25 maj 2007

Ftese per te gjithe

Per ne qe kemi filluar ne internet duke klikuar 'shqip, shqiperi, albania' ne google, eshte e pamundur qe te mos kemi bere nje xhiro ne 'detin' e forumeve shqip.
Dhe ne ate mori forumesh, eshte e pamundur qe te mos jemi perballuar me 'naivitetin' e shumices se anetareve ose me arrogancen e dikujt qe ne ate forum kujton se di gjithcka...... dhe pashmangshmerisht, ato forume harrohen qe egzistonin.
Pse po i rikthehem temes se forumeve?
I rikthehem sepse pas shume kohesh, dhe pas disa peripecish qe pati kaluar, ka disa dite qe jam rikthyer tek tirana city, ku me beri pershtypje ideja dhe puna e mire e bere nga autori i asaj faqeje, nje faqe kryesore te renditur mjaft hijshem dhe shume te pasur me informacione , qe shpresoj qe, per emrin qe ka ajo faqe, te behet nje pike riferimenti me te vertete e vlefshme dhe vazhdimisht e axhornuar persa i perket informacionit nga kryeqyteti yne.
Perveç faqes kryesore, nder te tjera ka edhe nje forum shume te bukur, ku mjaft djem dhe vajza hyjne perdite qofte dhe per te pershendetur njeritjetrin dhe per te shkembyer mendimet e tyre rreth temave te ndryshme qe nisen here pas here.
Perse po e bej kaq te gjate?
Sepse ve re se edhe ketu, ashtu si ne gjithe forumet e tjera, temat me te rrahura jane ato me banalet (pershendet ate qe eshte siper, vazhdo me dy germat e fundit etj etj) dhe kjo jo se anetaret e forumeve s'dine se c'te thone ose c'te shkruajne, por dhe per mungesen e temave qe do te mund te ndiznin diskutime te perditeshme.
Prandaj po ju drejtohem me kete ftese te gjithe atyre qe do te lexojne kete shkrim, qe te regjistrohen dhe te fillojne here pas here qe te 'levizin ujerat' ne forumin e tiranacity-t (dhe kete e them se jam i bindur qe te gjithe ju e keni bagazhin e duhur per te kontribuar ne ate faqe qe une mendoj se DUHET qe te pasqyroje dhe mendimin e shqiptareve te zgjuar dhe te mencur qe ju jini.

C'do te me pelqente?
Do te me pelqente qe te shkruheshin dhe te ngriheshin per diskutim, shume nga temat qe shkruajme ne blogjet tona..... do te me pelqente qe 'mamadhija' te behej pjese e atij forumi ashtu si dhe 'recetat' e mamaEnit :), ashtu sic do te me pelqente qe te organizoheshin dhe konkurse te ndryshme (ashtu si ato qe organizohen ne flickr me 'fotografet shqiptare'.... ashtu si do te me pelqente qe c'dokush qe ndihet i zoti ne ndonje fushe te caktuar (histori,gjeografi,matematike etj etj) te merrte ne 'patronazh' nje nenteme(dhe ka per c'do fushe) dhe te jepte kontributin e tij per te rritur informacionin dhe 'formacionin' e te tjereve dhe pse jo dhe te pasuronte bagazhin e tij....... dhe pse jo, ate deshiren time per te gjetur nje vend ku te mesohet gjuha shqipe te mos behet po atje (ka nentema ne gjuhen italiane dhe angleze, por mund te krijohen te tjera ne forma kursesh per te mesuar gjuhet e huaja, ku nese bazen per mesimin e gjuhes se huaj mund t'a gjejme ne internet, kontributi yne te konsistoje ne te qenit prane me spiegimet dhe shtjellimet e rasteve ashtu sic perdoren ne jeten e perditeshme).
Ndoshta e bera nje çike terkuze, por po perseris dhe nje here ftesen time per te marre pjese ne ate forum dhe te jeni nje cike 'paciente' me fillimin (qofte deri sa t'ja merrni doren forumit, qofte deri sa te mesoheni me komentet njerrokshe po/jo :) )

11 komente:

  1. Edrus nuk e dija se paskan vene recetat e mia tek tiranacity.hyra po nuk pashe gje une, ma dergon dot linkun e faqes?
    sa i perket forumeve , nuk e di a me del koha te hyj dhe ne forume.dhe peshkun e lexoj me nje fryme:( ideja jote eshte shume e mire sepse forumet kane tema mbase jo te keqija por kryesisht te mbushura me replika te rendomta , ndaj ideja jote eshte per tu duartrokitur sepse duke bere me shume kujdes mund te realizojme forume shume me te mira dhe mesimdhenese.por kjo do pune , kohe..Mgjth te falenderoj per idene.

    PërgjigjuFshije
  2. Eni, nuk eshte se jane vene recetat e tua, por do te me pelqente qe recetat e tuaja ti vije dhe atje :), dhe te jepje dhe keshilla per gatimin ;)... dhe sidomos per fotografine :)

    PërgjigjuFshije
  3. Edrus flm shume per konsideraten por ende nuk e shoh veten te denje sa te jap mesime mbi kuzhinen sepse une thjesht gatuaj gjera praktike qe mbase juve ju pelqejne nga fotot me shume dhe nga tekstet qe perpiqem ti bej zbavitese jo thjesht receta sepse e kam vdekje ashtu.po me doli koha do mundohem te hedh ndonje sy ne forum..
    tek forumi dardania kishin vene fotot dhe shkrimet e mia nga yummania direkt ashtu siç ishin. e kishin vene dhe linkun e faqes time por siper emrit te recetes dmth njerez qe s'para marrin vesh shume nga interneti nuk do ti shkonte mendja ta shihnin si faqe..e zgjata shume thjesht doja te te mbeshtesja ty ne idene qe forumet tona nuk jane ende shume kreative dhe çdo gje merret sa andej kendej.nejse po s'pertove hidh nje sy tek komentet e fundit te shkrimi i fundit i Banagos se aty kemi nje propozim goxha interesant!
    shendet dhe fundjave te mbare..

    PërgjigjuFshije
  4. Ed, sot po e bej ala shqiptarce, po dal per vizita ne blog-et e miqve virtuale, per arsyen me te thjeshte ne bote: se sot kam kohe. Eshte fund jave, ne fakt fundjave i gjate, se te henen e kemi pushim ("Memorial Day" i thone ketej pari).

    Qe thua ti, Ed, bera nje vizite nga Eni (ajo ishte "Stambollije" - shume interesant!), i bera qoken eT, te Bleta jam pjesmarres i vjeter (i vetmi blog shqiptar vec Peshkut) dhe direkt rruga me sjell ne shtepine tende. Tek eT shpura ca raki thane, i thashe ta fshehi ne ndonje qoshe qe ta pijme treshe kur te kemi kohe, pra kur te na lere "kapitalizmi".....

    Do perpiqem te gjej me teper kohe per tu zhytur ne universin virtual shqiptar, dhe postime si ky i joti ketu siper me ndihmojne te orientohem.

    Me siguri do shihemi se shpejti.

    Deri atehere.

    Cimi

    PërgjigjuFshije
  5. Kjo per enin: a ka bere ndonjehere "imam bajalldi"?

    PërgjigjuFshije
  6. mire se erdhe çimi :)
    Eshte kenaqesi dhe nder per ne qe te jemi nderuar me viziten tuaj :P
    Kur te vish ndonjehere ketej, imam ballajdine e qan gruaja :), edhe ndonje pike raki thane ka ngelur andej nga fundi i sendykut :)

    PërgjigjuFshije
  7. Emrigrant: ende jo:) po po bej nje se shpejti s'po ta prish:)

    PërgjigjuFshije
  8. emigrant : futu tek www.yummania.wordpress.com per te pare gatimet e tjera te miat:)

    PërgjigjuFshije
  9. WWWOOOOOOOWWWWW! Eni... kjo faqe u fut direkt te favorites.... Dhe kur, tani qe jam me diete... :-( :-(

    Hallall....

    PërgjigjuFshije
  10. flm emigrant dhe sorry edrus per perdorimin e faqes tende:)

    PërgjigjuFshije
  11. maura.1@infinito.it28 maj, 2007 13:48

    Pa dashje hasa ne faqet e krijuara nga ju. Duke hapur blooger tuaja krijova nje ide per menyren se si komunikoni. Me pelqeu. Komplimentente .
    Ju pershendes te gjitheve.

    PS. Do perpiqem te marr pjese ne temat tuaja.

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet