17 shkurt 2008

GËZUAR KOSOVË!

17 Shkurt 2008 një ditë e shënuar për historinë e popullit shqiptar, një ditë e paharruar për të gjithë ata që gjithmonë e kanë ëndërruar këtë Ditë, një ditë që më shumë se asnjë përkujtim, ja ngre kujtimin në piedistalin e Atdheut të gjithë atyre që u flijuan dhe dhanë jetën për këtë Ditë, një ditë që e kishim ndërmjet ëndërrave dhe aspiratave SOT KURORËZOHET!

GËZUAR KOSOVË
QOFTË KJO DITA E RILINDJES KOMBËTARE
QOFTË KJO DITA E RILINDJES SË NJË SHTETI
QOFTË KJO DITA E HAPIT TË PARË PËR NJË POPULL TË LUMTUR NË JETË TË JETËVE!

GËZUAR KOSOVË
Gëzuar në emër të të gjitha luftërave të bëra për liri
Gëzuar në emër të atyre që jetën dhanë për këtë ditë


Gëzuar në emër të të gjithë atyre që zemra ju drithëron kur përmëndet emri Yt

GËZUAR PAMVARËSINË KOSOVË!

Nga Asdreni, që shkrojti hymnin tonë kombëtar, një tjetër Hymn që sot merr ngjyra më të bukura kushtuar Kosovës:
Kosovës

Kosovë, o vend' i famshëm i trimnis,
Kosovë, o lule e bukur e Shqipnis!

Ti bjeshkat plot vjollca rreth i ke,

Si vashë e virgjën: nuse sikur je;
Dhe malet me bor Mi krye i ke kunor!

Kosovë, o atdhe i lavduem i burrnis
Ti ke pas kjen mbretnesha e Rumelis!
Nalt mbaje kryet t'and si gjithmon
Difto-u e zonja; koha sot e don

Ti t'çohesh përsëri
N'luftë t'mbarë për liri!

Se teje të madhe shpresë ushqen Shqipnija
Me burra ti q'i len, t'gjatë si selvija,
Sokola mali, shoq në bot' që s' kanë
Si luaj e si dragoj plot forcë që janë,
Që e derdhin gjakun prrue Atdheun për m'e shpëtue!

Ke bij që s'kanë drojë asnjë pikë
As syni far' u tutet, s'dinë as frikë
Anmikut kur i sulen me rrebtsi
Si breshni mi te hidhen me duhi.

Gra e vasha ke, si zana sy-mëdha
Trimnesha qi Shqipnija din m'i ba
Qi rrokin armët në luftë me gas tuj shkue
Ja se me mund, ja se me dekun tuj luftue!
Për nder të shtëpis s'vet; E falin shpirt e jet!

Kosovë, o trimneshë, lule e rrallë
Detyrën tin'e ke me dal sot n'ballë
Se mbrrini koha, tokën për m'e mprue

Anmiqt e motçëm jashtë me i dëbue
Se mjaft e kanë robnue Dhe n' zjarm e kanë prue!

A mund m'e durue pa pra kët zgjedhë
Që të huejt para syve të t'venë ledhe
Për me t'rrzue nër kamb' e për me t'shkel
Për me t'ba gjithė copë, mirë si ju del
Dhe duersh mos të lëshojn' Prej faqes s'dheut të t'shojn!

Disa "Serbi e vjetër" duen me i thanë

"Maqedhoni" do t' jerë emnin ja lanë!
Atyne si u pëlqen kufijt i venë
Shqipnija veç mbas dojes s'tyne me kjenë;
Mendojnë pa turp kurrfarë Se s'ka nji komb Shqiptarë!

Përpara burra, rrokni hut' e shpatë

Prej zis pështonëje Kosovën e ngratë
At' nanën t'uej t'lidhun kamb' e dur
Q' anmiqt e kan vorrue me dhe e me gur,
Me lott qi qan e ankon E asnji nuk i ndihmon!

Shqyptarë mos kujtoni bes' e fe

Po nanën ju kujtoni qi u ka le
Qi ka mbet fill e vetum si gru e ve
Prej bijet e harrume mi ket dhe!
Se ansht turp i math për ju Të huejt me iu çnderu!

Sot ora mbrrini, dita e bekueme
Shqipnin m'e ba në bot' një vent t'lirueme!
Kosovës emnin me ja ngref te qilli
Për çud të botës sa ka me shkëlzy dilli

Me rrnue një Shqypni Si zonjë në lumni.

Shqyptarë, çoni-u, vllazën ora mbrrini

Si Geg' e Toskë nalt flamurin e ngrini!
Një Manastir, Shkup, Shkodër e Janinë
Një trup bani-e an' e mb'anë Shqypninë
Si ç'trimit mirë i prek
Me nder n'luftë me dek!

6 komente:

  1. Sot është një ditë e bardhë!

    PërgjigjuFshije
  2. Sinqerisht sot ndihem ndryshe. Gezuar Kosove

    PërgjigjuFshije
  3. O Ed, tashme Kosova ka nje flamur te vetin, edhe pse ne gjak kosovaret do te kene vetem shqiponjen dykrenare me sfond te kuq gjaku.
    Gezuar!

    PërgjigjuFshije
  4. bAC U KRY!!!


    NUK KA KOMENT MA DOMETHENES QE ME VJEN TE THEM!

    PERSHENDETJE ED DHE GJITHE SHQIPTAREVE QE VIZITOJNE KETE BLOG

    PërgjigjuFshije
  5. Flamuri që sapo miratoi Parlamenti Kosovar, me thënë të drejtën, nuk më entusiazmon! :(

    PërgjigjuFshije
  6. http://www.You4Dating.com

    Vend Takim Online per te Gjithe.

    1.Websiti yne eshte drejt dhe i shpejt per te Gjeture Shoke (Shoqe),Partner apo Fatin tuaj Online
    nepermes Internetit,Deshironi te Kaloni kohe te Mire Vizitoni Websitin Tone.

    2.You4Dating eshte eshte Websit ne Internet per ta Gjeture Fating dhe eshte 100% Falas.
    Ne ju lejojm ju qe te hapeni Konton tuaj Falas dhe te Lejoni dhe Bllokoni Kedo sipas deshires suaj.

    3. http://www.You4Dating.com , eshte website i ndertuar nga Shqiptaret e Anglis ku te gjithe ju jeni te Mireseardhure,You4dating.com
    eshte website Profesional i Dezajnuar per te gjithe dhe Vizitoret kane Kontroll te Plote te Kontos se tyre: View messages
    View messages ,Address Book , My data,My profile,Who seen profile,Change profile,Remove profile, Search,All users,Users online:,Visited profiles,Matchmaker, Options,Options,Change password,Ban list,My Favorites dhe shum te tjera.

    4.You4Dating.com eshte Website Internacional per te gjithe pa marr parasysh se cfare Gjinie apo Feje Jeni,te gjith jeni te Mireseardhure.

    5.You4dating.com eshte 100% Falas.Keni shkuar deri ketu s'ju pengon asgje dhe s'ju kushton asgje qe ju te Regjistroheni,Vizitoni Websitin qe te Filloni Takimet me Personat qe ju Deshironi,Faleminderit dhe Respekt.

    http://www.You4Dating.com
    -------------------------
    http://www.You4Dating.com
    -------------------------
    http://www.You4Dating.com .

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet