25 nëntor 2007

Reventón vs Tornado

Lamborghini Reventón sfidon Tornado-n.
Gara u zhvillua në aeroportin ushtarak të Ghedit, dhe avioni arriti të "fitojë" vetëm në metrat e fundit të pistës(3km) pasi arriti që të shkëputej nga pista.
Reventón, falë dhe motorrit të saj me 12 cilindra (6.5 litra) dhe fuqisë prej 650cv (478kw), në fillim arriti që "ti shkëputet" Tornados deri sa arriti shpejtësinë e saj maksimale prej 34okm/orë.


Është e kotë që t'ju ngrihet mëndja që të porosisni edhe ju një makinë të tillë.
Janë realizuar vetëm 20 të tilla.

E realizuar duke u bazuar tek Murciélago LP640, design-i i jashtëm i Reventón është rinovuar komplet dhe i bërë komplet në fibra karboni.Ka një kambio të robotizuar e.gear dhe 4 rrota motriçe që kontrollohen nga një sistem Viscous Traction, i cili siguron që forca e jashtzakonshme e motorrit të kalojë vazhdimisht në pistë, kjo edhe falë optimizimit të formës aereodinamike të telajos dhe të pjesës së poshtëme komplet të sheshtë.

Dy numra që nuk kanë nevojë për spjegime:
me Reventón açelerimi (përshpejtimi) nga 0 në 100 km/h arrin në 3,4 sekonda,
shpejtësia maksimale i kalon 340 km/h.

5 komente:

  1. E pritshme :)
    Lamborghini ben makina te bukura per ate zot, kam ngele nje dite gjysem ore ne kembe duke ju rrotulluar nje Lamborghini Gallardo qe ishte ekspozuar ne nje qender tregtare.
    Kryevepra te inxhinierise, te iken truri.

    PërgjigjuFshije
  2. Te mos ju ngrihet mendja qe te blini nje te tille edhe per faktin se jane provuar vetem 20, kushtojne 1000000 (pa taksa)euro dhe mbi te gjitha jane shitur te 20 qe para se te hynin ne prodhim.
    Megjithate si makine eshte me te vertete fantastike, nga ato qe te lene me goje hapur. E vetmja gje qe mund te besh kur e shikon eshte nje UAUUUUUUUUUU e madhe. Per ata qe duan te dijne si perfundoi gara Reventoni humbi vetem ne sekondat e fundit. Thnx per lajmin Edrus ;-)

    PërgjigjuFshije
  3. Blogshkenca, kam patur mundësinë që të hyja në stabilimentin e Lamborghinit.... ta siguroj që të thahet gryka dhe nuk mund të nxjerrësh zë (pale të bësh UAUUU :))... bëja muhabet me kollaudatorin që i nxirrte makinat përjashta:
    - Si të duket kur i hypën makinës për të vajtur në shtëpi???
    - Iki me biçikletë- më tha :)
    Vërtet që të hypnin mornicat që kur e prekje... po kur shkelje pedalin e gazit (e kam fjalën në vënd :P)... ishte pothuajse orgazëm.

    PërgjigjuFshije
  4. O ç`po na ban t`shofim ëndrra sonte ti! :)))

    PërgjigjuFshije
  5. 20 prototipa u prodhuan,çemimi 1.000.000€,u blene pa u provuar fare nga blersit 'modest'
    ah se harrova ngarja e tyre(ose pilotimi) esht sh i veshtir,6 marsha ,pa freskion ,zhurma esht identike si e avionit qe i ka frymzuar,nesje ishalla te shofim ty ne xhiro me nje prototip te till

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet