Ai që i dinte të gjitha
Dita e parë e shkollës në një shkollë amerikane, dhe mësuesja i prezanton klasës një nxënës të ri që kishte arritur në States prej pak kohësh: Sakiro Suzuki (i biri i një drejtuesi të Sony-t).
Fillon leksioni dhe mësuesja i drejtohet klasës:
-Tani të bëjmë një provë të kulturës së përgjithëshme, të shikojmë se ç'dini nga historia amerikane.
Kush qe Ai që tha: "Jepmëni lirinë ose jepmëni vdekjen"?
Klasa hesht, por Suzuki ngre dorën.
- Me të vërtetë e di, Suzuki? Atëhere thuaja edhe shokëve të tu!
- Qe Patrick Henry në 1775 në Philadelphia!
- Shumë mirë, të lumtë Suzuki!
Dhe kush tha: "Qeveria është populli, populli nuk duhet që të zhduket"?
Sërisht Suzuki në këmbë,
- Abraham Lincoln në 1863 në Washington!
Mësuesja e çuditur i drejtohet klasës:
- Çuna, turp të kini, Suzuki është japonez, sapo ka mbërritur këtu dhe e njeh historinë më mirë se ju që keni lindur këtu!
Dëgjohet një pëshpërimë:
- Fack zou , bastard japonez!!!
- Kush e tha??? - pyet e zemëruar mësuesja.
Suzuki pa ngritur fare dorën, përgjigjet:
- Gjenerali Mac Arthur në 1942 në Kanalin e Panamasë dhe Lee Iacocca në 1982 në mbledhjen e këshillit drejtues të General Motors në Detroit.
Në klasë mbizotëron një heshtje varri, por dëgjohet një zë:
- Më bën që të vjell!
- Kush e tha këtë! - ulëriu mësuesja.
Suzuki :
- George Bush Senior duke ju drejtuar kryeministrit japonez Tanaka gjatë drekës së shtruar për nder të tij në Tokyo në 1991.
Një nga rrugaçët e klasës ngrihet në këmbë dhe thërret:
- Thithma një çikë!
Suzuki pa ju dridhur syri:
- Bill Clinton Monica Lewinsky-t në 1997, Washington, në studion ovale të Shtëpisë së Bardhë.
Një tjetër rrugaç me origjinë italiane:
- Suzuki del cazzo!
Suzuki përgjigjet:
- Valentino Rossi duke ju drejtuar Ryo në Gran Premio-n e Sudafrikës në Shkurt të 2005.
Në klasë fillon një rrëmujë e tmerrshme, mësueses i bije të fikët.
Papritur hapet dera dhe hyn drejtori i shkollës:
- Ç'dreqin bëhet këtu! S'më kanë zënë sytë kurrë një rrëmujë të tillë!!!
Suzuki:
- Ç'dokush që shikon forumet dhe komentet e larmishme të shqiptarëve.
hahaha rrofsh o Edrus sa kam qesh. e forte qe pjesa , por mbyllja qe ulerime:)
PërgjigjuFshijeVëre tek mamadhija :), natyrisht s'ke nevojë që të tregosh se ku e ke parë, gjithçka këtu është në shërbim të popullit ;)
PërgjigjuFshijePAH SA ZEMERBARDHE JE:)
PërgjigjuFshijeOre, ti dhe babacjapi, c'ju ka gjet sot, me shkrite se qeshuri qe te dy,
PërgjigjuFshijeMos ti ngelet qefi babacjapit, kjo e jotja ishte me e bukur, sepse eshte me te vertete e goditur; (fjalia e fundit)
Nuk ka gjo Beno se eshte Babacjapi dora vete ai qe e ka shkrujt;)
PërgjigjuFshijeEdrus!Kete radhe ke dhjete me yll!Me i shpejti,me i shkathti dhe nuk ka se si behet me bukur!
PërgjigjuFshijePergezime!
Peraprim Hysi,13 gusht 2007
do qesh dhe neser me kete... rrofsh!!!
PërgjigjuFshijellahtar llahtar je:)) rrofsh se na kenaqe:))
PërgjigjuFshijeO Ed, s'na le ta cojme poshte rehat ket hamburger.... do kesh ble naj Toyota me leverdi me duket.... ;)
PërgjigjuFshijeE të mendoni se qe hidhërimi që më shtyu ta shkruaja këtu...... :(
PërgjigjuFshijeTë është bërë mendja... rrota, o i mjerë! :)))
PërgjigjuFshijeO Ed, po kush te hidheroi, qe u hidherofte?
PërgjigjuFshijeShpresoj te te kete shkuar. Sidoqofte, sot dukesh ne topforme...:)
Ed kam qesh sa per te gjithe komentet me kunja qe le ke fotot e mia, me qellimin dashakeq te me mbysesh :D :D :D
PërgjigjuFshije