11 qershor 2007

Ndajfoljet e kohës (detyra e shtëpisë)

Lëkura jote e rrudhur
është shenjë lashtësie,
vazhdon të rrijsh e heshtur
o rrënjë historie.
zure bregun me këmbë
herët, pa ngut e morre më nge
gjethet e barit këput avash me dhëmbë
ashtu si atëherë, kur fjala 'Kur?' nuk qe.

Dembele nën diell shullëhesh
nën rrezet e diellit zhguallngrohës
Dhe s'do te doje që zhgualli yt të bëhesh
si lëvozhgat e thata të ndajfoljeve të kohës.

9 komente:

  1. Lëkura jote e rrudhur
    është shenjë lashtësie,
    vazhdon të rrijsh e heshtur
    o rrënjë historie.


    yll me flamur meriton:))

    PërgjigjuFshije
  2. komplimente Edrus, shume e fuqishme..ato dy vagjet e fundit te kepusin fare..

    PërgjigjuFshije
  3. :) E pelqeva!

    Si eshte kjo puna e detyres s shtepise se nuk po e kap?

    PërgjigjuFshije
  4. gjethet e barit këput avash me dhëmbë
    ashtu si atëherë, kur fjala 'Kur?' nuk qe.


    shume bukur!

    Strangeman, Edrusi u dha, ose me mire kish ne mend t'u jepte te tereve detyre shtepie te shkruanin diçka me teme "levozhgat e thata te ndajfoleve te kohes". Elais e beri, Edi po, rradha jote;)

    PërgjigjuFshije
  5. Ed ,mos u lodh kaq here te tjera...Ruaje veten...

    PërgjigjuFshije
  6. Zana xke nn te ne vai :P

    Aludimi ndërmjet breshkës së vockël dhe diçkaje tjetër dhe ndajfoljeve të kohës u nisa që t'a bëja me një 'vulë' të veçantë (shiko gërmat e para të vargjeve në fillim)

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet