13 qershor 2007

Humor kinez

Ndoshta e mbani mënd një shkrim të bërë disa kohë më parë, në të cilin si me të qeshur flisja për problemin e ngrohjes globale... nëse doni të qeshni akoma, ja një provë tjetër:


Kuptohet që ne shqiptarët, e eklipsuam takimin e G8 me vizitën e aq përfolur të presidentit Bush, dhe lamë pa diskutuar që në fund të fundit, ai takim qe një dështim i plotë.

Një nga temat kryesore të këtij takimi, ishte arritja e një traktati të përbashkët të 8 vëndeve më të industrializuara të botës, për të ulur kufinjtë e hedhjes në hapsirë të bioksidit të karbonit... që megjithë 'impenjimin' e SHBA dhe Kinës, për t'u angazhuar rreth këtij problemi, la me 'gisht në gojë' të gjithë ata që shpresonin në diçka më tepër.

Do thoni ju ku është humori kinez?
Jo këtë rradhë 'të fortat' s'vijnë nga Amerika... këtë rradhë, kinezërirat vijnë nga Kina.

Qoftë dhe për përmasat e saj të pafundme, këto kohët e fundit, një pjesë e Kinës po vuan nga thatësira, ndërkohe qe nga një anë tjetër, prej disa ditësh, qindra te vdekur dhe mijëra hektarë të përmbytur nga shirat e shumtë, gjë që po forcon gjithnjë e më tepër dhe rritjen e koshiencës
ekologjike të kinezëve, por... ja e 'fundit':
Në kuadrin e Lojërave Olimpike të Pekinit (Bejning për 'mirikanët' :) ), një organizatë ndërkombëtare, kishte kryer matje te ndohtjes së ajrit në Pekin, ku si përfundim, rezltatet s'linin dyshime, ndohtja e ambjentit (në këtë rast e ajrit), arrinte vlera shumë më të larta se norma në të gjitha matjet e bëra.
Këto të dhëna ju paraqitën qeverisë Kineze, dhe ajo menjëherë u vu në lëvizje, duke nxjerrë një ligj të ri:
NDALOHET MATJA E NDOHTJES SË AMBJENTIT NGA TË HUAJTË.........

8 komente:

  1. nuk e di nese eshte shaka ,por po qe e vertet mir ja kan bere,paska zot vatani atje!(na kujton vatanin ton).se vdiqem ne nga statistikat e te huajve ne Shqiperi ;jo keni krim ,jo keni ate e kete...

    PërgjigjuFshije
  2. Ore, lere ...Bejingun ti(sic thone imirikanet) po, ne Tirane, duhet te jete ndotja me serioze e Europës!

    PërgjigjuFshije
  3. @ N.Ago: E mate gje ti gjate vizites ?

    PërgjigjuFshije
  4. Po, afer mendjes qe e mata. Pse, ashtu kot them une?!

    PërgjigjuFshije
  5. Edrus!Të kam kërkuar dhe,ndoshta,arrij të komunikoj.Së pari,të falënderoj tek ky"blogu yt"se çfarë ke bërë për mua.Tek "bloguim" do të gjesh diçka enkas për ty,për Emigrantin,Akull-najën.Kjo"kinezëria" vërtet i shkon për shtat asaj se qesh se nuk qaj dot.E keqja është se nga pak"kinezëri" kemi secili dhe mezalla se e shohim dot.Nuk po të shkruaj më gjatë se nuk di a do arrij komenti.Në arritët,do rikthehem.
    Përqafime,Përparim Hysi,13 qershor 2007

    PërgjigjuFshije
  6. O Papi, po shyqyr qe u bere i gjalle ne keto nahijet ketej o njeri.

    Tani direkt e te blogu jot me ke.

    Shenoi ne nje vend emrin e perdoruesit (qe eshte vec nje adrese e-maili) dhe fjale kalimin.

    Ajo cka bere Edrus eshte ultra e fisme. Duhet ta besh qytetar nderi te Republikes Hysi me dekret te posacem!

    @Ed: Une sepse e kam te veshtire ta kritikoj Kinen .... megjithqe cdo gje, botkuptimi dhe konstrukti im i brendshem s'kerkojne gje tjeter vec ta bejne "pestil" ate regjim dhe ato tanke qe mershuan mbi Tien An Men....

    Dicka me pengon, mbase ato shifrat e rritjes ekonomike. Qe jane shume kokeforte.

    PërgjigjuFshije
  7. Përparim, kërkoi Blendit adresën time, dhe me dërgo nje adrese tenden, që të të jap paswordin që të shkruash direk vetë atje.

    Emigrant, edhe unë kam njohur vënde qe kanë filluar 500 vjet pas të tjerave, dhe në 30- 40 vjet arritën që të kalojnë shumë e shumë të tjerë.... mos i shiko sot që bëjnë akoma si para 500 vjetësh :P

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet