11 mars 2007

A kemi kohe??

Imagjino qe ekziston nje Banke qe cdo mengjes hedh 86.400 leke ne llogarine tende.
Ajo nuk e ruan totalin e dites.
Cdo nate fshin nga llogaria jote cfaredolloj shume te pashfrytezuar gjate dites.
Cfare do te beje?
Sigurisht qe do te terhiqje deri ne qindarken e fundit cdo dite.

Imagjinoni qe ne vend te kesaj llogarie me pare,te gjithe ne,te kemi nje llogari tjeter tek kjo Banke.
NUK BEHET me fjale per paret,por sikur ne kete llogari te jete depozituar : KOHA.
Cdo mengjes kjo Banke te jep 86.400 sekonda.
Cdo nate kjo Banke fshin dhe zhduk cdo sasi te ketij
krediti qe ti nuk e ke investuar per nje qellim te mire.
Kjo Banke nuk ruan totale dhe as trasferime.
Cdo dite te hap llogari te re.
Cdo nate eliminon totalin e dites.
Nese nuk e perdor depozitimin ditor, humbja eshte e jotja.
Nuk ka kthim mbrapa.
Nuk ekzistojne akreditime ne depozitimin e te nesermes.
Duhet te jetosh jetosh ne te tashmen me depozitimin
e te sotmes.
Investo ne kete menyre qe te perfitosh maksimumin ne
shendet, lumturi dhe sukses.
Ora vazhdon rrugen e saj.
Perfito maksimumin nga cdo dite.

Per te kuptuar vleren e nje viti, pyet nje student
qe ka humbur nje vit ne shkolle.
per te kuptuar vleren e nje muaji, pyet nje nene
qe ka lindur para kohe.
Per te kuptuar vleren e nje jave, pyet botuesin
e nje te perjavshmeje.
Per te kuptuar vleren e nje ore, pyet dy te
dashuruar qe presin te takohen.
Per te kuptuar vleren e nje minuti, pyet dike
qe sapo ka humbur trenin.
Per te kuptuar vleren e nje sekonde, pyet dike
qe sapo ka shpetuar nga nje aksident.
Per te kuptuar vleren e nje te miljonten e sekondit,
pyet nje atlet qe ka fituar medaljen e argjendte ne Olimpjade.
Jepi vlere cdo momenti qe jeton, dhe jepi akoma me vlere nese
e ndan me nje njeri te vecante, aq special sa ti dedikosh
kohen tende dhe kujto qe koha nuk pret asnje.

E djeshmja? Histori.
E nesermja? Mister
Ja pra pse eshte e tashmja!!!
Dhe mbaje mend, koha nuk do te te prese.
Jepi vlere cdo momenti qe ke dispozicion.

Do ta vleresosh me shume nese do te mund ta ndash me
nje njeri per ty te vecante.

E kote qe ndokush qahet se s'ka kohe,sepse dhe nese s'ke shume kohe,kerko... dhe :

Gjej kohen per te luajtur,
Loja eshte sekreti i rinise se perjeteshme.

Gjej kohen per te menduar,
Mendimi eshte burimi i Fuqise

Gjej kohen per te enderruar,
keshtu do te zgjedhesh me mire Yllin tend te zemres.

Gjej kohen per te lexuar,
leximi te jep bazat e Diturise

Gjej kohen per miqte,
i hap horizontet lumturise

Gjej kohen per te qeshur,
e qeshura eshte muzika e shpirtit

Gjej kohen per te ndihmuar te tjeret,
sepse dita eshte shume e shkurter per egoistet

Gjej kohen per te dashuruar,
sepse te te duan eshte privilegj i perendive

5 komente:

  1. E bukur dhe e vertete
    qe nga fjala e pare e deri tek e fundit.

    PërgjigjuFshije
  2. Kjo me bankën ... e fortë , e vërtetë dhe e bukur Edi .

    PërgjigjuFshije
  3. sh e bukur ne pikpamjen filozofike

    PërgjigjuFshije
  4. vertet shume e bukur Edrus..

    PërgjigjuFshije
  5. Bo Bo Erdus, me gjith keto nuk u le me kohe njerezeve te marrin fryme. Me pelqyen pa mase te gjitha ç'ke shkruar, me pak fjale do ti permblidhja : Mos plakeje kurre, mos vdekje kurre.

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet