zgjedhje po/zgjedhje jo
Semundja e politikaneve qe te dalin perpara telekamerave per te shprehur "opinionin" e tyre rreth c'do gjeje dhe me kompetencen qe pretendojne te kene ne c'do fushe,s'eshte vetem 'semundje' e shqiptareve.
Mora shkas per te nisur kete shkrim,ngaqe te njejten gje po trajtonin ne nje transmision ne radio,ku nder te tjera,nje degjues,telefonoi dhe tha:
"sapo vij nga Australia,dhe pervec shume gjerash qe me beren pershtypje,nje mbi te gjitha ,ishin emisionet e lajmeve,ne te cilat jepeshin thjeshte njoftimet mbi aktivitetin e qeverise dhe parlamentit,dhe s'kishte 'komente' dhe opinione te politikaneve rreth atyre vendimeve"
Sa do te me pelqente qe 'shpirtin e humorit' qe kane politikanet tane (shiko tek peshkupauje),te gjithe t'a shfrytezonin per te thene (dhe sidomos PER TE BERE)dicka reale,dicka serioze,dicka te dobishme.......
...Te perpiqeshin te largoheshin nga 'skemat' partiake,te atij antagonizmi te ndyre, te pasuruar me prapaskenat tragjikomike te takimeve/perplasjeve te kryetareve dhe te atyre qe luajne fijet e politikes ne Shqiperi.
Sapo u ktheva, dhe tek BBp1k,gjeta linkun e Frymes
ku me terhoqi artikulli i fundit i tij:
Mund te jete edhe keshtu:
Post Besnikum dhe post Ngjelum tashme eshte rradha e Olldashit.
Kryeministri ja ka marre doren mesa duket; zgjedh kandidimin perballe Rames per t’i shkarkuar nga c’do post ato qe jane te sukseshem deri diku ne detyren e tyre.E para u provua me Besnik Mustafajn por kjo jo se Berisha e priste rezultatin e humbjes por sepse ishte thjeshte nje eksperiment.Kur kjo u vertetua nga te gjitha palet politike, atehere Berisha “sakrifikoi” Ngjelen, nje pretendent real per detyren e ministrit te drejtesise apo edhe te kryeministrit deri sa Berisha hoqi dore nga ambicia per tu rizgjedhur president dhe mori huqet e Nanos, Berluskonit apo Karamanlis.
U pa e udhes se meqenese Rama fitoi popullaritetin e nevojshem dhe te pa ndryshueshem, mund te perdorej nga kreu i PD-se vetem per nje qellim te cilin Rama ja lejonte dhe vazhdon tja lejoje atij me nje deshire te madhe.Pra ai pranon me apo pa vetedije, qe me nje gure te vrase dy zogj; te rizgjidhet per te disaten here ne krye te bashkise se kryeqytetit dhe njekohesisht te shkarkoje nga funksioni i deputetit ose ministrit kundershtarin e djathte qe deri diku eshte piketuar si pretendent per fronin e partise apo qeverise nga ana e liderit demokrat te plakur Berisha.
Sondazh pas sondazhi e pyetesor pas pyetesori, na rezolton 3 zgjedhje rrjesht se fitues do jete kandidati i djathte por per cudi fiton ai i se majtes.Sigurisht qe me te drejte, une por dhe shume te tjere, kemi te drejte te besojme ne nje teori konsiparicioni qe u thuret ketyre kandidateve se sondazhet paraprake tregojne se ato jane fitues.Kjo teori mund te quhet fare mire “tu hedhim hi syve”.Ajo qe me habit ne fakt eshte mos pjesmarrja e Bamir Topit, nje politikani te vjeter dhe te rendesishem ne PD, ne qeverisje apo zgjedhjet vendore.Njoh shume te majte te cilet edhe do e votonin ate si kryebashkiak per respekt te origjines se tij tiranase por mesa duket Bamiri nuk eshte ende i bindur per kandidimin apo se lejojne.Mbase e sakrifikojne per president apo dicka gjetke…
Megjithate po kuptojme se pas Besnik Mustafaj e Spartak Ngjeles rradhen e ka Sokol Olldashi, minister i cilesuar si i sukseshem nga kryeministri.Nese eshte vertete keshtu dhe nese kjo qeveri eshte jetegjate, askush nuk mund tja ndaloje te drejten Olldashit te kerkoje postin e kryeministrit ne te ardhmen.
E vetmja pergjigje per mua eshte; ta sakrifikojme Olldashin dhe ta nxjerrim ne profesion te lire.Sali Berisha ka zgjedhur daten e gabuar per “kurban” por megjithate Zoti meshirplote do ja fale.Me besoni.
edrus, ne France politikanet jane si oborri i mbretit qe nuk ekziston me. Jo vetem qe jane shume llafazane, por gazetaret merren vetem me komentimin ç'ka thene njeri dhe ç'mund te thote tjetri. Bile, meqe kemi dhe zgjedhjet, tre njerez kane bere nje blog per te mundesuar krahasimin e programeve te kandidateve per president, se perndryshe nuk kupton gje.
PërgjigjuFshije