25 dhjetor 2007

Kartolina


“Dhuratat e mija" për ty!!

Dje të kisha ndërmënd dhe po mendoja të të bëja një dhuratë
Mendoja se duhet të të dhuroja diçka që të duhej dhe mund të të hynte në punë.
Dola dhe për ty bleva: Hënën, yje, fllad e vesë...
Të bleva një pako me Ndjenja dhe një të vockël me Mendime për ta përzier me të...
Të mora dhe një pako me Sinqeritet, duke shpresuar që ta përdorësh gjithmonë...
Shtova dhe një shishe me Mirkuptim, që ta pije me fund këto ditë festash...




Të bleva dhe një shishe me Romantiçizëm e Mirësjellje,
që ti ta përdorësh me të dashurit e zemrës.
Në dyqan ishte dhe një shishe me Krenari,
nuk ta bleva,sepse e di që nuk ke nevojë për të.
Të bleva nja 3 pako me Dashuri e Paqe
dhe një të madhe plot me Shpresë,
që ti ta përdorësh kur të kujtosh se asgjë s'të shkon mbarë.
E di... në dyqan pashë diçka shumë të trishtueshme,
Pashë njerëz që blinin Vetmi...
aq e madhe ishte shitja e këtij artikulli, sa që mbaroi menjëherë.
Ndërsa për ty bleva dhe dy pako të mëdha me Miqësi e Vllazëri.
E së fundi, atë që nuk mund ta gjesh në asnjë dyqan, të dhuroj diçka nga unë: “Një zemër të madhe ”
që ka brënda gjithë këto dhurata!
Tani po ti dërgoj me gjithë dashurinë e zemrës, duke të të uruar



Dhe gjithë këtë pako të madhe, po ta mbështjell me Buzëqeshje




21 komente:

  1. Wow Ed!!!

    Mesazhi i urimit shume i vecante! Nje urim qe gjithsecili prej nesh ka nevoje ta marri dhe ta uroje njekohesisht per te dashurit e vet!

    Gezuar nga zemra!

    PërgjigjuFshije
  2. Gëzuar edhe juve!
    Më tëë qeshura dhe më të lumtura t'ju gjejë vitin tjetër!

    PërgjigjuFshije
  3. Ed, gëzuar! Shëndet, lumturi dhe para për ty dhe njerëzit e tu të dashur!

    Të uroj një 2008 të qetë dhe të gëzueshme!

    Me respekt dhe dashuri,
    A. K.

    PërgjigjuFshije
  4. Gjithe te mirat me te gjithe te dashurit.

    p.s. faqja jote duket nje çik si matrix?

    PërgjigjuFshije
  5. Gezuar edrus ! Lumturi familjare dhe 2008 nje vit i mbare !

    PërgjigjuFshije
  6. Ca gabimi bera une mer qe me nxorri anonim urimin ! ( ket nr 7 )

    Kotherja !

    PërgjigjuFshije
  7. Rrofshi dhe mbarë ju shkoftë në ç'tju dojë zemra!
    Strangi, qëftë një vit i realizimit të projekteve të tua!
    Tena, bashkë me ju :)!
    Neki, të paça!
    Koth, të na kishe lajmëruar, do ta përgatisja ndonjë shishe spumante :).
    Rrofshi!

    PërgjigjuFshije
  8. Edrus!Je origjinal dhe pakez i vecante.Edhe per kartolinen,unik.Une te uroj Gezuar Krishtilindjet dhe vitin e ri 2008 familjarisht.Nga ana tjeter,prodhime"jashte serie"qe na kenaqin te gjitheve.
    Perparim Hysi,25 dhjetor 2008

    PërgjigjuFshije
  9. Faleminderit dhe gjithashtu, ju uroj nga zemra ditë të qeta dhe të lumtura me gjithë ç'të do zemra Përparim!
    Pleqëri çapkëne e me zemrën e mbushur me dashurinë që aq bukur na e sjell me bargjet e tua... Të paça!

    PërgjigjuFshije
  10. Gëzuar Edi , lumturi dhe harmoni për shum e shum vjet !

    PërgjigjuFshije
  11. Gezuar gezuar... gjithe te mirat dhe dite te bardha e te bukura....

    PërgjigjuFshije
  12. Gezuar per shume vjet nga New York-u.

    PërgjigjuFshije
  13. shume bukur perpiluar Ed..i ke thene te tera me pak fjale! Gezuar per shume vjet dhe vetem lumturi e te mira pafsh ti dhe te dashurit e tu!

    PërgjigjuFshije
  14. ej, Gezuar ty dhe familjes tende, ja kalfshi sa me bukur.

    ps: yyyhhhhh ca faqe, duken robt qe e bojn punen tamam :D

    PërgjigjuFshije
  15. edrus,
    felimenderit nga zemra per urimet.
    gjithe te mirat, dashuri e mbaresi per ty e familjen tende.
    jemi me fat qe te kemi!
    blerta

    PërgjigjuFshije
  16. Gezuar Ed,

    gjithe te mirat per ty dhe familjen tende. Shendet e Lumturi, mbi te gjitha. Selfmaderadio band

    PërgjigjuFshije
  17. Hajde per shume vjet Gezuar Edi.
    Qofte ky nje vit i mbare per ty dhe njerezit e tu. Tu plotesofshin te gjitha deshirat!

    PërgjigjuFshije
  18. Pasi që isha në një lidhje me të për shtatë vjet, ai u nda nga unë. U përpoqa me të gjitha forcat ta ktheja, por gjithçka ishte kot. Doja shumë që ai të kthehej për shkak të dashurisë që kam për të dhe iu luta me gjithë zemër, i bëra premtime, por ai refuzoi. Kontaktova një magjistar me emrin DR Dawn, i cili mund të më ndihmonte të hidhja një magji për ta rikthyer, por unë jam lloji i personit që nuk besonte kurrë në magji, nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të provoja. I dërgova një email magjistarit dhe ai më tha se nuk kishte problem, se gjithçka do të ishte mirë brenda dy ditësh dhe se ish-partneri im do të kthehej tek unë brenda tre ditësh. Ai e bëri magjinë dhe çuditërisht, ditën e dytë, ishte rreth orës 4:00 pasdite. Ish-partneri im më telefonoi, i zgjidhëm mosmarrëveshjet tona dhe tani jemi të lumtur së bashku. Kushdo që mund të ketë nevojë për ndihmën e një magjistari mund t'i dërgojë email në (dawnacuna314@gmail.com) ose në /WhatsApp në: +2349046229159

    Për magjinë e ribashkimit.
    Për magjinë e shtatzënisë.
    Magjinë fituese të lotarisë.
    Çështjen fituese të gjyqit.
    Bimë për të trajtuar të gjitha llojet e sëmundjeve si,
    HIV, AIDS, kancer, herpes dhe më shumë.

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet