04 shkurt 2007

Sot me Albanen

Sot ishte nje dite speciale per Albanen,nga grupi i karatese se palestres ku shkon e ben stervitje e kishi propozuar qe te shkonte qe te jepte provatper te nderruar 'cinturen'(si i thuhet ne shqip??),nga cintura bianca(rripi i bardhe) ne pasardhesin(bardhe e verdhe)....
Na zgjoi qe me nate,dhe ishte e emocionuar(me duket sikur i kam harruar te gjitha po me thoshte ;)).
Tek e shikoja ashtu te vockel dhe te brishte,me vinte per te qeshur,por dhe me behej qejfi ,sepse (jo se eshte albana),por vertet merrte pozicion qe te kujtonte ato kinezkat ose japonezkat e filmave me karate :)

Per nje moment ngela si ...i menderosur,kur njeri qe kisha afer me thote:"Edoardo,tua figlia non sa dove andare...,si e persa.".
"punto nero,punto nero" :),po thosha me vehte,kaq shume te jete e emocionuar sa te mos dije qe te rrije dhe me grupin e saj?? Pashe gruan ne sy dhe i thashe:Po Albana c'po ben,ku po shkon??
"me duket ,me tha,se traineri ne momentin e fundit ka arritur qe te flase me ata te komisionit,dhe do ta fuse qe te provoje per 'rripin e verdhe'
Kur e shikoja me ata qe 'rripin bardhe e verdhe' e kishin marre qe para nje viti,me dukej akoma me e vockel .

Pata rastin qe te njihja dhe Klajdin(nje Shqipe tjeter :) )qe konkuronte per te marre rripin potokalli/jeshil.
Me te vertete ai djale ishte i mrekullueshem,i sjellshem,me edukate,por mbi te gjitha,fantastik ne kryerjen e ushtrimeve(keshtu quhen??),dhe kur mbaruan,vajta qe ta pergezoja dhe e 'ftova' qe te bente nje 'duel' me Albanen(thjesht per te bere foto)

S'e di,ndoshta me dukej mua,por ishin te vetmit qe kur hynnin ne gare,beheshin 'serioze' (per te mos thene te inatosur :) )



15 komente:

  1. pergezime per vajzen Edrus..sa e kendshme duket.perhere me kane pelqyer vajzat qe merren me arte marciale..sukese te metejshme..

    PërgjigjuFshije
  2. Suksese Albanes!
    Sic duket ne fotot e fundit gradimi nga rypi i bardhe ne ate te verdhin paska shkuar me sukses :)
    Pergezime edhe njehere.

    PërgjigjuFshije
  3. mashAllah, nuk e di u gëzova shumë, edhe ti ndihet qe je emocionuar ca, zoti u dhëntë jetë, i ruajtë e i bëftë të hajrit.

    PërgjigjuFshije
  4. Faleminderit qe te gjitheve,Eni,Sapere e Dritan,e kam cuar ne palester qe te mos ngelet 'palluqe' sic behen femijet e sotem(tv & playstation),dhe s'pretendoj qe te behet 'profesioniste' ne ate lloj sporti,per mua ka rendesi qe ate qe e ben,e ben me kenaqesi dhe me deshire(ashtu sic beri dhe 'notin' deri sa e mesoi :) )

    Dhe ndryshe nga e madhja qe ka ndjekur gjithmone vetem 'fanki' (funky(!!)) e karaoke,e vogla preferon me teper gjerat qe e bejne te krahasohet me te tjeret :)

    PërgjigjuFshije
  5. mos ti ngeli hatri se madhes po e vogla qeka pak me karizmatike:)

    PërgjigjuFshije
  6. Sa mire! Me kishte marre malli te degjoja nje baba krenar dhe te emocionuar per femijen e tij.

    U emocionova dhe une, flm.
    Te te rrojne gocat!

    PërgjigjuFshije
  7. edrus urime,
    si gjithmone une i marr vesh e fundit lajmet e mira.
    p.s. ndoshta mund te perdoresh brez=cintura, tingellon me serioz se rripi per mua. (nuk na le semundja profesionale pa sugjerime)

    PërgjigjuFshije
  8. Bleta,mire se erdhe,dhe me behet qejfi per urimet.
    persa i perket brez-cinture-rrip:nuk e dija se cila fjale perdoret ne gjuhen 'teknike' ndermjet karateistave shqiptare :(,prandaj dhe e beja 'lemsh' me shpresen qe ndonje shqiptar i zanatit ,te me thoshte se si i thuhet :).
    edhe nje here ,faleminderit te gjtheve.

    PërgjigjuFshije
  9. Eda,ka te beje pikerisht me :"mbrekulline e jetes" :),se si ndahen rruget(s'e di se ku kam lexuar ne nje blog dicka te ngjashme :)
    Jam krenar,sepse per disa gjera e shikoj qe po behen te zonjat e vehtes(dhe ne fund te fundit,prinderit tane c'na lane(??) pikerisht ,na bene te zotet e vehtes,dhe keshtu patem mundesi qe kudo qe shkuam,krijuam jeten tone,pamvarsisht rrethanave dhe kushteve qe s'ishin ato qe deshem dhe enderruam ne jete....

    PërgjigjuFshije
  10. Guxo tani te mos ja plotesosh deshirat :)

    Qofte me jete Edi!

    PërgjigjuFshije
  11. Ulime!, ulime!..po...po ajo me lifka mua..po te doje
    Do them babit te me bleje nje kaish te zi..

    PërgjigjuFshije
  12. Babi ka pse te jete krenar.
    I rregullova gabimet tek blogu. Pres mesazhin tend mbi blogun tend ose blogje te tjere.
    Kujdes me cigaren ne fotografi se na dogje (ha ha)

    PërgjigjuFshije
  13. Urimet me te perzemerta Albanes se vogel. Je shume me fat qe i ke dhe ato qe te kane ty.

    je dhe shembull sh. i mire per ne te tjeret. ;)

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet