03 korrik 2007

Kush janë "majtistë-marxistët" e vërtetë sot?

" masturbimet verbale
majtiste-marksiste-muhamediste
nuk
zgjidhin asgje
pervec nyjeve qe mund t’ju jene krijuar ne tru."


Të denja për t'u shënuar në "Thënien e ditës".

Miopia e ndokujt për ta parë realitetin në sy, është për tu diskutuar.
Aq më tepër, kur ata dikush-ër, në mungesë të argumenteve, kanë lirinë dhe të drejtën që të thonë ç'të duan, dhe shprehja e mësipërme tregon mungesën e arsyes në formimin e një përgjigje të denjë për t'u quajtur e tillë dhe mungesa e argumenteve, i çon këta njerëz deri sa të hedhin fjalë në erë pa ditur se ç'thonë (do të ishte më mirë që të mos flisnin fare).

E kam fjalën për një diskutim që bëhej tek "peshku pa ujë", ku megjithse analiza ishte bërë nga "the economist", autori i shprehjes, s'gjeti mënyrë më të mirë se të shfrynte inatin e tij ndaj atyre që kritikonin politikën amerikane të viteve të fundit (dmth ndaj komentuesve të peshkut, ndër ta dhe unë).

Janë argumente të stërthëna shumë kohë më parë nga ne 'trutharët' e Europës, por, "po s'e tha gazeta", për ndonjë, fjalët tona janë vetëm objekt talljesh, dhe, s'u nisa për të diskutuar rreth artikullit dhe s'do të qëndroj tek ato argumente por për të sjellë diçka tjetër për të diskutuar.




Me keqardhje që prek një tast shumë delikat, por do të doja të tallesha dhe unë një çikë me dikush-ërit.

Marr shkas dhe nga zhvillimet e fundit (të ngjarjeve në Angli) për të spieguar mendimin tim :
Nëse është e vërtetë që 5 nga 8 të ndaluarit janë mjekë/doktorë, dhe nëse vërtetohet që janë ata autorët e atentateve të dështuara , kjo hedh poshtë dhe argumentin tuaj të preferuar, që kamikazet ose atentatorët janë njerëz INJORANTË të doktrinuar/droguar me premtimin e 40 virgjëreshave.... sepse 5 doktorë që kanë mbaruar universitet dhe që punojnë në spitalet e Londrës, nuk janë ata naivët e Kabulit, por janë njerëz që KJO MËNYRË ZGJIDHJEJE E PROBLEMIT, ja u ka sjellë shpirtin në majë të hundës.
Dhe me këtë mënyrë zgjidhjeje, nënkuptoj Luftën (të nënkuptuar edhe këtë si luftë me armë).

Sepse LUFTËN kundër terrorizmit , në vehtvehte nuk mund ta hedh poshtë, por duke jetuar në shekullin e XXI-të, besoj se niveli i demokracisë dhe zhvillimit të shteteve të qytetëruara, do të ishte në gjëndje të gjente një zgjidhje politike(pra LUFTA ime është luftë DIPLLOMACIE/POLITIKE), të kërkonte që të eleminonte shkaqet që i detyrojnë këta njerëz që të arrijnë deri në atë pikë sa të shkatërrojnë qindra jetë të tjera të pafajshme.

Dhe ç'është më e bukura(dhe këtu përfundon tallja, por më vjen për të 'qarë'), janë po ata që kundërshtonin parimin e komunistëve që:"vetëm revolucioni (lufta e armatosur) do të zgjidhë situatën", që tashmë janë mbështetësit më të flaktë të zgjidhjes me luftë(rroftë revolucioni... urrra) të këtij problemi.... dhe aq më tepër, neve 'trumykurve' europianë që shprehemi për një zgjidhje politike e paqësore, na akuzojnë si :majtistë-marksistë ...(ndërsa muhamedistin ta mbajë për vehte, meqë unë të paktën s'jam besimtar).
S'e di nëse është për të qeshur apo për të qarë????

3 komente:

  1. Te paskan nervozuar. :)
    Artikullin e kisha lexuar, komentet i lexova kalimthi tani tani.

    Hiq nja 4-5 diskutante (njohje te vjetra tuat) te tjeret flasin me perafersi.

    PërgjigjuFshije
  2. Edrus, une artikullin qe thua ti nuk e lexova, por me pelqeu arsyetimi yt.
    Ne blog ndodh edhe te merzitesh nga fjalet e atyre qe "ti masturbano la mente".
    Isha nje dite i nxehur e pak i dehur dhe i thashe njerit. NON mi masturbare la mente!
    Prandaj rri i qete.

    PërgjigjuFshije
  3. ah mor Ed,si jan keto pune ,shiko ti keta qe thon se 'kamikazet jan te doktrinuar...'nuk e kuptojn qe jan vet viktimat e doktrinave,gjith informaacionet qe ju jepen nga media internet kisha etc jan nje propagand e persosur,nejse varu bidonat njerzve te till nuk ja vlen as te replikosh me ta.
    te pershendes

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet