18 tetor 2007

Jepini Çezarit ç'është e Çezarit (prap me Enver Hoxhën)

Zonja dhe zotrinj të nderuar që lexoni këtë blog; nuk është në qëllimin tim që ti mbush mëndjen asnjeriu se kush qe Enver Hoxha.

Pas 20 vjetësh demokraci, dhe sidomos pas rënies ose zbehjes së entuziazmit me të cilin ja nisëm kësaj rruge të re, rrugë që kryesisht nuk e nisëm për të ndërtuar atë që ëndërronim, por për të shkatërruar atë që patëm bërë më parë.
Dua t'ju kujtuoj, sidomos atyre që i kanë përjetuar ato vite, që
-komunizmi nuk ishte një eksperiment që u bë në Shqipëri dhe vetëm atje, komunizmi qe aspirata dhe ideali i gjysmës së botës, për të cilin nuk punoi dhe luftoi vetëm Enver Hoxha, por i GJITHË POPULLI SHQIPTAR.
- Duke e konsideruar ndërtimin e komunizmit si të vetmen rrugë që i garantonte pushtetin popullit, me po atë vetmohim luftohej dhe kundër armikut të komunizmit, pamvarsisht se qe po ai popull që ngrihej kundër ç'do lloj manifestimi 'të shfaqjeve të huaja' dhe që garantonte 'diktaturën e proletariatit'... duke e degjeneruar atë luftë deri në gjëra qesharake dhe dënuar njerëz dhe për një fjalë goje.... por po të shkoni që të kujtoni ATA të dënuarit që përmëndni, do të shihni se ata që i kanë denoncuar kanë qënë populli (në mos kushërinj) dhe JO ENVER HOXHA.

- Nuk qe vetëm shteti i krijuar prej tij (në kuptimin istitucional), por qe në rradhë të parë vetëdija dhe edukimi i popullit me vlerat më të mira... dhe nëse vlerat e mira si ndershmëria, guximi, vetmohimi përkojnë me vlerat që sot mendojnë se i takonin vetëm komunizmit dhe u shkatërruan bashkë me të... duhet kohë për të ribërë diçka tjetër.
Qe vetëm një polic në Mamurras dhe në gjithë zonat përrreth... kur dëgjohej emri i Kamberit (emri i tij,ishte sinonim i policit... sa që edhe në klasë të tetë më kujtohet e qeshura që bëmë me një shok kur tha: OUUU sa kambera ishin sot n'pazar), na shpëtonte shurra... dhe ju garantoj që ka qënë një burrë zotni dhe që përdorte vetëm fjalën.

- Enver Hoxha ka vlersimin tim sepse deri në fund qëndroi si burrë në qëndrimin e tij në luftën dhe punën për ndërtimin e komunizmit..... dhe ngeli i tillë sepse s'pati asnjë BURRË tjetër që ti thoshte që këtu po gabojmë ose të shikojmë ndonjë rrugë tjetër.... lexoni 'Ridënimi'-n e Fatos Lubonjës... në të do të shikoni se si u vranë dy gazetarë se morën guximin që ti ofronin një alternativë tjetër situatës pas prishjen me Kinën... edhe për të qe më e lehtë që të dënonte ATA, se sa të guxonte ti hidhte ndonjë alternativë tjetër për zgjedhje kastës së aparatçikëve që e rrethonin (ky është thjeshtë supozim i imi, por që përse të mos merret parasysh dhe ky?).

Diku një shok më thoshte se si ka mundësi që ngre kaq lart Enverin dhe më vjen të pështirë nga Kadareja... PO, sepse Kadareja s'ka pse të turpërohet për ato që ka shkruar, s'ka pse të ndjehet fajtor që i këndoi partisë dhe Stalinit, sepse ATËHERE ashtu e mendonim dhe e shikonim TË GJITHË.

Një pyetje tjetër për ju, zonja dhe zotrinj:
Përse kur bëhet fjalë për Bushin dhe Amerikën është e lejuar që: "Qëllimi justifikon mjetet", apo se demokracia dhe eksportimi i saj prej Bushit është më i mirë se ëndërra dhe aspirata e popujve për komunizëm... në këtë prizëm, edhe luftën e klasave, mos e shikoni si mjet në dorën e Enverit për të vrarë shqiptarët, por shikojeni në rradhë të parë për atë që ishte, dmth si MJET që luftonte që të arrihej QËLLIMI.

P.s:Kris, biografinë e kam vuajtur po aq sa ti, por edhe të dëgjosh të dhjerë që shajnë tjetrin si i dhjerë, kjo s'ka kuptim. Nëse doni të gjykojmë komunizmin si sistem, me të mirat dhe të këqijat e tij, jam dakord, por të gjykoni Enver Hoxhën duke u nisur vetëm me parullat antikomuniste të ndërtimit të shqipërisë demokratike, të thëna nën emocionet e entuziazmit fillestar (dhe më vjen çudi se si vazhdojnë akoma dhe sot, nën ngacmimin e ndonjë instikti të pakushtëzuar, që sapo dëgjojnë emrin e tij, menjëherë fillojnë me terminologjinë standard.... nuk pretendoj që të fillojnë që ta lavdërojnë, ndoshta vërtet s'mund ta meritonte, por edhe të shara dhe vetëm të shara drejt atij personi që akoma nëse kërkoni në Google, ka më tepër faqe pozitive se negative, duhet t'ju bëjë të reflektoni një çikë më tepër... në mos për ta pranuar si burrë shteti, të paktën të mos derdhni vrer së koti.

24 komente:

  1. Edi , në pjesën dërrmuese të atyre që shkruan , jam dakort me ty . Ktu nuk i bëjmë gjygjin E.H , sepse atë do ja bëjë historia , ne thjesht flasim e shkruajmë atë që jetuam si dëshmitarë të asaj që ndodhi . Si dëshmitarë nuk, mund ti bëjmë gjyqin atij sistemi.
    Për sa i përket "aparatçinjve" , tu vesshim atyre gjith mëkatet nuk do ishte e ndershme ose më mirë do ishte veç gjysma e të vërtetës , se nëse pranojmë që ata bënë kaq të këqija duhet të pranojmë që edhe te të "mirat" ata kanë hisen e tyre apo jo? Besoj isha i qartë kur thoja që "ne bëmë gjithçka" , ne spiunonim njëri tjetrin , ne duartrokisnim , ne qamë etj. , por në themel të kësaj ishte AI dhe sistemi i tij . Nuk mund të kuptojmë (askush ndoshta) qëllimin nga u nisën gjith këto , por përfundimi nuk ishte ai i dëshiruari . E them këtë sepse nga E.H nuk vuajti vetëm populli Shqiptar në përgjithsi , por edhe njerëz të tij të afërt (kunatin e tij e vrau ,e motra punonte në NRSH , ndërkohë që ai vetë jetonte pak a shumë si mbret i gjithpushtetshëm , shumë nga shokët e vet i vrau etj.) Problemi është a ja vleu tek e fundit gjith kjo?
    Sa për rrebelimin tonë , PO ai nuk qe rrebelim për të ndërtuar por për të rrënuar siç thua , kjo ndodhi sepse politikanët e vërtetë u çbënë në at` far feje sa vetëm sahanlëpirësit e atij sistemi mund të dilnin në krye (shih kë kemi akoma) , dhe ne të mpirë siç ishim mund të rrebeloheshim vetëm nga "tollonat" dhe jo nga pjekuria politike .

    Ajo që fituam është vetëm bërja e kësaj bisede kaq lirshëm dhe pa pasur frikën e njëri tjetrit :)

    Të uroj ditë të mirë !

    PërgjigjuFshije
  2. o Edrus na hape barkun me kto postimet mbi xhaxhin Enver. Atehere sipas teje cifutet nuk i vrau Hitleri po i `vrane` ato komshinjte gjermane qe i spiunuan apo ai oficeri gjerman qe mbante posterin e hitlerit mbi koken e krevatit. Po te pakten Hitleri i kishte idete e qarta mbi fashizmin e dinte c bente...
    Une se kuptoj c ben ti o burr i dheut ne itali kur ke kaq^nostalgji per regjimin komunist dhe flet me kaq pasion per kohen e xhaxhit Enver ...E di ti qe Italia eshte kapitaliste? Pse s^iken ne Kube, sinqerisht? Jam e sigurt qe Fideli do t presi me krah hapur...

    PërgjigjuFshije
  3. Duket, qe je vetem nje idealist, por qe s'e ke haberin fare nga ekonomia, sepse komunizmi, socializmi dhe diktatura e shokut Enver Hoxha, jo vetem qe nuk funksionojne, por edhe nuk ka kuptim te behen. Njerizit nuk ka pse te jene te barabarte ekonomikisht kur puna qe bejne eshte e ndryshme dhe koha e entuziazmi qe i kushtojne eshte e ndryshme.
    Per te ditur kush ishte shoku Enver Hoxha, mjafton te lexosh librat qe i ka shkruajtur per te kuptuar se ishte vetem nje njeri me probleme psiqike, qe shkuante vrer per cdo gje dhe pa asnje lloj llogjike, tamam nje i semur psiqik. Uroj qe te kesh lexuar te pakten nje liber te tij dhe jo te jesh si "simpatizante" e tjere injorante qe thone "ato qe thonte Enveri neper libra ishin te drejta, por ce do qe nuk arriti me i bo dot". Ai realisht beri ato qe kishte shkruajtur neper libra! Shkatarroi Shqiperine dhe asgje me shume.

    PërgjigjuFshije
  4. Anonimus, mund të diskutojmë dhe vlerat e ekonomisë në socializëm dhe kapitalizëm, mund të diskutojmë dhe për zhvillimin shoqëror dhe problemet sociale në njërin apo tjetër sistem, mund të bëjmë sado krahasime që të duash dhe sigurisht nuk ma mbush dot mëndjen për shumë gjëra (dhe të flas si dëshmimtar i jetës së jetuar në të dy sistemet).
    Flas për Shqipërinë, sado që bankat mund të ndihmojnë individin, asnjëherë një kapitalist shqiptar s'do të ketë mundësi të mbijetojë, dhe jo të konkurrojë me botën... nga ku drejtimi i centralizuar i ekonomisë nga SHTETI,do të ishte shumë më efikas, si përsa i përket investimeve, shpërndarjes, programimit të prodhimit dhe të gjetjes së tregjeve të huaja.

    Shteti, nëse nuk është vetë pronar i sektorëve strategjikë (energjia, telefonia, infrastruktura etj etj), nuk mund të shpresojë në taksat e marra nga punëtorët dhe kapitalistët që s'kanë dhe s'japin asnjë lloj garancie që nesër mund të jenë të tillë.
    Si mund ti garantojë ai shtet problemet sociale ndaj më të dobëtve (shëndetësi, arsim, asistencë ) kur vetë shteti eshtë i vobektë... dhe këtë, për largpamësinë që pati atëhere kur shkatërroi çdo gjë.

    Si mund të quhet shtet kur as nuk e di se sa janë borxhet e marra dhe se kush do t'ja u paguajë ndonjë ditë interesin??

    Sepse nëse atëhere "edhe bar hanim", e bënin të gjithë, të bindur që nën atë politikë ekonomike, që për të mos shkelur ato rregulla elementare të ekonomisë (si inflacioni e ndonjë tjetër), dinte të kontrollonte dhe të programonte zhvillimin ekonomik.
    Sa për epërsinë e sistemit kapitalist... pyesni investitorët e 'Cirio'-s dhe 'Parmalat'-it në Itali, shikoni sistemin e huave amerikan,se ç'salto mortale po bën për të mos marrë nën vehte gjysmën e botës.

    P.s: Anonim, e kam lexuar një herë e një kohë "shënim për lindjen e mesme".... provo ta kërkosh e ta lexosh... Nostradamus do të të dukej fillestar në fushën e parashikimeve.
    Apo për më tepër mund të shikosh shkrimet e tij rreth imperializmit Amerikan... nëse e dëgjove para ca ditësh presidentin Bush ku pa pikë koshience politike tha: Nëse Irani do vërë dorë në armët bërthamore, atëhere nuk përjashtohet mundësia e një lufte të tretë botërore(!!!), e di, janë vogëlsira për JU që kujtoni se Demokracia Amerikane ka gjithmonë të drejtë (ashtu siç kujtonim ne që socializmi i Stalinit ishte e ardhmja), por nga ana tjetër e globit, një tjetër president... Vladimir Putin, in diretta, radio,tv, internet me dëgjuesit u shpreh: Ne jemi rusë dhe jo irakenë, ne nuk mund të tolerojmë që ndokush të bëjë ç'të dojë, dhe më pas: jemi gati për të rimarrë rrugën e armatimit bërthamor.

    Të gjithë SHPRESONIM që rënia e murit të Berlinit të shënonte një epokë të re në zhvillimet demokratike botërore... por ja që 'djepi dhe kulla e demokracisë' botërore, tregoi se (nëse doni ta kuptoni) pas asaj fasade demokratike, fshihet gjithmonë interesi ekonomik dhe kërkimi i vazhdueshëm i zonave të influencës (lexo Enverin dhe për këto :P) dhe s'e ka për gjë, që me ndryshimin e gjeografisë politike, të lërë pas krahëve... bile dhe 't'ja u fusë' si në rastin e Anglisë dhe së fundi Turqisë.

    PërgjigjuFshije
  5. Edrus , nuk mund te shkruaj asgje me shume se parashkruesit e mesiperm.I kane thene c'ka duheshin thene, vija te pergjithshme, pasi ti futemi ne detaje nuk ka kohe dhe nge te merremi.Ajo qe me ka habitur ,eshte se sapo jemi futur ne mijevjecarine ri dhe akoma shqiptaret s'po e kuptojne sec pasoja po perjetojme nga e kaluara fam&fat keqe.Me shume dhimbje kujtoj disa nga moshataret e mi qe perfunduan burgjeve dhe internimeve si pasoje e bashke moshatareve te tyre qe ishin te brumosur totalisht me mesimet e Dulles.E shikoj qe paskemi qene me fat qe, nuk zgjati dhe nja dy dekata te tjera komunizmi, se per zotin , do na kishte dale nje fe tjeter ,ajo koministe.Edrus qe ndiej qe jeni nxituar me artikujt e tua , duke i argumentuar te mirat me pak, pasi per te keqiat , nuk keni nevoj te shqkuani ,pasi pasojat po i jetojme akoma.Nje nga ata jeni dhe Ju qe banoni ne Itali.Nese nuk do te ishin sekuastruar pronat e gjysherve te me , apo te Tute ( nese kane pasur prona), nuk do te kishimmmarre rruget e kurbetit, por do ta jetonim jeten aty ku peshon me shume GURIi VARRIT.
    Persa kam lexuar ndaj Jush kam krijuar respekt , dhe si e tille keto dy artikujt e fundit,nuk ma ndryshojne ate.Kete , do ta vetevertetoni dhe Ju, pasi jeni nxitur disi dhe koha do t'u'a japi kete favor,ta kuptoni.Flm.Mondi

    PërgjigjuFshije
  6. Edo, i kishe per s'mari ato temat me gjeagjeza. Kot jom anku....

    Po pres.

    (PS s'besoj qe do kesh mo kshujshe.... apo e bo per gallate?) :D

    PërgjigjuFshije
  7. Ed, a do deshiroje qe Shqiperia te ishte komuniste perseri? Ndoshta eshte pyetje e kote por thjesht dua mendimin tend sepse ti si nje shumice e madhe e popullit shqiptar ke vuajtur dhe nderkohe e ngre me shume sec duhet figuren e E.H.

    PërgjigjuFshije
  8. Bellë... ke parasysh ata filmat fantastikoshkencorë të viteve '90 që flisnin për jetën pas 50 vjetësh??
    Gjithsekush punon atje ku ndihet më i dobishëm dhe për sa kohë mund të kontribuojë... gjithsekush ka gjithçka që i nevojitet dhe nuk abuzon me ato që ka... gjithsekush është (ose lufton) për të drejtën...

    Ky është përfytyrimi im për komunizmin... jo komunizmi që ju kanë mbushur mëndjen se është vetëm shfrytëzim, izolim ose vrasje.

    Në fund të fundit , sistemi ekonomik mund të jetë dhe i mvarur nga ambjenti... Mund të jetë një sistem kapitalist në Danimarkë ose Suedi, ashtu siç nuk mund ta shikoj një sistem kapitalist në Shqipëri... ose në fund të fundit, gjithçka mvaret nga NIVELI I NDËRGJEGJES POLITIKE të POLITIKANËVE, se sa ata janë të ndjeshëm ndaj nevojave të atyre që i kanë votuar si dhe se sa janë në gjëndje që të vendosin ligje dhe të programojnë jo një shtet që të kalojë 'hallin' e ditës... por të JETË SHTET... të paktën për 50 vjet (cdv)

    PërgjigjuFshije
  9. Ed, komunizmi qe ti ke ne mendje nuk e di nese ekziston, eshte thjesht nje ide e bukur. Se di nese ky sistem ka funksionuar ne ndonje vend. Nese ti mendon qe duke mbajtur te izoluar nje komb te tere thjesht qe nje person ne kete rast E.Hoxha te ndjehet i pushteshem, ok? Por, me thuaj cfare shteti u krijua gjate kohes se tij. Kush na njihte ne gjate atyre 50 vjeteve, pervec disa vendeve komuniste?

    Vertet, jam dakord me ty qe duhet t'i japesh E.H meritat e tija, por e kam te veshitere te gjej dicka pozitive te bere nga ai. Se kishte shkollim te barabarte, apo spitale per te gjithe? Ne mos te bente edhe ate (gje qe s'eshte se ka patur drejtesi, madje kjo fjale nuk ekzistonte ne fjalorin komunist)atehere vaj me det per liderin Hoxha. Nuk e di nese mund te krenohem me nje "lider" si ai, gje qe ai s'ka ditur te udheheqe. Keqkuptimi i fjales lider ne Shqiperi eshte komplet ndryshe nga kuptimi i fjales qe do te thote sherbyes. Nje lider i mire merr ne konsiderate nevojat e nje kombi, dhe ulet tamam gju me gju me popullin (gje qe ai e ka bere neper foto) por ne realitet ai s'ka ditur ta zbatoje.

    Me beso, nuk eshte se po flas me mllef kunder E.H. as po i shtoj ndonje gje fyese sepse nuk me lejohet, por vertet nuk arrij te perceptoj ate "kujdesin" dhe "miresine" qe ai tregoi per ty, mua dhe nje popull te tere?

    Ed kam qene ne Rusi, Ukraine, dhe Prage. Te gjitha keto vende ish-komuniste, dhe asnje prej ketyre nuk e kane perjetuar shkaterrimin e nje vendi sic po e perjetojme neve sot. Me ka ardhur per te qare kur i kam pare dhe kam thene s'eshte e mundur te kene qene keto vende te izoluara dhe te poshteruara nga komunizmi ne menyren se si jemi katandisur ne si vend.

    PërgjigjuFshije
  10. Bellë, sa për të të rifreskuar kujtesën:
    -Enveri vdiq në '85... apo ishte hija e tij që na mbante të IZOLUAR për inerci, deri sa studentët filluan të kërkonin një Shqipëri tjetër????
    -Po të shikosh numrin e ambasadave që kanë qënë në Tiranë, do të kujtohesh se ato përfaqësi dipllomatike janë shenjë njohjeje që bota kish ndaj Shtetit Shqipëtar.
    - Nëse ato shtetet që përmëndje ti janë atje ku janë, janë edhe sepse NUK APLIKUAN 'SHOCK TERAPY' (dhe më shumë se izolimi i 50 vjetëve(!! sa mund të jemi hapur tani... pa dashur të vë gishtin në plagë: po të ishte vërtet një shtet që e njihte ajo 'bota' jote, sot të gjithë do të kishin mundësi që të shkonin e të pinin një kafe tek mamaja në Shqipëri, ose mamaja ti hypte avionit dhe të vinte e të na takonte kudo jemi).

    PërgjigjuFshije
  11. Mondi, jam i sigurtë, që edhe po të kishe patur pasuritë e gjyshit në dorë, njerëz si ti, që kanë punuar gjithmonë, do të vazhdonin të punonin dhe s'do të rrinin të bënin 'rrush e kumbulla' atë që gjyshi ju kish lënë.
    Jam i bindur, se ata që punuan atëhere (qofshin të persekutuarit, qofshin ata që socializmin e shikonin si jetën e tyre), edhe sot kanë ditur ta ndërtojnë jetën... sepse e dinë që nuk mund të presësh dhurata nga premtimet e të tjerëve.
    Mondi, meqë kam jetuar në një ambjent të persekutuarish në një 'qytet' të krijuar prej fermës që qe ndërtuar në atë zonë, pra që numri i të persekutuarve të sjellë atje për tu 'edukuar' ka qënë më i lartë se në pjesën tjetër të shqipërisë, pra një ambjent ku dënimet do të ishin dhe më të larta se në pjesën tjetër... NUK MUND të them që kanë qënë SHUMË nga bashkëmoshatarët e mij ose të tutë që i mbyllën burgjeve... rikthehu një çikë në kohën e atëhershme dhe bëj një 'apel' të shokëve dhe miqve të tu që janë dënuar (dhe s'e kam fjalën vetëm për shokët e klasës, shkollës apo lagjes...shiko edhe në fshatin, qytetin dhe zonën ku je rritur) dhe do shikosh se ajo fjala SHUMË, do të shndërrohej në SHUMË PAK.

    PërgjigjuFshije
  12. o zot akoma paska psikopate qe mbrojne enverin?! Lexoni pak se ca shkruan ky edrus...........

    NUK MUND të them që kanë qënë SHUMË nga bashkëmoshatarët e mij ose të tutë që i mbyllën burgjeve... rikthehu një çikë në kohën e atëhershme dhe bëj një 'apel' të shokëve dhe miqve të tu që janë dënuar (dhe s'e kam fjalën vetëm për shokët e klasës, shkollës apo lagjes...shiko edhe në fshatin, qytetin dhe zonën ku je rritur) dhe do shikosh se ajo fjala SHUMË, do të shndërrohej në SHUMË PAK.

    O edrus je duke fol per kokrra molle apo per njerez? Nejse psikopate si puna jote e meritojne te rrijne atje ku jane.

    PërgjigjuFshije
  13. O Edrus, kur them une qe ti nga ekonomia nuk merr vesh fare ty s'te mbushet mendja!! Jam kurioz ca kuptimi ka kjo qe ke shkruatur:

    Sepse nëse atëhere "edhe bar hanim", e bënin të gjithë, të bindur që nën atë politikë ekonomike, që për të mos shkelur ato rregulla elementare të ekonomisë (si inflacioni e ndonjë tjetër), dinte të kontrollonte dhe të programonte zhvillimin ekonomik.

    Sipas asaj qe ke shkruajtur, do te thote qe shteti kontrollonte dhe programonte zhvillimin ekonomik qe mos te kishte inflacion. hajde shtet inteligjent hajde!! Pastja inflacioni nuk eshte nje rregull elementar si e konsideron ti, por eshte nje objektiv i bankes qendrore.
    Ti merr ne konsiderate ato qe humben leket ke Cirio e Parmalat, qe realisht jane nje perqindje e vogel e italianeve, me fal, po atyre ne shqiperi qe shoku Enver Hoxha ju mori pasurite me dhune dhe jo vetem kaq, po i mori dhe jeten, apo s'ka gje atij i lejohet!
    ato qe humben leket ne itali ne shumicen e rasteve ishin koshent per ate qe bene dhe e bene per te fituar me shume,pra me deshire, duke marre persiper nje rrezik me te madh, kurse atyre qe shoku Enver i mori pasurite, jeten nuk ishin dakort.
    Sistemi qe kaluam jo vetem qe nuk ishte me efikas, sic pretendon ti, sepse nuk arriti objektivin e mireqenies ekonomike, por nuk ishte as eficent shperdorimi ishte ne maksimum.

    PërgjigjuFshije
  14. O anonim 08:59 !
    Edi nuk të fyen , as të fton të marrësh pjesë në këtë bisedë , por nuk mund të sillesh në këtë mënyrë aq më tepër këtu në ambjentin e Edit !!!
    Je kundër E.H , këtë lehtë e kuptuam , por je kaq pranë mendësisë së tij ... ai nuk donte të dëgjonte mendimin ndryshe prandaj : MBUSHU !

    Të më falësh Edi për "of topic" !

    PërgjigjuFshije
  15. I dashur Edi,
    Ti e di mjaft mire qe une jam i ekulibruar dhe e humbas durimin vetem perballe femrave pa klas.
    Si Burre, Enveri s'ka te dyte. Gjithe te tjeret ngjajne lepurusha perballe tij.
    Qe ta dish ti e te tjeret une rrjedh nga nje familje agallaresh nga Radhima e Vlores, te transferuar pas shpronesimit ne qytet. Dikur neve kishim pasuri e katandi madje edhe argate e pastaj une nipi i beut u detyrova te punoja argat per te tjeret.
    Na i dha prape ca hektare me agrume Sala, dhe i jam mirenjohes.
    Ti ke te drejte qe e mbron Enverin Burrin e shtetit, ashtu sikurse do beje me mire te mbroje te perndjekurit, te vraret ne kufi e te zvarritur mbrapa kamionave ne Sarande, Tepelene etj per te bere terror.

    "Lexo Iliaden", u thoshte Enveri ministrave te brendshem, te faqja ku pershkruhej efekti qe bente tek populli i Trojes, Terheqja Zvarre e Hektorit nga Akili.

    Enveri ngelet i madh sipas menyres se tij, sepse po te ishte i vogel neve nuk do flisnim sot ketu.
    Per tu bere i madh per fat te keq jo rralle duhet te shkelesh mbi te tjeret, perndryshe mbetesh gjithnje liliput, xhuxh.

    Ore mos mu merzit se une jam i vetmi qe te dhashe te drejte deri diku, edhe ne shkrimin e meparshem.

    PërgjigjuFshije
  16. anonimus i orës 8.59, nëse do të provonim të shkruanim emrat e atyre që janë persekutuar në atë kohë, ta garantoj që LISTA IME DO TË ISHTE 10 HERË MË E MADHE se ajo e jotja (gjithmonë nëse do të ishe në gjëndje të kujtoje ndonjë nga ata që ke njohur personalisht), dhe unë pikërisht për njerëz si ti, që flsin se ashtu e thonë të tërë e bëra këtë muhabet.... Janë disa pyetje më sipër, provo PERSONALISHT t'ju kthesh përgjigje me fakte, dhe do të të jepja të drejtë, por edhe të flasësh se ashtu ju pëlqen të rishkruani historinë, më duket e pakuptimtë dhe jo e drejtë, si përsa i përket Enver Hoxhës, me të mirat dhe të këqiat e tij, ashtu edhe për respekt të punës SË NJË POPULLI TË TËRË që punoi për ndërtimin e socializmit.
    Me terminologjinë që përdor, dmth me atë të atyre që janë rritur pas viteve të ndryshimit, do të të këshilloja që më shumë se të dëgjoje demagogjitë e politikanëve, provo e pyet prindërit e tu, ta them sinqerisht, provo bëj një herë muhabet me ta, se si shkonin në shkollë, punonin ose 'shfrytëzoheshin'... Jam i bindur që prindërit e tu, janë aq të pjekur sa të dallojnë atë që e bënin për ndërgjrgje dhe për ato që i bënin se ishin të detyruar... dhe nuk të them që ti pyesësh se kur qenë më mirë.

    PërgjigjuFshije
  17. test test test

    mondi

    PërgjigjuFshije
  18. Nuk e di pse nuk mund te beje postime.S'po mundem! S'po e kuptoj...

    PërgjigjuFshije
  19. Po e provoj te gjysmuar ,,
    Pershendetje Adriatik!
    Faleminderit per pergjigjen tuaj !Padyshim te respektoj mendimin dhe komentin tuaj.Kjo bene pjese ne armen me te forte qe kam sinqeritetin dhe e dyta ta respektoj mendimin e tjetrit, edhe nese eshte i pavlefshem per te me udhehequr ,madje edhe ne parim.Mesa kuptova persa te lexova ne pergjigje, me qartesove ,te kaluaren Tuaj, e cila ka qene pjese e nje qytetari te thjeshte, te ndershem dhe pa vese.Nese Ju personalisht apo familjarisht perfshi edhe fare fis nuk keni pas perjetuar humbje tragjike, keni plotesisht te drejte te shpreheni dhe me opinione apo hamendesi.Une sic Ju thashe kam humbur shume, jo vetem si i sekuastruar, gjithe mundin dhe djersen,
    ( edhe pse nga te afermit dhane dhe jeten ne LANC,(deshmor) per te mbrojtur , atdheun ,mundin dhe djersen, apo per te patur nje liri te premtuar dhe jo te shpetonim nga nje pushtues i huaj dhe ta zevendesonim ate me vetepushtim shqiptar..si e tille ne mos pajtim me keta pushtues allashqiptar , perfunduan keqe,disa sic ishte dhe MUSTAFA MATOHITI qe eshte vrare nga vete shuku i tij i asaj kohe ishte GJENERALI "kerkoje kush", me 2 plumba pas shpine "por mbas koke, gje qe tregonte se vrasesi ishte shume afer eshte ..!!??).ajo qe me mundon eshte se te afermit e mi e pesun mbas clirimit, pasi nuk luftuan per te istaluar nje diktature, por te vazhdonin studimet neper vendet perendimore qe i nderpryen per shkake se ishin patriot dhe atdhetar dhe si e tille e ndienin se dhe ata duhet te shkrepnin armen kundra okupatorit, dhe ate e vertetuan.UNe nuk kerkoj gje tjeter vecse nje vende me perafersi se ku munde ti gjeje eshtat e tyre qe jane varosur misterisht,pasi do te germoje dhe 1 km rreze( pellembe per pellembe ) vetem ti gjeje.E shikoj qe Ju nuk mund te me ndihmoni ne kete drjetim, pasi sic e mesova jeni nje hallexhi si une vetem me te njetin ndryshim qe jeni nje i mbijetuar dhe me shume fat.Sinqerisht ,dhe une nuk deshiroj per asken qe fatkeqesia ime ti gjansoj apo ti ndodhi ndokujt, por perkundrazi, te jene te bekuar ,pasi jemi qenia te gjalla dhe si etille duhet qe vetem Zoti duhet te na i marri jeten , pasi vetem Ai eshte krijuesi .Ndersa per vete mund te them me plote bindje se do te vuaj ne cdo pjese te globit, pasi nuk do te rresht se pushuari te luftoj , nese shikoj dhe perjetoj qe te me hiqet e drejta e fjales se drejte apo cenimi i demokracis.''''''''''''''''''''''
    vijon, mondi

    PërgjigjuFshije
  20. dhe jo te gjeje zbatim ajo. Nuk dua te zgjatem , as te sjelle argumenta , pasi atdheu im dhe juaji eshte i tejlodhur nga te ketilla perjetime... .Sa per ato qe thua se koministet ndruan vetem bluzen dhe rrimoren pushteti e improvizuar demokrat,ke te drejte, jane po ato fytyra qe nuk vertetojne dote te kunderten........Nejse , mbasi nuk mbarojme kurre se komentuarui me ngelet te falenderoj persa shkembyem ne bised. Ju faleminderit!

    P.S. Nuk ja vlen ta zgjasim me agrumenta ,pasi ne kemi qene vete deshimtar okular. Ngelemi bashke ,thjesht dy shqiptar te thejshte qe shkembyen disa fjale , qe edhe munde te na ngushellonin, edhe pse na rrikujtuan ato kujtime qe edhe po te dua ti haroj nuk mundem.

    PërgjigjuFshije
  21. @ Edrus
    Tentova ta postoja ne shkrimin qe eshte me poshte,por mu realizua,mbase ishte i gjate komenti.Ajo qe pashe ishte se tentova me emrin sic shkruaj zakonisht mondi.. dhe nuk me lejua perseri.tentova jo me shume se 20 minuta, por qe e kote te beja postim.Sic e shikon vendosa ta beja ketu ,, edhe pse eshte per te njeten teme por pegjigjes i takon komentuesit qe ka lene shkrimin me poshte... pak rendesi ...tani e shikoj te postuar pak me parte.
    AJo qe shikj ketu ne kete shkrim qe po i bashkangjis eshte se paskan filluar dhe te te ofendojne , apo te behet nje kominikim me tendence sic ju kan drejtuar dhe me anonimitet.Une sapo jam kthyer nga pushimi i fundejaves dhe shikoj qe paska ardhur puna qe postimet te behen vetem me te rregjistruar.Une nuk mundem ta beje kete pasi se kam bere qe ne filim,nuk dua te jeme me i lidhur me bloget , por shikoj qe duhet te kerkohet postimi i rregjistruar , gje qe ,mos te japi mundesi kujte do te shkruaj ne anonimitet dhe ti rendoj kujtedo.Persa komunikuam ne kete sit ngelet nje kenaqsi.T'ja kaloni sic deshironi me miqte dhe dashamiresit e faqes .Ju uroj gjithe te mirat .Flm.Mondi

    PërgjigjuFshije
  22. por mu realizua.. desha te thoshja .,e korrigjoj..
    desha te thoshja " Por nuk mu realizua"

    PërgjigjuFshije
  23. Mondi, komentet kanë qënë dhe do të jenë gjithmonë të lira.
    Është një problem i blogspot-it (por e kam vënë re edhe tek peshku dhe site të tjerë), që nëse nga klikimi i gërmës së parë të komentit, kalon më shumë se një farë kohe, nuk ta merr më postimin vetë blogspoti.
    Prandaj, herë tjetër, nëse ke komente të gjata, shkruaji diku tjetër ose dhe aty, copjoje dhe pasi ti bësh refresh faqes së komenteve, ngjite dhe dërgoje menjëherë... ke për të parë që JO TI, që është kënaqësi kur shikoj që shkruan, por të gjithë e kanë të hapur derën për të shkruajtur.
    Gjithë ë mirat!
    Edi.

    PërgjigjuFshije
  24. Shpresoj kur te kem kohe/.
    Faleminderit Edrus .

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet