01 korrik 2007

L'enigma dei numeri primi.

Sot isha gjithë ditën në plazh... ditë e bukur, uji jo dhe aq në temperaturën e duhur, por që pasi hyje, s'të bëhej që të dilje.
Nën çadër,isha përgatitur me numrin e fundit të "Sudoku"-t, por Dajana kishte arritur të merrte dje në bibliotekë librin që e pata porositur para shumë kohësh, piërisht:"L'enigma dei numeri primi" të shkruajtur nga Markus Du Sautoy.
Ndoshta shumë prej jush mund dhe të mbajnë mënd seri të ndryshme:
1,3,6,10,15....
1,1,2,3,5,8,13,....
1,2,3,5,7,11,13,17,19,...

E para është seria e numrave që elementi i n-të tregon se sa 'kokrra fasulesh' duhen për të ndertuar një trekëndësh me "n" rrjeshta, ku siç shihet, elementi i "n"=1+2+3+4+...+n (dhe shumkush do ta ketë dëgjuar historinë e Gaus-it 10 vjeçar që mësuesi i pati dhënë për detyrë që të mblidhte numrat nga 1 deri në 100, duke shpresuar që fëmijët do të humbisnin kohë dhe ai mund të merrej me problemet e tij, por shumë shpejt,Gausi u çua dhe dha përgjigjen:5050.
Ne vënd që të mbidhte numrat nga 1 deri në 100, ai vuri re se 1+100=2+99=3+98....=49+52= 50+51= 101
Dhe shumë thjesht; i mjaftonte që të shumëzonte këtë shumë me numrin e çifteve(50) që i dha rezltatin prej 5050.

Seria e dytë, akoma më e famshme, seria e Fibonacci-t, ku çdo element është rezultat i shumës së dy elementëve preçedentë.
Si llogaritet elementi i n-të i serisë së Fibonaçit?
S'mund ta spjegoj dot, por ka të bëjë me "koefiçentin e artë", ose "raporti i artë" që jepet nga numri 1,618 (një numër që është më pak i njohur se PI-ja (3,14), por që në natyrë ndeshet shumë shpesh (numri i petaleve të një luleje është gjithmonë një numër nga seria e Fib., koefiçenti i zhvillimit të spiraleve të lulediellit ose të boçeve të pishës etj etj)

Më duket se u përhumba më llafe, sepse doja që të flisja për librin:
Me një gjuhë të thjeshtë si të emigrantit, me të njëjtin stil (i mbushur me histori nga më të ndryshmet dhe me material matematikor njëkohësisht), sjell ndër lexuesit e thjeshtë një nga konxhunturat më të diskutuarat në historinë e matematikës:konxhuntura e RIEMANN-it, që ka të bëjë direkt me numerat "primi" (që mund të pjestohen vetëm me 1 dhe me vetveten, seria e tretë që kam shkruar më sipër)
S'po zgjatem më tepër, por ju them që në këtë libër, janë ndërthurur mjaft ide me historinë, anekdota nga jeta e personazheve të shkencës... shumë interesant.

8 komente:

  1. Edo, me kujtove javen e pare te punes, ketu ku po jam aktualisht. Kisha nje fare emri dhe kureshtja ishte e madhe qe cfare do jete ky tip albanezi. Nejse, nga nje department tjeter vjen njeri dhe me thote qe a mund ta ndihmoja me zgjidhjen e funksioneve prime polinomiale te fuqise 39 e siper. (keto jane te ngjashme me numurat prime, por jane funksione dhe jo thjesht numura). Te shoh, i thashe. Kerkova ne internet dhe pashe qe nje tip nga Franca, jo vetem i kishte zgjidhur kingu, por jepte edhe programin gratis ne internet vetem kerkonte ti permendej emri ne rast perdorimi. As qe e kisha problem hic. E mori zgjidhjen vellai jot te nesermen, gjithashtu shenova burimin, autorin dhe programin e perdorur, dhe ja u coj. Ata hapen syte! As qe degjonin se zgjidhja ishte rezultat i punes se nje tjetri. Si Cimi s'ka ne gjithe Atlanten, ishte llafi, etj. etj.

    Ma kujtove me kete historine e prime numbers....

    Matematike thuhet qe eshte gjuha e natyres. Nuk e di. Por ketu ne USA eshte pa diskutim power (potere).

    PërgjigjuFshije
  2. Më vajti mëndja tek ty kur po e lexoja librin :)
    Qoftë për 'zanatin' tënd, qoftë për mënyrën e të shkruarit të autorit ;)... dmth të hedhurit degë më degë me një rrjedhshmëri që s'të linte të merrje frymë.

    PërgjigjuFshije
  3. E paske pas qamet te veshtire diten sot....

    si ishte ajo pune e numrave ? :D

    PërgjigjuFshije
  4. libri u shtua te lista e zeze. Flm! :)

    PërgjigjuFshije
  5. Komenti u hoq nga administratori i blogut.

    PërgjigjuFshije
  6. Ervina, kisha marrë aparatin me vehte për të bërë ndonjë foto (europa vs Amerika :) ) për ca foto që kish vënë Blendi në flickr... llogarit, s'bëra asnjë foto :), gjithë ditën nën çadër duke lexuar dhe pa u 'hutuar' nga mrekullitë e europianeve ;)

    Ps: Matematikani vajz[s së tij 17 vjeçe që donte të dilte me të dashurin e saj 18 vjeç:
    -E dashur, 17 është numër primo, s'mund të pjestohet me numra të tjerë, ndërsa 18 mund të ndahet me 4 numra (2,3,6,9) :)

    PërgjigjuFshije
  7. @Strnage...... harrova që të të thoja se ka gjithë ato figura (kjo e thënë me shpresën që të të bëj të ndërrosh mëndje :P (përsa i përket librit)

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet