06 janar 2008

Feedburner

Sot, duke parë që të gjithë janë pushim dhe s'po lëviz gjë, vendosa të merresha pak me "eksperimente", dhe ndokush mund të ketë vënë re disa ndryshime në blogun tim... nuk e di se sa funksionojnë, por unë ja kam bërë "hyzmetin" :P
Mund të shikoni butonin e famshëm të "feed"-eve, një vidget për tu regjistruar për të marrë "lajmin" e postimeve të reja në blog dhe disa ikona të tjera për të shtuar feed-et nga kjo faqe në disa prej faqeve kryesore nga të cilat marrim lajmet zakonisht.
Për të "sëmurët" e blogosferës, mungesa e kohës për të kontrolluar të gjithë blogjet që ju interesojnë, tashmë o kthehet në keqardhje o në "ftohje" ndaj atyre siteve o blogjeve që edhe pse na interesojnë, nuk mund ti vëmë dot në krye të listës tek më të "rëndësishmit".

Tashmë, pas shumë provash, pak a shumë të suksesëshme (netvibes, iGoogle ), së fundi, duke parë që gjithnjë e më tepër, sidomos pas blerjes së platformës së Feedburner nga Google, kjo po bëhet pothuajse standart për shpërndarjen e feed RSS (mund të shikoni diçka për RSS këtu) , vendosa që të shikoja dhe mundësitë që ofron kjo.

FeedBurner ofron pothuajse të gjitha opcionet për të organizuar, mirmbajtur, optimizuar dhe prezantuar feed-et tona, në mënyrë standarte për të gjithë lexuesit e RSS (feed readers), si dhe për agregatorët, sitet web, widget duke i bërë në gjëndje të lexohen sa më qartë dhe në mënyrë të sigurtë atë që kemi ndërmënd të publikojmë.
Duke klikuar tek Feedburner, hapet faqja si në figurën e mëposhtëme, (ku akoma menuja "languages" nuk flet gjuhë të tjera përveç anglishtes).















Natyrisht, është i nevojshëm regjistrimi për të mundur që të shfrytëzohen të gjitha opcionet që ofron, pra duke klikuar tek "Register" bën një regjistrim të thjeshtë.
Natyrisht, përderisa një fshatar që s'di anglisht si puna ime arriti që të bëjë diçka... për ata që flasin një çikë anglisht është shumë më e lehtë për të kuptuar të gjitha "sekretet" që mund të ofrojë një shërbim i tillë.... dhe me të vërtetë që ka sa të duash ;)

9 komente:

  1. Mire e ke bere qe e ke futur dhe qe po flet per rss feeds. eshte teknologji e thjeshte dhe shume e dobishme.

    PërgjigjuFshije
  2. Për "italjanët", mund të shikojnë më tepër tek ky blogu këtu:
    http://webeconoscenza.blogspot.com/search/label/feedburner
    Unë për vehte përdor iGoogle, ku kam shfrytëzuar mundësinë që të krijoj disa faqe të ndryshme, një me blogjet shqiptare, një me gazetat shqiptare, një me lajmet nga Italia(të cilat s'i hap asnjëherë sepse i shikoj direkt tek "news" të Google).
    Feedburner, përveç krijimit dhe organizimit më të sigurtë të feed-eve, të krijon mundësinë dhe për të parë se nga të vijnë vizitorët dhe se ç'këtkojnë më tepër, si dhe nëpërmjet butonit, ju krijon atyre mundësinë që të "abonohen" tek fedet e tua (sigurisht që kjo vlen më tepër për ata që janë të interer që të rrisin klikimet e tyre për qëllime fitimi nga aktiviteti ekonomik i tyre ose nga reklamat e addsense-s.

    PërgjigjuFshije
  3. feedburner sikur nuk m'ijep tamam rezultatet edrus.
    ndoshta nuk di ta perdor une tamam.
    do ta shoh edhe nje here tani.

    PërgjigjuFshije
  4. Bletë, siç thoja dhe në post, qe më tepër një tentativë e imja për të realizuar atë që kujtoja se mund të bëja... shpresoj që të ketë qënë gabimi yt :P, sepse nuk e di se do të jem më në gjëndje që të fus duart dhe një herë tek feedburner :)
    Do kisha qejf që, ndonjë që ka marrë vesh më shumë të na thoshte ndonjë fjalë :).

    PërgjigjuFshije
  5. Nga të gjitha ndryshimet, ajo që më pëlqeu më tepër është se, pas rreth dy vjetësh që "njihemi" online, më në fund ma shkrove emrin me gërmë të madhe! :)

    PërgjigjuFshije
  6. N.Ago, hahaha, dmth s'isha vetem une qe te kisha shkruajtur emrin me n te vogel:PP

    PërgjigjuFshije
  7. Bellë, më marrsh të keqen, se ja shkruajte dhe ÇelËsin me ç dhe ë :P
    Pastaj kam vënë një listë me Artista ;)

    PërgjigjuFshije
  8. Ncncncn, vetem une mungoj tek lista e artisteve:PP Apo s'konsiderohem meqe s'ja thom per letersi, sa bote e padrejte:))

    PërgjigjuFshije
  9. Gezuar vitin e ri ne rradhe te pare(me mire vone se kurre na justifikon populli).
    Dhe kisha nje pyetje konkrete, çfare jane avantazhet ne krahasim me netvibes ?

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet