Ja shëndet njëherë!

    PërgjigjuFshije
  11. Me behet qejfi qe paske bere kohe per memedhene. Po te ra rruga nga EU, mos hezito te na leshosh nje britme ...

    Mire se erdhe!

    PërgjigjuFshije
  12. P.s. EU-PERENDIMORE natyrisht :P

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet