Kartolina
Dje të kisha ndërmënd dhe po mendoja të të bëja një dhuratë
Mendoja se duhet të të dhuroja diçka që të duhej dhe mund të të hynte në punë.
Dola dhe për ty bleva: Hënën, yje, fllad e vesë...
Të bleva një pako me Ndjenja dhe një të vockël me Mendime për ta përzier me të...
Të mora dhe një pako me Sinqeritet, duke shpresuar që ta përdorësh gjithmonë...
Shtova dhe një shishe me Mirkuptim, që ta pije me fund këto ditë festash...
që ti ta përdorësh me të dashurit e zemrës.
Në dyqan ishte dhe një shishe me Krenari,
nuk ta bleva,sepse e di që nuk ke nevojë për të.
Të bleva nja 3 pako me Dashuri e Paqe
dhe një të madhe plot me Shpresë,
që ti ta përdorësh kur të kujtosh se asgjë s'të shkon mbarë.
E di... në dyqan pashë diçka shumë të trishtueshme,
Pashë njerëz që blinin Vetmi...
aq e madhe ishte shitja e këtij artikulli, sa që mbaroi menjëherë.
Ndërsa për ty bleva dhe dy pako të mëdha me Miqësi e Vllazëri.
E së fundi, atë që nuk mund ta gjesh në asnjë dyqan, të dhuroj diçka nga unë: “Një zemër të madhe ”
që ka brënda gjithë këto dhurata!
Tani po ti dërgoj me gjithë dashurinë e zemrës, duke të të uruar
Dhe gjithë këtë pako të madhe, po ta mbështjell me Buzëqeshje
Wow Ed!!!
PërgjigjuFshijeMesazhi i urimit shume i vecante! Nje urim qe gjithsecili prej nesh ka nevoje ta marri dhe ta uroje njekohesisht per te dashurit e vet!
Gezuar nga zemra!
Gezuar Edrus!
PërgjigjuFshijeGëzuar edhe juve!
PërgjigjuFshijeMë tëë qeshura dhe më të lumtura t'ju gjejë vitin tjetër!
Ed, gëzuar! Shëndet, lumturi dhe para për ty dhe njerëzit e tu të dashur!
PërgjigjuFshijeTë uroj një 2008 të qetë dhe të gëzueshme!
Me respekt dhe dashuri,
A. K.
Gjithe te mirat me te gjithe te dashurit.
PërgjigjuFshijep.s. faqja jote duket nje çik si matrix?
GËZUAR!!!
PërgjigjuFshijeGezuar edrus ! Lumturi familjare dhe 2008 nje vit i mbare !
PërgjigjuFshijeCa gabimi bera une mer qe me nxorri anonim urimin ! ( ket nr 7 )
PërgjigjuFshijeKotherja !
Rrofshi dhe mbarë ju shkoftë në ç'tju dojë zemra!
PërgjigjuFshijeStrangi, qëftë një vit i realizimit të projekteve të tua!
Tena, bashkë me ju :)!
Neki, të paça!
Koth, të na kishe lajmëruar, do ta përgatisja ndonjë shishe spumante :).
Rrofshi!
Edrus!Je origjinal dhe pakez i vecante.Edhe per kartolinen,unik.Une te uroj Gezuar Krishtilindjet dhe vitin e ri 2008 familjarisht.Nga ana tjeter,prodhime"jashte serie"qe na kenaqin te gjitheve.
PërgjigjuFshijePerparim Hysi,25 dhjetor 2008
Faleminderit dhe gjithashtu, ju uroj nga zemra ditë të qeta dhe të lumtura me gjithë ç'të do zemra Përparim!
PërgjigjuFshijePleqëri çapkëne e me zemrën e mbushur me dashurinë që aq bukur na e sjell me bargjet e tua... Të paça!
Gëzuar Edi , lumturi dhe harmoni për shum e shum vjet !
PërgjigjuFshijeGezuar gezuar... gjithe te mirat dhe dite te bardha e te bukura....
PërgjigjuFshijeGezuar per shume vjet nga New York-u.
PërgjigjuFshijeshume bukur perpiluar Ed..i ke thene te tera me pak fjale! Gezuar per shume vjet dhe vetem lumturi e te mira pafsh ti dhe te dashurit e tu!
PërgjigjuFshijeGezuar,Edrus!
PërgjigjuFshijeej, Gezuar ty dhe familjes tende, ja kalfshi sa me bukur.
PërgjigjuFshijeps: yyyhhhhh ca faqe, duken robt qe e bojn punen tamam :D
edrus,
PërgjigjuFshijefelimenderit nga zemra per urimet.
gjithe te mirat, dashuri e mbaresi per ty e familjen tende.
jemi me fat qe te kemi!
blerta
Gezuar Ed,
PërgjigjuFshijegjithe te mirat per ty dhe familjen tende. Shendet e Lumturi, mbi te gjitha. Selfmaderadio band
Hajde per shume vjet Gezuar Edi.
PërgjigjuFshijeQofte ky nje vit i mbare per ty dhe njerezit e tu. Tu plotesofshin te gjitha deshirat!