11 nëntor 2007

IDJOTI


Nuk më zë gjumi se mi ngriti nervat një IDJOT!
Të gjithë ata që më njohin tashmë, e dinë se kurrë ndonjëherë më parë i jam drejtuar ndokujt me një cilësim të tillë, por këtë herë është e pamundur që të përmbahesha.
Gjithëçka nisi nga komentet tek "selfmaderadio" në shkrimin " të varet në litar" dhe as vetë nuk e kuptoj se si një person që kujton se zotëron aftësitë e tij mendore mund që të bëjë lidhje të tilla që vetëm fantazia e tij e sëmurë mund të krijojë.
Për më tepër dhe të krijoni dhe ju një ide se me kë mund të kini të bëni, po bashkangjis komentet e bëra në atë shkrim (kam marrë komentet që atje ku hyra unë në muhabet):

edrus ha detto...

Nuk jam besimtar, por për sa kurjoz jam, më ka rënë të ndesh raste kurbanësh të fëmijëve nga prindërit që në lashtësi ...biblike.

Selfi, të gjithë bëhen moralistë deri kur HALLI ju bije mbi kokë.
Të gjithë bëhemi gjykatës, jo të efektit, por të shkakut, a thua se shkaqet janë të ndara nga ambjenti dhe shoqëria në të cilën janë konservuar dhe rritur.
S'besoj se jemi aq liberalë sa të shikonim nënat tona duke bërë sex me këdo dhe kudo (!!) dhe të mos ndjenim diçka (ndoshta dëshirën për ta imituar ??!! :P) dhe nuk mund të them se personalisht do ta ndëshkoja me dënimin kapital nënën time, por, DHE E THEM PA MU DRIDHUR DORA, sepse ja u kam bërë të qartë çupave të mija: Nëse dëgjoj që fillojnë me drogë, do ti vras me dorën time. Preferoj më mirë ti qaj një herë dhe përgjithmonë se sa ti qaj sa herë të dal për ti gjetur kushedi se ku të shpuara me lloj lloj shiringash.
Jam anadollak sipas shumë prej jush, por unë e mendoj kështu, dhe për mua nuk ka asnjë ligj që të ma heqë nga dora një pedofil... sado i "sëmurë" që të jetë.
Janë këto dy raste që E KAM IMAGJINUAR VEHTEN VRASËS dhe nuk jam dhe nuk pendohem kurrë për ato që thashë ose , larg qoftë, nëse do të paraqitej rasti dhe do ti bëja.

10:39 PD

Elimina
Bizantin ha detto...

Edrus,

Me këto që dokumentove këtu, duket qartë se ti ke shumë probleme, dhe në vend që të gjesh mënyrën t'i zbutësh a t'i kanalizosh, del publikisht dhe hedh fjalë të tilla, të cilat në një kulturë/gjuhë tjetër mund të të çonin në burg.

Së pari, nëse fëmijtë e tu do të përdorin një ditë substanca narkotike, para se t'i vrasësh ata, ka disa alternativa të tjera, të cilat madje nuk janë fare kriminale: rehab, për shembull, e të tjera. Mjerë fëmijtë e tu!

Së dyti, edhe pedofilët nuk vriten se ka mënyra që ata të integrohen në shoqëri, mbas burgut, dhe ta kapërcejnë a kanalizojnë pervesitetin. Në disa raste ata vetë pranojnë të kastrohen me metoda kimike, në laboratore të posaçme. Pra, edhe pedofili ka shanse. Mjerë ata që janë afër teje!

11:16 PD

edrus ha detto...

Dëgjo mer baba i civilizimit, thashë se ato janë problemet e mija pa mi thënë ti, dhe më duket se s'të kërkova dorën ty për të më kontrolluar.
DO TO DUA TË TË SHIKOJ TY SE SA "KRISTIAN" DO TË MBETESHE nëse ndonjë nga ata pedofilët do të të prekte fëmijët e tu.

As ti nuk di se ku je mor i shkretë, se nga një anë dënon atë nënë që ka dënuar djalin e saj, ndërsa nga ana tjetër bëhesh psikolog dhe "dënues" i imi.
Sinqeirisht që më vjen keq për ty!

1:27 MD

Elimina
Anonymous ha detto...

bizantin,
edrus foli hapur dhe sinqerisht. ai ka te drejte te kete cfaredolloj mendimi mbi situaten pa patur frike se mund ta hedhin ne burg.

se dyti, asnje pedofil nuk mund te rehabilitohet. kur nuk permbahen dot prifterinjte podofile asnje smund te permiresohet. po qe se je kaq liberal merr nje pedofil te rehabilituar si babysitter per femijet e tu, se u duhet dhene nje shans.

per mendimin tim, nese dikush eshte kriminel, serial rapist or serial vrases, si te mund ta falesh????????

1:29 MD

ITS ha detto...

E hape kutine e Pandorese, selfi, e hapeeeeee....

Doemos kur hap tema te tilla ekstreme do kete reagime te tilla ekstreme.

Self,

Ti prape me ke numeruar hiptezat e tua se si e imagjinon ti te kene qene rrethanat e shkaqet ne rastin konkret. Ti i ke keto hipoteza te bazuara nga media, dhe ca nga hamendjet e tua. Ne kete rast mua me interesojne vetem faktet. Skizofren, apo jo, krimineli ishte ne koshience kur e beri kete krim, dhe eshte 100% pedofil. Nje njeri qe kryen perdhunim te nje minoreni eshte pedofil dhe pike. Madje ai ka qene gjithmone i tille, por nuk ka pasur nje mundesi tjeter per ta shprehur pedofiline. (vetem 19 vjec me duket). Pra ky nuk e beri njehere per sport, dhe pastaj do ta harronte kete gje. Ashtu si nje njeri qe nuk mund te kryeje marredhenie homo nje here dhe pastaj te kthehet prape ne hetero.
Ti je specialiste ne kete fushe, por besoj se duhet te kete nje gen pervers te pedofilise te koduar ne DNA e tij.

---------
Problemin e trajtimit te te semureve psiqike ne Shqiperi e pranoj komplet sic thua ti, por nuk eshte ky vendi per ta trajtuar ate fenomen. Sic do gje tjeter ku kemi ngelur mbrapa nga kultura e pergjithshme qytetare, mjekesia, shkenca, edhe ne trajtimin e skizofrenise jemi shume mbrapa.
----------

E kuptoj Edrusin fare mire me ato qe thote, dhe i uroj jete sa me te lumtur me femijet e tij. Madje jam i sigurte qe eshte nje baba i mrekullueshem nga aq sa e njoh. Ato qe i thote ai tani do ti them dhe une pas ca kohesh...

Bizantino,

Me duket qe me me probleme nga te gjithe qenke ti lale. Me kokefortesine tende kerkon ti imponohesh te tjereve. Leri njerezit rehat. Na dole dhe ekspert ligjor zotrote. Pa ha thuaj se ne cilen kulture/apo shtet, nje thenie e tipit "po bere kete gje..., do te te vras" qenka arsye per denim me burgim?

Secili ka pikepamjet e veta liberale apo konservative. Ne kete rast Edrusi dhe une jemi njerez konservative. Kemi vlera dhe parime te ndryshme. Edhe une u rrita nga nje baba super-autoritar, dhe sot e kesaj dite ja di per faleminderit. Atehere nuk kishte droga, po ai ma kishte bere te qarte se do me vriste po te me shikonte me cigare. Dhe kurre nuk e fillova nga frika.

Duket qarte qe ka nje rryme liberale ketu. Me duket se askush nuk e ka keq. Jane te gjitha alternativa dhe zgjedhje personale. Mund te flasim pa dund dhe kurre nuk do te binim dakort ne shtjellimin e nje ceshtje kaq ekstreme.

4:56 MD

Eda ha detto...

Self
Une nuk jam nene,e nuk mund te flas per dashurine qe provon nje nene per femijen e saj por te jesh e sigurte,qe mbase ne publik nuk do dilja te bertisja,lot krokodili nuk do hidhja,nuk do te kisha aspak nevoje per mbeshtetje kolektive,por nuk do te mundesha,sinqerisht nuk do te mundesha kurre te pranoja e te mos denoja krimin (se flitet per pedofili, akoma me absurde dhe i rende behet krimi)e femijes tim.
..do ulerija brenda vetes time nga dhimbja per femijen tim,per femijen e tjetres,per dhimbjen e denimit, per dhimbjen time..e mbase do ulerija akoma brenda vetes "Te varem ne litar" nqs dhimbja do me griste zemren dhe lekuren,po denimin e tij do e pranoja.

Edi jam dakort

Ide e lezetshme ajo e babbysitterit te anonymous

4:59 MD

Selfmaderadio ha detto...

Te nderuar,

nuk e hapa kutine e Pandores per t'u zene e gjykuar por per te biseduar. Askush nuk i di te vertetat. Te gjithe perpiqemi te bejme me te miren.

Tani, une po rreshtoj ca gjera, histori dhe mendime.

Anonim: Une nuk do ja keshilloja askujt te merrte baby sitter nje pedofil. Bile, do ta quaja te pafalshme per personin qe i shkon ne mendje nje gje te tille. Sepse po e fut me doren e tij ne krim pedofilin, po e ndjell drejt krimit. Nje pedofil eshte dhe ngelet nje pedofil: eshte nje kondicion human. Prandaj duhet e te mbahet larg cdo lloj ambjent qe eshte ndjelles per te.

Its: ke shume te drejte kur thua qe une po presupozoj. Une te verteten, faktet e sakta nuk i di, vetem ato qe ka thene media. Megjithate, une bej nje lloj dallimi midis pedofilit dhe ketij skizofreni. Dallimi qendron qe nje pedofil eksitohet seksualisht kur sheh nje minoren. Skizofreni eksitohet nga mendimi qe do i shkaktoje tjetrit vuajtje. Nuk e perjashtoj rastin qe nje skizofren mund te jete edhe pedofil. Por, ne shumicen e rasteve, skizofrenet i eksiton vuajtja qe do i shkaktojne tjetrit. Ne momentin qe fillojne te perceptojne shkallen e dhimbjes qe do shkaktojne skizofreni ka hyre ne qark dhe eshte jashtemase i rrezikshem.

Edrus: e vleresoj sinqeritetin tend. Nuk di te them ne se une jam liberale apo ti konservator. Kjo eshte e parendesishme. Por po mendoja: e bejme nje femije, por ky femije eshte nje qenie qe dikur kur rritet behet i pavarur, nje individ. Ligjerisht pavaresi konsakrohet me 18 vjec. Ne kete moment ky individ edhe pse femija yne eshte nje individ me vete me cdo te drejte qe i garanton ligji, dhe me te gjitha pergjegjesite e ti para ligjit. NJe moshe te tille nuk mund t'i thuash me asgje. NJe individ i tille merr cdo vendim qe i duket i drejte per te pa na pyetur fare. Nuk eshte me prone e jona dhe as pergjegjesia jone. Ne se fillon te marre droge, ehste nje fatkeqesi. Nu ke di si do sillesha. Por, kam ndjekur nje dokumentar televiziv ketu ne Zurich mbi njerez qekishin abuzuar me drogat per viet me radhe. Jepeshin femijet perballe prindereve eksperiencat e tyre me drogen, me femijen e droguar, perpjekje per ta lene drogen, vuajtjet e prinderve ndersa femija degjeneronte totalsiht nen efekti ne drogave. Dokumentari i intervistonte prinderit dhe te rinjte si gjate kohes kur merrnin droge edhe pasi ata ksihin dale prej saj. Nje dokumentar qe me ka hyre ne koke e nuk me shqitet. Jo vetem sepse shume prinder uronin qe te mos i kishin pasur keta femije fare sepse nuk duronin dot dhimbjen. Por edhe sepse teksa vuanin uronin qe te ishin gjalle e t'i shihnin femijet jashte ferrit. Gje qe e kishin arritur. Midis prinderve me ka ngelur ne mendje nje grua me nje ze te ulet qe thoshte: i kam ndenjur vajzes afer, sidomos kur ajo filloi perpjekjet per ta lene, qe duhet te kene qene me te dhimbshme se sa sa vete dhimbja. Kur vajza nuk kishte me fuqi ta vazhdonte kuren per ta nderprere drogen, merrte ne telefon te emen dhe i thoshte: nuk mundem me, nuk mundem me, do filloj prape. Dhe e ema i thoshte: mbahu, shtrengo dhembet edhe pak te ka ngelur dhe fitove. E bija e intervistuar ne kohe paqeje (pasi e kishte lene drogen) i ishte perjetesisht faleminderit te emes sepse pa te nuk do ja kishte dale kurre mbane. Te gjithe te rinjte e intervistuar kishin arritur te dilnin prej droges, kishin gjetur partnere dhe ishin integruar ne jete.

Kam edhe nje histori tjeter ketu: nje miku im, profesor: i biri i filloi drogen sepse te gjithe ne rrethin e tij filluan drogen. E kuptuan prinderit dhe e hapen temen ne tavoline. Djali premtoi se do ta linte. Dhe u mundua. Por, pa bere ndonje kure, sepse besonte qe nuk ishte i varur prej droges. Kishte genjyer veten dhe prinderit. Kur prinderit kishin ikur me leje shkon djali te kerkoje droge. Gjen dike qe e shiste. Ky i thote, eja se e kam ne shtepi. Shkojne ne shtepine e shitesit dhe ky (gjithashtu perdorues droge) i thote djalit te mikut tim, ti dikur me ke blere droge dhe nuk me ke paguar leket. Jo i thote ai. Nu ke di se cfare ka ndodhur aty, por si perfundim shitesi e vret djalin e mikut tim aty ne ne shtepine e tij, ne divan me nje cekic. Shitesi perfundoi ne burg. Miku im vajti dhe e vizitoi ne burg. Ai (tashme i pastruar nga droga) i kerkoi te falur per krimin qe kishte bere.


Nje histori tjeter qe me ka bere shume pershtypje eshte e nje djali qe e kane trajtuar si qen. Nuk ishte familje provinciale, por m'u ne mes te Tiranes. Gjysherit nuk e donin, e ema nuk e donte. E ema iku me babain e femijes qe ishte me biografi te keqe. Familja e mohoi vajzen. Kur u pajtuan dhendrri kishte hyre ne burg. Femijen nuk ja deshen, as vajzen e tyre nuk e deshen sepse ju kishte vene njolle. Vajza e stresuar nga fatkeqesite e jetes se saj ja ktheu helmin te birit. Nje qark vicioz: perfundimi i te cilit ishte nje djale qe perfundoi kriminel. Ai femije mosdashurine e ksihte si nje lloj ngjyre te zeze te gdhendur ne fytyre. Kur degjova lajmin per kete skizofrenin i dhashe fytyren e ketij djali.

Me kujtohet gjtihashtu qe afer pallatit tim nje baba vrau vajzen e tij gjimnaziste. Faji i saj ishte se kishte lene mesimin me klasen. Ngjarja u be problem i madh. I ati mendoi ta ndeshkonte me vdekje: ne Tirane.

Cfare eshte mire, cfare eshte keq?

Them se nese jemi te sinqerte me femijet tane, me dashurine qe ju japim, pa jua kushtezuar dashurine, pa pritur shperblim per dashurine qe ju japim, ndoshta atehere gjerat do behen me mire. Por edhe kur femijet bejne gabime, per te cilat ata duhet te pasojne konsekuencat, dhe une ketu nuk mund ta justifikoj dot krimin edhe kur kete ta beje femija im; une prape do ndjehem nena e tij, pavaresisht se cfare do thone apo do presin njerezit prej meje. Une prape do shfletoj albumin e fotove te tij dhe do kujtoj e do qaj per cdo moment te nukur qe kemi kaluar dhe do vuaj me te ne vuajtjen tij.

8:12 MD

edrus ha detto...

Selfi... druri drejtohet sa është i njomëëëë!
Nuk hyj kurrë në ditaret e çupave ose të lexoj postën ose mesazhet e tyre, janë të lira dhe bëjnë çfarë t'ju dojë qejfi, pa u ndarë nga shoqet dhe shokët e tyre, dhe tashmë e dinë se si e mendoj unë për shumë gjëra dhe ku unë jam intolerant në egzagjerimin.
Dhe kur përmëndja ato dy raste që do të më ngjallnin ato instikte që përmëndja më sipër, i thoja pikërisht duke patur parasysh gjëndjen e tyre prej minoresh... gjë që dhe ato e kanë të qartë për kur të kalojnë moshën... ato që janë të patolerueshme për mua (Për Bizantinin:vetëm DROGAAAAA) nëse shikoj që shkelen, janë të lira që të shkojnë ta ndërtojnë jetën atje ku duan dhe si të duan, është një kusht për të cilin as nuk bëhem pishman dhe jam i sigurtë që do ta aplikoja.Sepse nëse po sakrifikoj që ti rris të shëndetëshme dhe të edukuara sipas moralit tim por dhe të shoqërisë që bëjmë pjesë, kjo s'do të thotë që sakrificat e mija ti "kurorëzoj" gjithë jetën me vuajtje pas një të droguare, dhe aq më tepër pas diçkaje që, që kur kanë qënë të vogla i kam njohur me efektet dhe pasojat që droga mund t'ju shkaktojë.
Nganjëherë ndjej kënaqësi që kur shfryj tymin e cigares ,dhe ato më shikojnë me një "inat" që jam aq "turk" dhe që helmoj vehten
Shpresoj që të ngelen me kto mënd.

9:11 MD

Elimina
Bizantin ha detto...

Zonja SR,

Këtu po bëhen disa sulme personale ndaj meje, sidmos nga zoti Eduart Rustemi, dhe kjo nuk është e tolerueshme, aq më tepër kur ky njeri ka shprehur hapur tendencat e tij kriminale. Zoti Rustemi hodhi një akuzë se unë po favorizoj pedofilinë, duke shfrytëzuar përkatësime time religjionare dhe profesionale. Ai e provoi ta bënte këtë në blogun tim dhe tashmë, i mohuar andej, përpiqet të shtrembërojnë bindjet e mia kulturore e qytetare me metodat e njohura vendore. Ne të krishterët jemi viktima të këtij persekutimi nga myslimanët, por unë thjesht jetoj në një vend që myslimanët shqiptarë kanë vetëm një rrugë: ose të integrohen, ose të përballen me Ligjin.

10:36 MD

Bizantin ha detto...

Dhe përderisa këtu u hodh një akuzë për priftërinjtë, me metodat e njohura vendore, unë ndiej të bëj një qartësim.

Nuk kam afrimitet me klerin katolik, prandaj dhe nuk mund të flas, por mund të flas për klerin ortodoks, atje ku kam më tepër përvojë dhe të drejta, në daçi:

Së pari, shumica, në mos të gjithë priftërinjtë ortodoksë që janë ekspozuar për pedofili, nuk janë priftërinj të papamartuar, por të martuar dhe me fëmijë. Sepse pedofilët në shumicë janë të martuar dhe me familje në dukje shembullore.

Edhe në diasporën shqiptare, ata priftërinj ortodoksë që janë pëshpërituar për pedofili, janë të martuar dhe madje gëzojnë statusin e patriotit, sepse punojnë për interesat myslimane. Bëj çfarë të duash ndër shqiptarë, bëj seks edhe me meshkuj e madje edhe me kafshë, mjafton që ta mbash të fshehur dhe në të njëjtën kohë të punosh për interesat e myslimanëve (Të shekullarëve myslimanë, të atyre që e mohojnë fenë e tyre sa herë që iu leverdis, jo të besimtarëve). Nuk të hyn gjëmb në këmbë, domethënë.

Së dyti, priftërinjtë ortodoksë të dëbuar a jo nga kleri, kanë një gjë të përbashkët: nuk janë liberalë. Domethënë janë shumë konservativë, përpiqen të japin një imazh përndryshe të shenjtë, aq sa edhe kur i kapin e i dënojnë, shumica e besimtarëve nuk e beson dhe i mban për martirë të gjallë.


Gjithë kjo dëshmon se në çfarë bote terrori jemi mëkuar në shqiptarët. Ende sot, të rinj shqiptarë hedhin ide terrori, krimi, barbarie, dhe ne jemi një një fazë kaq të prapambetur kulturore, saqë nuk jemi fuqi t'iu shpëtojmë hijeve të tyre.

Së fundi, kur Its na thotë se është edukuar nga një baba autoritar dhe në rrethana tmerri për të vepruar, kjo nuk mjafton që të gjithë fëmijtë shqiptarë duhet të kenë të njëjtin fat. Dhuna e shënjon njeriun për gjithë jetën, ashtu si dhe vetë viktimat e saj, të cilët, në vend që ta pranojnë të keqen që iu ka bërë dhuna (jo babai), përpiqen të shfajësohen dhe ta publikojnë botën e tyre.

11:09 MD

edrus ha detto...

Bizantin, a ka mundësi të më thuash se ku të kam thënë se ti ose kleri është i njollosur me pedofili???

Vërtet që i pranova tendencat e mija kriminale, por nuk më duket se në kategorinë e atyre që do t'ju fusja thonjtë në fyt hynin dhe idjotët (prandaj mund të rrish i qetë), sepse ishe ti që në komentin tënd më "analizoje" me të drejtën që kushedi se ç'të duket vehtja ose për atë që me të vërtetë mund të jesh por që gjithsesi s'ke asnjë të drejtë ta ushtrosh mbi mua.
Dhe tek blogu yt, nuk e mbaj mënd që kur nuk jam futur,por dhe nëse shikon ose ke parë në komentet e mija fjalë që mund të të kenë ofenduar sensin tënd civil ose fetar mund të më përgjigjeshe atje ose në adresën time.

P.s: Kjo është hera e fundit që të drejtohem, dhe nëse do të sillesh përsëri me këtë harbutëri mejhanesh atëhere vërtet që do të të qepem me shkop në dorë dhe ti trgojmë gjithë botës se kush është palaço.

11:23 MD

Elimina
Bizantin ha detto...

Atëherë përderisa ti nuk tërhiqesh nga ato që the publikisht në lidhje me fëmijtë e tu dhe me mua, unë kam çdo të drejtë të përpiqem të lidhem me shoqata që merren me mbrojtjen e fëmijve të abuzuar në qytetin ku banon në Itali, siç e ke shënuar vetë në një koment tëndin tek unë. Do t'iu jap atyre emrin dhe sa të dhëna mundem unë të posedoj, që ata të përpiqen të kontaktojnë me ty dhe të përpiqen të të ndihmojnë, nëse i lejon dhe para se të jetë vonë.

11:28 MD

edrus ha detto...

Shiko udhën Shaqo ziu... se do gremisesh.

Vazhdon të insistosh që të vërtetosh që je NJË I D I O T ! që s'ke marrë vesh fare se ç'është shkruajtur.
Provo kthehu dhe rilexoi dhe një herë komentet O I D I O T!
Ndoshta do ta shikosh se AI QË ËSHTË PËR TU LIDHUR JE TI.

Zaten kur nuk të deshën as ata që të rritën dhe edukuan, ç'kujton se do të të bëj unë më të mirë??

11 komente:

  1. Ti i thua idjot, une i them bole. Ma beri dhe mua analizen me ato dy fjale qe thashe une. Ky rob eshte i semure psiqik. Ore lal, nga doli ky palla se ne kemi vite qe blogojme e diskutojme? Thuaji te kthehet andej nga ka ardhur se nuk ka vend per te tille njerez ne komunitetin tone virtual.

    PërgjigjuFshije
  2. uëëëë!... dhe unë që po mendohesha pse s'kam fare vizita nga blogu (përveç faktit që s'kisha shkruar gjë...)

    PërgjigjuFshije
  3. Te kuptoj drejt. Mendoj se ose bejme blog si njerez ose shkojme te presim dru ne pyll. Dru me pre!

    Ne mblidhemi ne blog per qejf dhe jo per te vuajtur.
    Edi, qetesohu i dashur se njerezit njohin karakterin tend dhe zemren e mire.

    PërgjigjuFshije
  4. Ed, ti e di si e mendoj unë. Ta kam thënë: ndodhin shumë gjëra...

    Kështu që "non rasarlo"!

    Të përshëndes, vëlla!

    PërgjigjuFshije
  5. Edrus djali mos u merzit! Jo te gjithe njerzit do te kuptojne kur shprehesh ne blog.

    Te uroj nje dite vizllueshme!!

    PërgjigjuFshije
  6. E vetmja gjë që më vjen keq nga gjithë ky diskutim, janë "shpotitë" e disa miqve të cilëve ja u kisha paraqitur këtë njeri si Fan Nolin e ri shqiptar dhe për atë e mbështesja, dhe që tani duhet të duroj thumbat e tyre.
    Sepse unë atje( tek SelfmadeRadio) komentova PËR TEMËN, për raportin prind/fëmijë (meqë rreth këtij argumenti po diskutohej) dhe papritur, pa ditur edhe se nga i erdhi më jep "kriminel"!!!
    Nuk e kam dashur, bile ndoshta dhe e kam urryer Janullatosin (për 101 motive, por asnjëri i lidhur me fenë), edhe pse s'është mik i atij që s'është miku im, përsëri nuk mund ta pranoj si mik timin, por gjithsesi i them FALEMINDERIT që ju kurseu Shqiptarëve një njeri që në vënd të predikojë atë së cilës i është përkushtuar, i lejon vehtes që të japë sentenca ndaj të tjerëve.
    Për mendimin tim do të ketë mësukse po ti ktheht asaj që ka studjuar.... fyellit.

    PërgjigjuFshije
  7. Po dhe ti o i uruar, direkt tek Fan Noli!
    Po pse ore, kaq e lehte eshte te ringjallet Noli?
    Priftin, nuk e ben...pelerina e zeze!!! :)

    Per ty, e lashe krevatin o...bandill!!!

    PërgjigjuFshije
  8. Endrus

    Kështu që "non rasarlo"!
    Të përshëndes, vëlla!

    Priftin, nuk e ben...pelerina e zeze!!!

    PërgjigjuFshije
  9. I nderuar Selfmade Radio .
    Te pergezoj per kohen dhe mundin qe keni shpenzuar per kete shkrim, por me shume do te pergezoja qe te keni me shume kujdes kur merrni guxim per te trajtuar tema kaq te mbrefta.Sinqerisht shikoj tek ju qe keni vullnet per te trajtuar, si nga ana sociale,psikologjike dhe filozofike, por , sinqerisht nuk duhet te ngelemi vetem tek perpjektjet per te realizuar dicka, qofte dhe me cilesi te jo fort te mire, por duhet te na proukupoj ajo qe cka jep efekt apo e ndihmon familjen , komunitetin apo shoqerin ku ne jetojme.Sic e shikon po te shkruaj shume large, pasi nuk kam deshire qe te shqetesohem duke shtyre komentet qe te perfundojne ne zenka apo qefngelje, por ajo qe desha te thoshja ..eshte qe ke kapur nje teme dhe je shperndar ne trajtimin e saj( lexoje dhe nje here dhe ke per ta kuptuar ).Tjetra, per c'do hapje( shpernarje ) qe ke bere nuk bene suportimin e mendimit tuaj, gje qe tregon se agrumentimi eshte kryekeput jetim..me fal por une do te flas sic i flitet nje njeriu qe nuk i deshiron te gaboj apo ta thelloj ate.Mos te zgjatem po te citoj vetem nje nga te shumetat qe bien ne kundershtim.Them kete pasi po te mos isha shqiptar dhe mos ta jetoja kete shoqeri qe per mua eshte teper e civilizuar, pasi jemi nje popull me kuture nga me te lashtet, edhe do te besoja..por jo ..ja qe jam shqiptar.Cke ne citim e meposhtem je komplet gabim. Shprehesh shume i nxituar.( me fal por studioj dy fakultete njekoheshit ne perendim, per sociologji dhe psikologji,,,, dhe po te qe se ky shkrim do te qe fillikat ne nje faqe gazete apo forumi ,, une do ta sdudioja si nje shkrim qe , mbase do te jete i jetuar nga vete autori dhe duke i folur vetevetes ne shumes kerkon ti japi keshilla dhe kurajo po vetes per te bere te pakten nje ndryshim miminimal.....
    @@@@@@@@@@@@@@@@@@@
    Ne shoqerine shqiptare dashuria e prindit per femijen eshte shpesh e kushtezuar nga shoqeria. Vlera e dashurise varet nga vlera qe femijet arrijne te krijojne ne raport me shoqerine. Sa me shume i vleresuar femija nga shoqeria, aq me e madhe dashuria prinderore. Sa me e vogel vlera aq me paket dashuria. Vlera behet zero kur shoqeria e vlereson ate zero.

    @@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@@.. Nese ka ndonje raste ekzemplar nuk duhet ta pergjithesojme ate ne mbare popullin shqiptar , por duhet te ta studiojme si fenomen, per te parandaluar te metejshmen.Ne sistemin komunist, tek tuk ka pasur raste qe prindi e ka denacuar femijen, se kerkonte te aratisej . Kete e kane bere per ti thene qe do te vuaj gjithe fisi ne saje te ketij veprimi..nuk dua ta fuse ne politike..Une po e mbaroj komentin tim ,qe me shume eshte i tipit miqesor.Per mua ngeleni i respketuar, pasi e vleresoj punen e tende.Nuk esht e thene qe gjithmon te godasim me te paren...qesh. AJo qe na jepe gabime te pakta eshte vetem gjakftohtesia dhe kujdesi qe duhet te tregojme ne lidhje me mendimet para se ti shprehim.Njerezit vetem nga fjalet qe perdorin ne jetene perditeshme, levdohen apo gjykohen.Kominikimi eshte i vetmi burrim qe te krijon mundesi per te menduar se me ke ke te beshe.

    Persa i perket Edrus, e vleresoj gjithashtu.E shikoj qe sinqeritetine tij e kane shperdoruar.Ne te menduar dhe te shprehur, cdo njeri , ka kryer krim, ka vrare , ka prere dhe ka groposur apo nga me veprimet profesionale,por kjo eshte ajo pjese etrurit qe na trurin e njeriut me ndertimin e trurit te kafshes, dhe kaq.Kurse pjeset e Egos dhe SuperEgos, fuksionojne vetem tek njerezit.Keto dy te fundit e kane ne kontroll ID , te paren.Egua ( Ego )dhe Superegua -( Ego) ne nivel te larte tregon nje nivel te deshirueshem. Nese do ti nenshtohen njerezit testimit te IQ, aty do te shikosh dhe disnivelet.Jo pa qellim , pak njerrez kane individualizem dhe udheheqin boten ne cdo fushe, kurse te tjetret ( bashke me mua) jemi thjeshte konsumator, apo imitues...qesh.
    Mos e dhente Zoti per asnje prind , qe shprehet se do ti vras, nese femija merre rruge te keqe, se kete e thote nga dhembsuria apo asmos perfytyrimi i te keqes ne jetene femijes.Mos te ket asnje prinde kete fat , se nuk kemi ca ti bejme, por statistikat tregojne qe prindi tregohet me i kujdesshem, gje qe duhet ta kishte treguar me pare, pasi evlati eshte shume , shume , shume veshtrire t;i;a stakosh jeten. Ne si shqiptar kemi nje teperament teper te larte, dhe duhet te ruhemi nga shprehemi, pasi per fjalen e dhene , behemi rrobi i saj.Edrus eshte treguar teper i sinqert dhe , kur njeriu tregohet i sinqerte , gjykohet nga te pa sinqertet, por nuk gjykohet nga zoti, pasi Ai ia di zemren...
    Mos zgjatem Edrus dhe Selfmade Radio duhet te mbeteni miq dhe ne te ndihemi se komunikojme dhe kuptohemi midis miqve.Asnje nuk eshte perfekt.Per mua jeni te dy te arte, vellezer.Pasi keto komunikme dhe perplasje ndodhin dhe ne familje e kudo....
    Ju faleminderit qe te dyve , gjithashtu dhe komentuesve te tjere ne kete postim.
    JU perqafon te gjithve , vellai juaj ,sherbetori i zotit Mondi !
    P.S. Kisha kohe pa u futur ne kompiuter, arsye kohe.

    PërgjigjuFshije
  10. Mondi mirë se erdhe :).
    Në fakt nuk isha i "zemëruar" me Selfin, sepse në diskutime gjithkush mund ta shikojë një problem nga ajo anë që atij i dhemb më tepër.
    Por unë e kisha me Bizantinin, që nuk e kuptova se ku dhe si pa dhe mori vesh që unë fola për priftërinjtë pedofilë?? (ose aq më tepër për të në veçanti).

    Vetëm një verbëri e errësuar nga arsye të tjera mund që të bëjë një njeri që të shikojë gjëra të paqëna, dhe aq më keq që të insistojë në fjalët e tij. Aq më tepër kur kjo verbëri shikohet tek njerëz që pretendojnë të përcjellin mesazhin e Zotit, që "rastësisht" ju ndodh që të ndihen zotër të fjalës dhe të sentencës... kur dhe vetë Zoti dha vetëm 10 këshilla (urdhëresa/comandamenti thuhet në italisht, se në shqip nuk e di se si i thonë)

    PërgjigjuFshije
  11. Edi
    Rri i qete me ndergjegjjen tende,sepse asnje fjale nga ato qe ti ke thene, nuk vene ne diskutim Edin.
    Jane,Fjale prindi (jo prifti)

    Dhe kush te ka njohur apo ka deshire te te njohi,dhe ka pak "materia grigia",nuk ve asnje lloj pikpyetje,por vazhdon te te konsideroje Edi.

    Per te tjeret,te ndryshem nga keta,nuk besoj se ke nevoje !!

    Sa per Fan Nolin,,,ke vrapuar shume ne epitetin e dhene..

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet