03 mars 2007

Rregullat e burrave per grate

Po afron 8 Marsi,dhe e dime 'detyrimin' qe kemi,por edhe ju duhet ta dini se:


1- "Po" dhe "Jo" janë përgjigje plotësisht të pranueshme për pothuajse çdo pyetje.

2- Një dhembje koke që zgjat për 17 muaj është problem. Shko te doktori.

3- Çdo gjë që kemi thënë para 6 muajsh nuk është e pranueshme si një argument. Në fakt, të gjithë komenteve u bie vlera dhe anulohen pas 7 ditësh.

4- Nëse mendoni se jeni e shëndoshë, ndoshta jeni e tillë. Mos na pyetni fare.

5- Nëse diçka që ne themi ka dy kuptime dhe njëri prej tyre ju bën të ndiheni e nevrikosur apo e inatosur, ne kemi thënë kuptimin tjetër.

6- Ju mund ose të na thoni të bëjmë diçka ose të na thoni se si doni që kjo gjë të bëhet. Jo të dyja bashkë. Nëse ju e dini se si bëhet më mirë, bëjeni vetë!

7- Kur është e mundur, thoni çdo gjë që keni për të thënë gjatë bisedës përkatëse. Mos e rihapni më atë temë (siç bëni zakonisht…)

8- Të gjithë burrat shohin vetëm 16 ngjyra, si programimi standard i Windows-it (windows default settings). Pjeshkë, për shembull, është një frut, jo një ngjyrë. Kungull është gjithashtu një frut. Ne nuk e kemi idenë se ç’është violeta(manushaqja).

9- Nëse ju ha kurrizi, do t’jua kruajmë. Ne e bëjmë mirë këtë.

10- Nëse ne pyesim se çfarë nuk shkon ose çfarë keni dhe ju thoni “s’kam gjë", ne do të veprojmë sikur s’ka gjë. Ne e dimë se ju po gënjeni, por "zbatojme"deshiren tuaj

11 - Nëse bëni pyetje për të cilat nuk ju pëlqen të ketë përgjigje, prisni një përgjigje që nuk ju pëlqen ta dëgjoni.

12- Kur kemi për të shkuar diku së bashku, absolutisht çdo gjë që ju vishni ju shkon mirë. Me të vërtetë.

1 koment:

  1. interesant ky shkrimi.uroj qe meshkujt te jene vertete kaq te sinqerte..

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet