04 dhjetor 2007

Formula më e bukur e matematikës

Kjo është një nga formulat më magjike dhe shpesh e cilësuar prej matematikanëve si formula më e bukur e matematikës, e njohur dhe si formula e Eulerit.
Në të, aq magjishëm ndërthuren koncepte matematikorë aq të ndryshëm, aq 'magjikë' dhe që në matematikë janë njohur në kohë dhe vënde të ndryshëm.

Në këtë formulë bijen në sy π dhe e, dy konstante që vijnë nga fusha të ndryshme të matematikës dhe që numri imagjinar i i lidh në mënyrë kaq të çuditëshme.

Dhe në fakt;
- π (pi greku) që njihet që në greqinë e lashtë dhe është një konstante e njëjtë për çdo rreth dhe gjendet nga raporti i perimetrit me diametrin e tij (π= p/d=3.14159265...)
- e (Konstantja e Neperit) e= 1+1/1! +1/2! + 1/3! + 1/4! .......=2.7182818....
- numri imagjinar i, ku 'i ' është rrënja katrore e -1

Shikohen gjithashtu 1 (element neutral për shumëzimin) dhe 0 (neutrale po ashtu për shumën)

Më duket se diku/dikur kam parë një farë vërtetimi të kësaj formule (kur ta gjej ndoshta do ta sjell.... megjithëse ka mjaft çuna dhe goca të Matematikës këtej që mund ta thonë fjalën e tyre), por një gjë më kujtohet mjaft mirë... se kam qeshur me atë shokun që ma dërgoi (dhe që mund ta gjeni të aplikuar këtë formulë) dhe mund ta shikoni këtu.

00000000 Pjesa e dytë 0000000000

Pasi pashë tek blogumatematik që i ishin përgjigjur "thirrjes" për të bërë vërtetimin e formulës së Eulerit, ja dhe një paraqitje skematike e problemit:

5 komente:

  1. ej nuk eshte se eshte kaq magjike ne vetvete se sa magjike ne aplikacionet ku perdoret dhe ne dobine e saj te gjithanshme.

    PërgjigjuFshije
  2. paska filluar Euleromania, edhe andej nga blogumatematik ka nje artikull mbi formulen e Eulerit. :-)

    PërgjigjuFshije
  3. Me lej mësues, të dal pak jashtë unë?
    Sa ta zgjidhin të tjerët, e kam fjalën!

    PërgjigjuFshije
  4. :s si i behet qe skap gjo une???...dmth sa pashe ca shenja mos kuptimi...m kapi frika...

    ...po shoqeroj n.agon jashte :s

    PërgjigjuFshije
  5. Me leje mësues, kjo më ngacmon mua! :)

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet