Enver Hoxha
Është akoma 16 Tetor...
U nisa që në mëngjes për të shkruajtur, por tek peshkupaujë ma prishën terezinë me diskutime rreth personazhesh inkoherentë dhe që një herë e një kohë dukej sikur s'kish shtrëngatë që ti lëvizte nga istikami.... por që ndoshta me të drejtë preferuan qetësinë personale, që do ta konsideroja si të tillë, nëse nuk do të vunte më në skenën publike.
Nejse, sot po shkruaj për të kujtuar një nga burrat e shtetit që Shqipëria e pati në krye për plot 50 vjet, po e kam fjalën për Enver Hoxhën.
Njeriu që udhëhoqi Shqipërinë duke filluar nga hiçi për ta bërë një SHTET.
Njeriu që mirë ose keq, arriti të drejtonte dhe udhëhiqte për tri breza....
Njeri që edhe pas vdekjes nuk pati armiq që ti hidheshin në fyt siç ju hodhën kur ju dhuruan pushtetin....
Njeriu ndoshta i urryer për ideollogjinë komuniste të ndjekur prej tij... natyrisht prej atyre që nuk dinë se ç'është as komunizmi, por as dhe vetë kapitalizmi.
Njeri i akuzuar për qindramijëra krime, por që akoma s'kam dëgjuar për ndonjë gjyq nga ndokush ose nga ndonjë organizatë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ose të të persekutuarve... (pa llogaritur vjedhjen e 'kafesë')....
Njeriu që u akuzua për kult të individit dhe që asnjë prej familjarëve (bijve) të tij bënte pjesë në kastën drejtuese...
Njeriu që me vdekjen e tij... i bëri të gjithë të qajnë...
Njeriu që në fund të fundit... dinte dhe rrinte gju më gju me popullin.
Deri në prova të kundërta... ngelet gjithnjë më i madhi!
Po vazhdoj, me njeriu qe e mbajti shqiperine te mbyllur per 50 vjet.
PërgjigjuFshijeNjeriu, qe vrau dhe burgosi shume e shume te pafajshem
Njeriu, qe ne vend ta kthente shqiperine ne nje vend turistik e beri ate ne nje zone ushtarake.
Do me per Belulin...
Ore Enverist:)
PërgjigjuFshijeNjeriu qe shiti Kosoven tek Tito.
Njeriu qe sekuetroi pronat private.
Njeriu qe vrau njerez ne Kufi e internoi.
Njeriu qe na ngopi me bar dhe spinaq qe permban hekur.
----------
Njeriu qe i dha drita, spitale, hekurudha (me aksione) edhe shkolle shqiperise.
Ne krahasim me te tjeret ka bere me shume, edhe ne te mira apo ne te keqia.
Secili ka difektet e tij.
Njeriu që ndau diçka që sish e tija (reforma agrare)
PërgjigjuFshije... që quante krim pasurimin
... që për nji llaf goje shkatërronte familje e fise të tëra,
... që kur e kishte në dorë të "hapte" Shqipërinë në perëndim e "mbylli" dhe në lindje,
... që nuk e kishte idenë se ç`ish komunizmi,
... që pushkatonte ata me të cilët ndante të njejtat ideale ,akoma edhe kafshatën e bukës,
... që kishte zgjuarsinë e "gju me gju" që të "hanim bar" , "të tregonim të ngopur" dhe "të falenderonim" me duartrokitje,
... që ndërtoi kaq e kaq me punë të pa paguar "vullnetare"
... që bëri atë që askush nuk e arriti , krijimin e "njeriut të ri"...
The gjë për gjyqe të pa bëra !? Po munden bijtë të dënojnë babanë !? Dhe kur ... tani që është rradha e tyre të hanë e të mos ngopen !?
E di se kush na qeverris , pikërisht ata që AI rriti !
... ka edhe më për Belulin ? Me siguri !
Ja ke fut kot Edrus me këtë artikull!Pak njerëz kanë gjetur vdekjen prej tij.As eshtrat nuk u dihen!!!.Shpresoj te largohen dobiçët e tij, që të dalë më në dritë të panjohurat e tij.
PërgjigjuFshijeEdrus,rastesisht pashe tek peshku se kishe bere nje artikull per Enver Hoxhen dhe duke qene kurioz se cfare mendojne njerzit (perjashto ekstremiste e djathete ose te majte) hyra ketu tek blogu juaj dhe e lexova. Ne fakt mua me pelqen qe te gjitha figurat historike te jene ne vendin e vet ne kohen e vet me te mirat dhe te keqijat e veta. Eshte e natyrshme qe edhe une doja te shprehesha per kete figure qe dominoi historine e Shqiperise per nje gjysem shekulli por sapo nis qe te thuash nje fjale pozitive per te te hidhen ne gryke njerez qe me teper jane te shtyre nga konformizmi "demokratik" se sa kane njohuri te plota ose edhe te zbehta per kete personalitet. Lexova edhe pak diskutime te te tjereve dhe me ben shume pershtypje te madhe se sa shume kane zene vend shpifjet monstruoze tek disa njerez qe te japin pershtypjen se me shume kane degjuar propaganden e cfrenuar kunder Hoxhes se sa kane lexuar per te apo hapur dokumenta. Duke pare se ju vete jeni njeri i hapur edhe per kete figure te Historise Shqiptare, me siguri qe faqen tuaj do ta vizitoj here pas here. Eshte e natyrshme qe nuk pretendoj te mbaj celsin e se vertetes mbi Hoxhen por mendoj se baltehedhesit mbi figuren e tij e kane bere me i nteresante njohjen e ketij personaliteti qe mbajti mbi shpatulla barren e shtetit shqiptar per gati 50 vjet. Mua me pelqen qe diskutimi per cdo gje te behet me argumenta dhe te bazuara ne fakte dhe me te vertet e shoh te veshtire diskutimin e cdo gjeje me peshe pasi shpesh pjesemarresit te pa detyruar nga ndonje rregull organizativ ose moral flasin pa u menduar fort. Kjo nuk me cudit sepse ne fund te fundit une blogjet i konsideroj si clodhje por nga ana tjeter njeriu pasqyron edheh personalitetin dhe pergjegjesine e vet per personin e tij edhe pse eshte anonim. E zgjata ca, por hera e pare eshte dhe besoj nuk do kem besdisur njeri. adriatik.
PërgjigjuFshijeNuk besoj qe po flitet per kete... Nuk jam nga ata qe i kalojne fletet e nje libri dhe lexojne vetem nga gjysma dhe fundi i tij, por nuk besoj qe E.H... eshte liber nga i cili na mbetet ende te lexojme...
PërgjigjuFshijeAskush nuk mund te vere ne diskutim faktin qe ishte Tiran...
Askush nuk mund te vere ne diskutim faktin se menyra si u soll ndaj shqiptareve ai dhe bashkepunetoret e tij, meritonin, pse jo denime kapitale si ne Bullgari a gjetke...
Nuk mund te vendosen arritjet e nje regjimi, qofte ky i sukseshem ne duart e nje njeriu te vetem...
Shqiperine dhe hidrocentarlet i bene shqiptaret, qe po i bejne ende, ani se heqin prape 1 mije te zezat nga trashgimtare te mentalitetit te Hoxhes...
EH...nuk ishte askushi ne Luften Nacional Clirimtare, te cilen e drejtuan Gjinishi e Moisiu, te dy te eleminuar prej tij me dredhi (gjinishi u vra nga jugosllavet, sepse tentoi qe luften antifashiste ta benete edhe nacional çlirimtare, ta hidhte pertej kufijve)...
Ne fund te luftes toleroi vrasjet dhe perdhunen ne Kosove...
U shkuli shqiptareve dinjitetin...
U shkuli besimin ne zot...
U shkuli vlerat dhe i dendi me propagande mediokre, qe edhe sot na detyron te shohim me dyshim vetveten...
Mijera te vdekur rendojne ne ndergjegjen e tij....
Edo, po c'na thu noj gjo tjeter? Me shnet mire?
PërgjigjuFshijeKnej ka ardh vjeshte e bukur shume, gjethet ngjyra ngjyra, i thone "vjeshte indiane". Thesar per ata qe duan te ushtrohen ne pikture.
Rrugen kryesore qe lidh qendren e Atlantes me vendin ku jetoj une e shtuan edhe me nje korsi te re.
Provova nje lokal korean se fundi. U pendova. S'ishte gje hic. As sherbimi, as ushqimi. Kam zbuluar nje restorant grek afer punes time. Ka bakllava, kadaif, dollma, djthe te bardhe si dhe gyros dhe souvlakia... I bejne mire shume.
Kam qene dhe ne nje lokal klasi indian qe fundi ne Cikago. Si e do, me tha kamerieri, djegese apo jo djegese. Pergjysem i thashe une i pasigurte. Mora nje tandoori dhe nje makhni. Me nje shok tjeter dhe i ndame, pergjysem. C'mu desh! Me dolen lote nga syte dhe me kulluan hundet gjithe kohen. Aq djegese ishte e shkreta. Ta keshilloj qe ne restorante indiane mos porosit djegese, po qe se si ke pas ngrene specat djeges ne Shqiperi. As birra indiane s'me pelqeu. Buken (i thone naan) nuk e kane keq.
Me ka mbetur merak nje e ngrene etiopiance. Shume mish, me thone, por duhet ngrene me dore dhe te gjithe nga nje vend (sini). Sikur s'i di une keto... i tregojne babait arat. Sa here e kam ngjyer une buke ne sallaten me domate, aq te mira qofshin. E ke parasysh ate vajin qe bie poshte pjates ne ate salaten me domate dhe kastraveca? ... eh, lere-lere thuaj... i benim ne Shqiperi, nga behari (qe ish per fukarane)....
Me duhet te bie te pakten nja 5 kile. Kam filluar prape jogging rendshem.
C'te te them tjeter... flasim prape, me ndonje teme tjeter..
Deri atehere!
Te fala nga matane atlantikut.
cimi
@anonim 22: 50
PërgjigjuFshijeNjë person (shum i afërt imi) , u dënua për propogandë (pika propogandës së tij thuaj) me dhjet vjet burg . 3 muaj para se të dilte (4/9/1980) vdiq fukarai . Familja nuk mund të merrte trupin e tij deri sa të plotësonte dënimin .
... Pas nja 8 vjetësh mua më mohuan arsimin e lartë prej këtij "ceni"
"Faji" sigurisht ishte i sistemit , Por sistemi (që të mos themi 100%) në një përqindje të madhe ishte i E.H ! Mund të të rendis edhe shum "FAKTE" të tjera nga rrethi im familjar por ç`rëndësi kanë tashmë?
Nuk dua të ngre flamurin "antienverist" por mos arrimë deri në vlastimi dhe të themi që AI "bëri" JO ! Ne "bëmë" , akoma edhe "mos shkatërrimin" e sistemit ! Ne qanim në bulevard... Edi ka të drejtë !
@Kris
PërgjigjuFshijejam totalish me Ju.Ke shume te drejte.
@ Edrus me ke befasur me kete qendrim.Eshte e drejta juaj ....
Me habit fakti qe komunistet dhe bijte e tyre e braktisen te parin Enveri e me pas atdheun.Nese do te ishte mire ai rregjim ,te gjithe ata qe e kujtojne me nostalgji...duhet te flisnin ne keto momente nga shqiperia... ATje ka feste.
@ ADRIATIK
te jam shume te drejte per menyren sesi i kthen pergjigjen EDRUS, pasi kuptoj qe ja ke kaluar shume mire ne rrgjimin famkeq.... Meqe e shikoj se keni akoma force shpirterore ..munde te me gjeni eshtrat e te afemve te mi.Sinqertisht do ta di per nder,,,te tejrat harohem pas perfundimit te amanetit.
Faleminderit
Nje budall qe i pelqente shume vetja qe dhe merumi,drogoi popullin, malle qe u hapen kufijte dhe filluan therapin shqipot, po arrijne te kuptojne ngapak po qe do akoma dhe dy breza. Cecua
PërgjigjuFshijee mor Edrus ,nuk degjon ky popull nga veshet me degjojn me shqisa te tjera
PërgjigjuFshije,jam(pothuajse )i sigurt se pa E.Hoxha termi SHQIPETAR nuk do njihej sot ne bot....nejse mo kisha harruar fare daten un ,
rrofsh
Mondit, duke menduar se me perkiste mua pjesa e postimit @adriatik, po perpiqem te spjegohem thjeshte per muhabet. Nuk i kam kthyer ndonje pergjigje Edrusit pasi nuk me ka pyetur. Menyra se si shkruan dhe paraqet mendimet njeriu nuk perben nje argument prej te cilit mund te nxirret konkluzioni se si ka jetuar ai njeri para tranzicionit shqiptar. Me e rendesishmja eshte se une nuk e di se kush je ti, ke te ka vrare Enveri dhe ku gjenden e eshtrat e te afermit tuaj. Persa i perket fuqise shpirterore, jo per mburrje por me bindje te thelle them se shpirtin e kam te qete dhe te paster. Megjithese jam i rritur dhe mendjen e kam per ate moshe qe jam, shuaj se asgje nuk kam humbur nga sinqeriteti i femijeve pervec naivitetit te tyre. Nese ti ke argumenta per te biseduar lidhur me historine 50 vjecare te Shqiperise dhe rrjedhimisht te Hoxhes qe eshte i lidhur pazgjidhmerisht me kete histori, urdhro vella, le te bisedojme ne te gjitha kendveshtrimet e mundeshme.
PërgjigjuFshijeKam mendimin se nuk deshiron te diskutojme per kete gje, por prape nuk kam te drejte qe te mos e provoj se ti vertet nuk deshiron te diskutosh. Ti me kerkove nje dicka qe ishte e pamundur, (une, po te isha eksponent ne ate sistem sigurisht qe kisha disa rruge per te kthyer pergjigje per eshtrat e te afermeve qe me kerkon mua qe sipas teje paskam qene pa zemer sepse mund te kem jetuar mire etj), ndersa une po te kerkoj nje dicka te mundur sa per fillim bisede: A beson ti mondi qe fuqija e nje njeriu te mbaje nen zgjedhe gati 3 milion shqiptare per 40 vjet?
Nga realiteti i sotem une shoh qe sekretaret pordhace te partise, brigadjeret kurvare, "mjeleset e dalluara",dhe gjithe llumi i shoqerise shqiptare te atyre 40 vjeteve ka ardhur ne krye te vendit me flamurin e antikomunizmit dhe duke hedhur balte mbi historine e vendit te tyre ne menyren me te zellshme.
E quaj thuaj se te pamundur sqarimin e historise shqiptare te 40 vjeteve perderisa shumica e shqiptareve akoma nuk e pushuar vrapin e lopes se pickuar nga Zagali i pasurimit te shpejte.
Megjitheate, une shpresoj se nje dite shqiptaret do te qetesohen dhe do marrin shume gjera nga sistemi i kaluar te cilat i permorren si zhapat e sharqinit. Megjithate ne kete postim nuk kerkova te sjell fakte dhe argumenta ne gjerat e mira dhe te keqijat e nje shoqerie parakomuniste si pretendohej, vetem se doja qe t'i pergjigjesha frazes suaj lidhur me ate kam kaluar mire ne ate regjim famekeq. Nuk e di se si do ta marresh heshtjen time pasi nuk kam fare guxim qe te shprehem se si kam jetuar ne ate kohe.
Qe te shprehem me mire po shkruaj vetem nje detal. Kur kthehesha nga puna nje dite nga ditet e viteve 90, pashe nje grumbull njerzish qe hynin e dilnin nga libraria. U afrova si zakonisht dhe pata frike se mos po i vinin zjarrin se kohe zjarresh ishte. Kur pashe mjaft te njohur nga ata qe sistemi socialist i konsideronte " te cilesuar" dmth. te deklasuar. Merrnin ndihma! Njerin prej tyre e kisha shok te ngushte dhe kurre nuk ishim ndare qe nga vegjelia, ndaj e pyeta me shaka, o Goni ço bohhet ketu mor jahu? Ai me tregoi se si i kishin njoftuar per te marre ndihma. Degjo ketu ti or mond titani! A e di ti se kush kishte ardhur per te marre ndihma (e perseris, jo per te shperndare po per te marre)? Sekretarja e Byrose,nje shkerdhe nga yzberishi qe sa qe vajze nuk la ushtar pa provuar deri sa e mori Hamenua i fshatit tone. 4 klase shkolle kishte por arriti me aftesite e saj te behej Sekretare Byroje. Ne rradhen e ndihmamarresve ishte edhe kryetari i Keshillit te Bashkuar dhe disa spiune te njohur per shpifjet e tyre. Qe nga ai moment per here te pare dyshova fuqishem se kjo nuk ishte demokracia qe enderruan shume njerez perparimtare ne mendime dhe punetor te perparimit, jo pordhamane. Pas disa ditesh me ra ne dore tesera e partise qe kishte flakur Pergjegjesi i tmerrshem apo drejtori i fermes. Teseren ja cova tim eti qe sebashku me ne femijet kishte hequr shume nga ky sadisto cinik i pandreqshem. Vec prape po te them qe mos mendo se une dhe familja ime kemi qene te presekutuar nga Socializmi i Enver Hoxhes.
Mendoj se eshte me mire te denoncojme ata qindra dhe mijra shkerdhatokrate qe te benin gjemen me emrin e Hoxhes (ne shumicen e rasteve mendoj se perdornin "keshtu ka thene enveri, keshtu ka thene partia"), se sa te hedhim balte mbi njerzit e vdekur qe besoj u mjafton dheu i varrit te tyre. Veri re disa politikaneve se si justifikojne shpifjet e tyre per shoket e vet qe i muaren me qafe duke qene ata bashkpuntore te sigurimit te shtetit me vullnetin e tyre. Ata thone: Mire or mire le te hapen dosjet por te mbajme parasysh se Enveri i Tmerrshem dhe Sigurimi i shtetit ishin djallezore dhe te detyronin qe te beheshe spiun mbasi te kercenonin per baben nenen po per femijen. Tani une pyes: Ti balte e qelbur, perse shkove e shpife per mua, ose tregove dicka qe askush nuk e pa apo degjoi veç teje?
Degjo mondi, jane keta njerez te felliqur te ardhur nga sistemi i kaluar qe luftojne me mish dhe me shpirit per te mbuluar historine e shqiperise sepse ne kete menyr do te mbulojne edhe historite e tyre te padenja sa eshte i padenje edhe nje "mut" qe e hedhim ne wc dhe lajme duart edhe pse nuk e kemi prekur. Une kam dyshime te forta se gjithe kjo propagande per te mbuluar historine e 40 vjeteve behet per te mbuluar krimet e llumit te shoqerise shqiptare qe ka uzurpuar pushtetin sot ne Shqiperi dhe vazhdon me zell t'i sherbeje Asfalise dhe UDB si mjete te shovinisteve serbo-greke per realizimin e qellimeve te tyre ndaj Shqiperise. Ne se nuk e shkeputen dot fizikisht brenda kufive te tyre, vere re se sot ne 10 pasaniket me te medhenj shqiptare, 6 prej tyre jane greke. Pse? Pse? Pse? Ne se deshiron flasim prape kur te kemi kohe, nese jo, je i lutur nga ana ime qe te perdorim argumenta, jo sharje dhe paragjykime. Me sa kuptoj une edhe ti rron me djersen e ballit tend ashtu si edhe une.
Adriatik