15 qershor 2007

Blasfemi (ose në kufinjtë e saj)

Ndokush ishte demokrat.

A kam qënë demokrat?
Ëëë??
Më pëlqejnë kur më pyesin. Doni të dini se a kam qënë demokrat?
Jo?
Më në fund, askujt s'i bije më ndërmënd ky muhabet, të gjithë kërkojnë të fshihen dhe asnjëherë nuk i sqarojnë gjërat.
A kam qënë demokrat?
A ka patur demokratë??
Po kishte demokratë...

Ndokush ishte demokrat sepse:

- Është rritur në Mamurras.
- mamaja ishte
- shikonte Italinë si të ardhmen dhe Amerikën si parajsën mbi tokë.
- ndihej vetëm
- kinemaja, teatri, literatura... gjithçka e kërkonte.
- "historia është nga ana jonë"
- ndokush ja kishte thënë
- ndokush s'ja kishte thënë të gjitha
- ndokush sepse më parë qe komunist
- ndokush sepse besonte Saliun
- ndokush nuk besonte më Ramizin
- ndokush se donte të bëhej i pasur
- ndokush ngaqë ishte pa zot kishte nevojë për nj të tillë
- ndokush sepse ëndërronte që të bëhej politikan
- ndokush sepse s'donte që të ngelej punëtor
- ndokush sepse donte një rrogë më të lartë
- ndokush sepse shikonte që lufta e klasave po shuhej
- ndokush thjesht për inat të prindërve
- ndokush thjesht për t'i bërë qejfin shoqërisë
- ndokush vetëm se i pëlqenin kanalet e huaja ne Tv
- ndokush për modë
- ndokush për prinçip
- ndokush se qe i persekutuar
- ndokush sepse donte që të shikonte gjithçka të privatizuar
- ndokush sepse e kishte marrë RD si Bibla sipas Saliut
- ndokush sepse kujtonte se 90% ishin të persekutuar
- ndokush sepse kujtonte se kish të drejtë të ishte më demokrat se të tjerët.
- ndokush sepse tashme ishte dhe Partia Demokratike
- ndokush sepse s'kishte alterantivë tjetër
- ndokush sepse kujtonte se më keq se ne qe vetëm Uganda
- ndokush sepse s'duronte që të shikonte të njëjtën qeveri për 40 vjet të tjera.
- ndokush sepse miqtë e tij ishin demokratë
- ndokush sepse kundërshtarët e tij ishin demokratë
- ndokush sepse kujtonte se ishte por që ishte diçka krejt tjetër
- ndokush sepse s'besonte më që lumturia mund të arrihej për të gjithë
- ndokush sepse kërkonte vetëm lumturinë personale
- ndokush sepse kerkonte nje shtytje të re për të ecur përpara,
- ndokush sepse donte që të ndërronte përditë,
- ndokush sepse ndjente nevojën për një moral tjetër
- ndokush sepse ëndërronte që të ishte njeriu i ri
- ndokush sepse s'donte që të ishte njeriu i ri

Nostalgji?
Jo. Dhe s'më vjen keq.
Ndoshta edhe atëhere, shumë prej nesh vunë puplat dhe hapën krahët pa qënë në gjëndje që të fluturojnë... si pulëbardha "ipotetike".

Po tani??
Tani jetojmë akoma të dyzuar, nga njëra anë si njerëz që vazhdojnë të jetojnë egzistencën e përditshme të tyre dhe nga ana tjetër pulëbardha, pa as dhe më të voglën dëshirë për të fluturuar, sepse tashmë dhe ëndërra është zbehur.

Dy mjerime në të njëjtin trup.

9 komente:

  1. Demokrate jo. Teknokrate doemos!

    ps: Me pelqen kur blasfemon :)

    PërgjigjuFshije
  2. ... eh , Edi , skemi ç`ti bëjmë. Duam apo jo jemi pikat e fundit që bien nga çezma pasi ajo mbyllet . Veç kaq "PIKAT E FUNDIT" , asgjë më tepër . Duhet, ne ,të "biem" , që uji të fillojë e të rrjedhë në shtratin e tij nga i cili dhunshëm e nxorrën ata që u vetquajtën komunistë . Dhe sa keq , ndoshta sdo ja arrijmë asaj dite që padrejtësisht na mohuan.

    Të përshëndes !

    PërgjigjuFshije
  3. Te paskan zene krizat e identitetit, Edrus? :P :)

    PërgjigjuFshije
  4. http://www.youtube.com/watch?v=emoFu3iejiQ

    Akull dhe Elais, kur përdora fjalën BLASFEMI, e kisha me atë që 'guxova' të 'prekja' fjalët e të madhit Giorgio Gaber... ku ata që kuptojnë italisht, do të shikojnë që dy termat kryesorë janë në paraqitje shumë të kundërt, por që në fakt... asgjë s'ndryshon.

    @Akullnaja: behet fjalë se përse TI (ashtu si gjithë të tjerët) mund të ishe/je demokrate (dhe s'bëhet fjalë për mua)... Ato ¨ndoshta sepse¨ janë përgjigje ndaj pyetjes se, a kishte demokratë :)

    @Kris... mirë se erdhe :)... dhe duhet të kenë një farë ¨vjetërsie¨si puna jonë që të kuptojnë se përse bëhet fjalë :P

    PërgjigjuFshije
  5. Kur lexova perkthimin se kuptova tamam ku e kishe llafin, por ajo video ishte klas fare

    PërgjigjuFshije
  6. vertet qe jane zbehur ato ideale Edrus..askush nuk beson me ne to...dhe mire qe nuk beson them une. dhe ajo na duhej.

    PërgjigjuFshije
  7. Ed, te kapa 100%, veç desha nje here te replikoj ne stilin tend... :D

    Gjithmone behet fjale per endrra, ajo qe s'kemi eshte me interesante, na jep "...uno slancio, un desiderio di cambiare le cose, la vita..."

    E gjitha eshte te gjesh nje enderr te re...

    Ja week-end te vizllueshem!

    PërgjigjuFshije
  8. ps. videoja ishte klas! :)

    pps. "sepse vjen nga Mamurrasi", akoma dhe me klas...:)

    PërgjigjuFshije
  9. Sa shume te verteta ke thene ne kete "blasfemine" tende. Fatkeqesisht, ka njerez qe besojne ne te tilla gjera akoma, kthe syte nga vatani dhe gjen njerez mjeran qe akoma i besojne ose duan te besojne ne termin "demokrat".

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet