20 mars 2007

Ne pozicion luftimi

Edhe titullin e vura te njejte me ate te N.Agos per te thene se :LUFTA ESHTE VDEKJE,dhe pergjigjja me ane te forces,tregon vetem mungesen e theksuar te arsyes tek ai qe kujton se eshte me i forti.
Dhe habitem kur ka njerez akoma sot ne shekullin e 21 qe mbeshtesin arsyetimet e Bushit,kur nderkohe vete Amerikanet i kane denuar ato(nese rezultatet e votimeve te fundit s'donin te thonin kete......me thoni se perse po kerkojne te nderrojne ngjyre,apo thjesht per guston e te nderruarit).
Mund te jem dakord me pergjigjen e ndonjerit qe shqiptaret ne Irak shkojne thjesht per pare,por qe te kerkojne te gjejne justifikime ne emer te nje ideali te larte ne lufte kunder terrorizmit........do t'ju lutesha qe te mos e perdornit si argument se do te benit per te qeshur dhe femijet.
Dhe nje gje tjeter,mos u perpiqni te lidhni Kosoven me Ameriken ne kete rast,se s'qe Amerika e Bushit ajo qe nderhyri,por me duket se qe nje B.Klinton,qe me pare se te nderhynte,mori dhe aprovimin e Europes dhe prandaj gjerat qe beri AJO Amerike kane vlera,sepse kishin nje konsensus shume me te gjere se antiamerikanizmi qe shihet sot ne bote,dhe jo se njerezit e kane me Ameriken,por pikerisht per ato zgjidhje qe ka gjetur presidenti BUSH per te vene gjerat ne vend sipas menyres se Tij.

20 komente:

  1. O "djall me brirë"!
    Po ku e gjete këtë fotografi ore?
    E shoh unë, do bëjmë parti më vete unë dhe ti!

    PërgjigjuFshije
  2. edrus-tani qe the ti mos argumentoni kosava,usa etc ne si shqipo ate do bejm.te gjith d argumentojm atje.
    foto shum komike por pas keture fotove realiteti eshte i hidhur

    PërgjigjuFshije
  3. edrus, çfare do te ndodhte nese sot fuqite e huaja largoheshin nga Kosova, sot ne darke. Do te doja qe te na shkruaje ne skenar.
    Une jam kundra luftes veç nuk e di nese irakianet luftojne kundra pushtuesit amerikan apo kundra njeri - tjetrit. Nje gje ja ne çthone gazetaret dhe nje tjeter te shikosh statistikat e njerzve te vrare. Perseris une nuk e dua luften.

    PërgjigjuFshije
  4. " per te thene se :LUFTA ESHTE VDEKJE,dhe pergjigjja me ane te forces,tregon vetem mungesen e theksuar te arsyes tek ai qe kujton se eshte me i forti."

    Nuk me thua ERDUS, ç'eshte lufta, per ate me te dobetin??????????????????????????????????????????????????????????????,

    Mund te me thuash, ç'ishte lufta per Kosovaret ???????????????????????

    Dhe nje pyetje tjeter : Mos valle ishim ne shqiptaret ata qe ne 1998 bombarduam serbine dhe mbrojtem jeten e Kosovareve ???????????????????????????????????????????????????????????

    Nuk po shtoj me gjate se u merzita duke replikuar per ate qe eshte Bota REALE dhe ate qe FANTAZOHET.

    Mire do ishte te jetonim ne kopeshtin e edenit, por, per fat te keq, ja qe nuk jemi ne eden.

    PërgjigjuFshije
  5. Ka shume dallime midis nderhyrjes ne Kosove dhe nderhyrjes ne Irak.
    Nderhyrja ne Kosove nuk u be per interesat vetjake te nje presidenti apo lakejve te tij.
    Tena me duket e ke keqkuptuar Edrusin. Nuk po thote qe nderhyrja ne Kosove ishte gabim. Po te vesh re ne kosove nuk u vrane "paqeruajtesit" ashtu sic nuk u vrane as ne Shqiperi kur erdhen.
    Ne Irak ama nuk shihen si paqeruajtes shihen si uzurpatore.
    Ndryshim i rendesishem apo jo?

    Leonard me fal qe po perzihem ne nje koment qe i ke bere Edrusit po nese nuk deshirojme permiresim nuk e arrijme dot ate. Nese nuk deshirojme nje bote ideale (pa lufte dhe pa te pafajshem qe "flijohen" per qejfet e njerit apo te tjetrit) nuk do te perpiqemi te arrijme ate dhe do te ngelemi ne vend me po ato luftera dhe po ato konflikte interesash qe ngriten e rrenuan perandori pas perandorie.

    Kaq tani qe mos ta bej si roman.

    Edrus: Ke gjetur foto te goditura per te ilustruar mendimin tend.

    PërgjigjuFshije
  6. Elais
    Nuk thash se jam kundra asaj qe lufta eshte e barabarte me vdekjen.Nuk me njeh, por une qe po te flas keshtu, kur beheshin demostrata kunder luftes kam qene ne shesh per te protestuar kundra luftes. Gjithmon ka patur dhe do kete njerez qe do flasin kundra luftes, por lufte serish do kete.
    Dhe nese per irakienet amerikani eshte nje armik, per ne qe na ka zene rrota bishtin eshte nje mik, dhe se mohon dote, pa pare as arsyet apo qellimet perse amerikani po te ndihmon, se jam mese i sigurte pse e ben, ia di qellimet, jo se iu be vone per shqiptaret.
    Por kjo bote eshte me se reale, dhe ne kete bote me i forti mbizoteron, shtyp me te dobtin, porsi ne nje xhungel me kafshe te ndryshme, perveç se me nje dallim te madh ketu, se nese kafshet vrasin se jane te uritura, pra per tu ushqyer, ne njerezit vrasim se keshtu na pelqen.
    Megjithate, qysh ne mijra e mijra vjet, qe ne kohen e romes apo trojes, kjo bote i ka njohur luftrat, dhe si per fat te keq do vazhdoj ti njohe gjat gjith ekzistences se saje.
    Po me thua se amerikanet ne irak shihen si pushtues, me fal po, pa kthehu pak mbrapa ne kohe, dhe kujto se ne vitet 1978-80-82 kur iraku ishte ne lufte me iranin, amerikani ishte aletai i irakut apo jo? Pra nje mik i irakut.

    Me kupton tani se ç'dua te them une kur flas per boten reale Elais !?

    PërgjigjuFshije
  7. @N.Ago,s'me ke per parti mua.Shendet

    @Tena:te nesermen Kosova do te ishte shtet i pavarur

    @Leonard,pikerisht se i konsideroj te dobet irakenet qe nderhyj njelloj si per kosovaret,dhe ashtu sic me dhimbte shpirti qe hidheshin bomba serbe mbi Kosoven,ndoshta s'jam i sinqerte qe te te them se me te njejten dhimbje ,vuaj edhe per kete lufte te padrejte,te pashkak ne Irak,dhe ku perdoren si mish per top dhe djem shqipetare.


    @Elais,ndoshta duket herezi,por do te doja qe ata dy popuj qe kane jetuar me njeri tjetrin per aq kohe me njeri tjetrin,te vazhdonin te rronin ne paqe(kosovaret dhe serbet),kuptohet nen juridiksionin e ri te nje shteti te pamvarur Kosovar.

    PERSE TE MOS KONSIDEROJME ALTERNATIVEN E PAQES??????
    Jo,nuk harrohet gjaku,por edhe te shtosh gjak nder shekuj,historia s'do beje gje vec se do perseritet :(

    PërgjigjuFshije
  8. Erdus

    Fatet e popujve te vegjel kane dale nga dyert e tragjedive te medha.

    Ismail Qemali.

    Shakara mund te behen sa te duash, e keqardhje ka per gjithkend, por, realiteti eshte i eger, dhe une e ti, apo miliona njerez te thjeshte si ne sado te çirren e te bertasin, nuk do ti degjoj njeri.

    Kjo vlen si pergjigje dhe per Elais.

    PërgjigjuFshije
  9. domethënë njeriu, nuk ka pse të vuajë për të drejtën, as ta kërkojë, nuk ka pse të luftojë për integritet dhe dinjitet, nuk ka vlerë të shqetësohesh, revoltohesh, vajtosh për padrejtësitë, krimet, mizorinë, makabritetin për milionat e njërëzve të vrarë më kot, për milionat fëmijëve jetimë dhe gjymtuar, për familjet përgjysmuara dhe të hedhura nes mjerimit më të padurueshëm, nuk ka pse të na vijë keq për ata që rrojnë nën terror dhe dhunë...sepse nuk kemi çfarë bëjmë...kush tha që nuk kemi çfarë bëjmë...por edhe sikur në një rast katastrofik të mos kemi çfarë bëjmë , duhet të ndalojmë e të kursehemi të jemi njerëz dhe të harrojmë se jemi të gjithë së bashku këtu dhe vuajtja e njeriut të pafajshëm dhe vdekja e tij nuk ka pse të na prekë të paktën, të paktën të na shqetësojë...? ke fëmijë ti Leonard? Unë betohem në Zotin që në çdo fytyrë fëmije të vdekur, të gjymtuar, të katandisur në një skelet, apo thjesht pranë prindit të vet të shpërbërë nga predhat, në Afrikë, Palestinë, Irak, Kashmir, Ceceni, Afganistan, Indi shoh fytyrën e fëmijëve të mi...nuk kemi çfarë bëjmë??...unë di si të vdes i qetë dhe i vrarë, por dikush, kushdo qoftë duhet të ketë ca më shumë respekt për veten për aq sa ajo vete merr pjesë për hir të dinjitetit njerëzor në vuajtjen e tjetrit.

    PërgjigjuFshije
  10. D.X ju nuk jeni i/e vetmi qe konstatoni kete realitet te hidhur dhe mizor.
    por per fat te keq ,njerzimi keshtu ka vuajtur,dhe do te vuaj.çfar mund te bejm ne ,thjesht si individ?ne jetoj ne nje epok moderrne ku informacionet(bashke me te dhe propaganda)perhapen per pak sekonda ne te gjith globin.prapseprap,ne nuk bejm dot asgje.sa protesta ,jan ber ne EU?
    sa artikuj emisione behen perdita?askush nuk jua ve veshin.

    PërgjigjuFshije
  11. Edi, Lufta ka lindur ne krahe te njeriut(edhe pse me diferenza enorme me kalimin e shekujve)dhe ka qene,eshte dhe do te jete vdekja me e dhimbshme,perderisa eksistojne interesa me te medha se popujt,dhe perderisa mbi te gjitha eksistojne qenie si Bush...

    PërgjigjuFshije
  12. @ d.x

    I dashur
    Une qe fola kaq gjate ketu, jam nje nga ata qe kur beheshin protesta ne rruge kundra luftes me gjeje atje duke protestuar, kete dhe me fakte mbasi kam foto nga protesta, ku me gjen dhe mua.

    Megjithate, e dija mire qysh nga fillimi se nuk do me kuptonin, ndaj nuk po vazhdoj me me replika.

    Per te lene pak te njohesh se KUSH eshte ky Leonard Seiti qe ka shkruar me larte si ka shkruar une do te bashkangjis ketu nje link nga siti i YOU TO BE te shikosh nje video qe e kam bere une, per ato se ç'sjell lufta dhe do kuptosh dhe qendrimin tim Pro apo Kundra luftes.Do kuptosh dhe psene e shkrimeve te mia ne nje menyre te tille. "Ndoshta jam bere teper realist kohet e fundit, nuk di... !"

    Ja dhe linku:
    http://www.youtube.com/watch?v=gtr6WGRTZ-Y

    E nese nuk do mjaftonte me kaq, do isha gati t'ju dergoja dhe fotot nga protesta e kundra bombardimit te Irakut qe eshte bere 4 vjet te shkuara.

    Me respekte

    PërgjigjuFshije
  13. Leonard unë të besoj në fjalë dhe më vjen shumë mirë, jam i prekur dhe ndihem krenar për ty. Fjalët e mia morën shkas prej asaj nuk kemi ç'bëjmë dhe u interpretuan prej meje si një lloj indiference vullnetare, gjë për të cilën të kërkoj falje. Unë nuk pajtohem me fatalizmin sidoqoftë, jo kur bëhet fjalë për jetë të vërteta njrëzish të vërtetë. Unë besoj, sipas, fjalëve tuaja, se ju mendoni njësoj. Të lutem të më besosh se unë mund t'iu kuptoj, i zoti i shtëpisë mund të shprehet dhe thotë se unë nuk jam duke gënjyer.
    Respekt dhe dashuri për Edrusin që ka hapur sofrën dhe me respekt për ju po ashtu.

    PërgjigjuFshije
  14. EdRus @
    Për parti, as mua më ke i dashur.
    E kisha fjalën për "parti" më vete!
    Që do të thotë se, biem dakort në mendimin fillestar timn se, trupat amerikane në Irak, janë pushtuese. Dhe si të tilla, edhe forcat shqiptare, të dërguara nga qeveria e Shqipërisë(por jo dhe e imja), janë forca pushtuese.
    Na pëlqen kjo, ose jo! E vërteta, mësëshumti vret.
    Dhe nuk komentoj më në këtë temë, pasi, siç lehtë mund të vihet re, nuk gjendet lehtë, gjuha e përbashkët.

    p.s. :D.X. të heq kapelen!

    PërgjigjuFshije
  15. @ d.x

    Nuk eshte indiference aspak i dashur, por, gjerat kane vendin dhe kohen e vete per tu demostruar.
    Te rrahesh gjoksin me fjale, dhe te mos jesh ne rruge kur behen demostrata, kjo mua me duket anormale.
    Ndaj ajo qe s'me pelqen mua eshte se ne flasim ne vendin e gabuar, ne kohen e gabuar.
    Ne bejme llogje ketu, kur askush nuk i degjon llogjet tona, dhe kur vjen puna qe dikush tjeter del ne rruge per proteste, ne fshihemi mbas oxhakut.E dyta dhe ajo me e rendesihmja, ne nje kohe qe pritet te zgjidhet fati i 2.5 milion shqiptareve, ne shqiptaret nuk duhet te llapim shume kundra amerikaneve, se po te mos ishte per amerikanet, ata 2.5 milion shqiptare sote do ishin katandisur 25 mije vete.

    Besoj me kupton drejt se ç'dua te them.

    Ndaj ç'do gje me kohen e vete, ne vendin e vete.

    Respekte.

    PërgjigjuFshije
  16. Doja te beja vetem nje pyetje, tragjedia e popullit irakian jane rreth 100 irakian te vrare çdo dite dhe do te doja qe dikush te me afirmonte se jane pushtuesit amerikane qe i vrasin.

    Edrus kur flisja per Kosoven, doja te thoja se nese Te huajt largohen, ne te njejten kohe problemet me komshiun jane ne vije menjehere ? Nderkohe Kosovaret u treguan shume strateg dhe shfrytezuan nderhurjen e huaj per te krijuar shtetin e tyre dhe jo per t'i deklaruar si pushtues.


    Une jam kundra luftes, per mua eshte shpikja me barbare e njeriut veç nuk besoj te bej strucin nese lufta eshte aty.

    PërgjigjuFshije
  17. @Tena,po te llogarisim krimet e Sadamit(dmth nr e te vdekurve prej tij)...do benim te qeshnim dhe guret,ne krahasim me te vdekurit e ketyre viteve(nderkohe qe ata qe i kane mbajtur statistikat,thone qe numri i ushtareve amerikane te vrare ne irak,e ka kaluar numrin e te vdekurve ne kullat binjake ne 11/9)........s'e di nese vdisnin me shume me perpara apo tani,i ben vete llogarite besoj :)

    @Leonard,ndoshta e kam gabim une,por eshte vete populli(ose nje pjese e tij) qe ka te drejten qe te vleresoje si pushtues nje force tjeter ushtarake(shiko operacioni Pelikan,amerikanet dhe kfori ne Kosove dhe Amerikanet ne Irak),dhe gjithsesi,une jam me ata qe ne kurriz te tyre dine se kush jane te ardhur si miq apo jo.

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet