13 shkurt 2007

Energjia eolike

Gjeneratoret eolike ,me rritjet gjithnje e me teper te teknikes,kane permiresuar se tepermi rendimentin e tyre(ne krahasim me modelet e pare qe s'paten fatin te hynin ne prodhim,te konkuruar dhe nga cmimi i ulet i qymyrit).Gjeneratore te tilleprodhojne tashme dhe deri ne 3 Megawat(per shpejtesi ere prej 3-4 m/s),dhe duke patur parasysh se nje familje e zakonshme ka nevoje per (maximumi) 3 kilowat,do te thote qe nje i tille,mbulon nevojat e 1000 (nje mije) familjeve.
Rendimenti i ketyre gjeneratoreve arrin rreth 70% ,ku pjesa me e madhe e humbjeve shkon ne transformimin dhe mbajtjen konstant te frekuences prej 50 hertz qe DUHET te jete konstante.
Mekanike dhe kinetika e ketyre gjeneratoreve karakterizohet nga ferkime te pakonsiderueshme(ne krahasim me motoret me djegie te brendeshme qe shumicen e rendimentit te tyre e humbasin ne ferkim dhe nxehtesine e humbur me gazrat e shkarkuara),pra ,mungesa e nje impjanti ftohes(me vaj ose uje),con ne kosto per mirembajtjen shume te ulet ne krahasim me sistemet e tjere(per te mos thene pothuajse zero).
Prodhuesit kryesore te aerogjeneratoreve jane gjermanet dhe danezet(Vestas, Enercon, Siemens, Gamesa Eolica, GE Wind, Nordex, NedWind, Enron Wind, Neg Micon)

Aspektet negative:
-impakti ambjental,sepse ne shumicen e rasteve (per te patur impaktin me te madh me eren)duhet te vendosen ne vende qe bijen ne sy edhe nga nje distance e madhe si dhe gjenerojne dhe nje zhurme karakteristike(qe mund te ndikojne ne ekosistemet delikate persa i perket jetes se ndonje lloj kafshe).
-funksionojne(edhe se me pak ere) vetem kur ka ere :(

11 komente:

  1. Energjia Eolike! Hm!
    Le të shpresojmë se, nuk do të akuzojnë për ...filogrek pasi, ke përdorur fjalë të Greqisë së lashtë(e di besoj se ç'qe Eoli për grekët e vjetër).

    PërgjigjuFshije
  2. Eole,perendia e eres (me te qe zene pandora qe i kishte mbyllur ererat ne 'cullik' kur ja dha uliksit??


    Atehere s'do te perdorej as fizika,psiko&logjia etj etj

    PërgjigjuFshije
  3. Qui KOt,mungonte Don kishoti :)
    p.s,nese te duhet anco panca ,jam ketu une :)

    PërgjigjuFshije
  4. "...shkoja ne nje maje mali,do te ndertoja nje shtepi me duart e mija(ashtu sic e dua une,autosuficente(e mbeshtetur ne forcat e veta:))........" Epo thash edhe unë , diku do ja nxirrje kokën muhabetit të "autoficentes" ti , po të gjesh edhe ujë ... ja arrite :) . Sa për parqet eolike , kam jetuar dy vjet plot te vendi që është adapt për këtë punë: në SAZAN !!! Po të llogarisësh edhe Karaburunin , shpëtoi Vlora nga teci !

    PërgjigjuFshije
  5. Kris,vlonjatet (ose me mire Leberit) nuk u merziten kur ja u mbushen tokat me puse nafte(qe s'di gje s'e funksionojne me apo jo),atehere,perse te mos ta provonin dhe me nje 'cope' shtylle me tre lopata ne maje ;)

    PërgjigjuFshije
  6. edrus, une nuk po e di si t'ja kap anen por vertet mendoj qe nuk do te ishte keq nje projekt i tille ne atdhe. Sidoqe te vije puna eshte zgjidhja e vetme sidomos per zonat e izoluara. Hajde per festen e dashurise, te urojme sh sh fort, projektin e pare te nje eolieni ne shqiperi.

    PërgjigjuFshije
  7. Tetena,e kisha ndermend te shkruaja per burimet e tjera te energjise,qe akoma s'kane hyre ne Shqiperi,qe kur diskutohej per TEC-in e Vlores,pashe edhe artikullin tend rreth atyre llampave fotovoltaike,u 'beme lemsh' dhe nje here dje tek peshku per problemin e Tec-it,dhe prandaj e shkruajta.
    Pervec kesaj(por s'kam koheeeee,doja te shkruaja dicka tjeter per gjeo termiken fotovoltaiken dhe biokarburantet.
    Edhe pse s'kane karakter shkencor shkrimet e mija, shpresoj qe te pakten te fillojme te njihemi me keto lloj burimesh alternative te prodhimit te energjise.

    PërgjigjuFshije
  8. Falemderit per iluminimin Edrus.

    PërgjigjuFshije
  9. Ketu tek ne nuk jane dhe shume optimiste per energjine eolike.
    Nuk u jam thelluar aresyeve sepse, por di te them se ne te gjitha zonat ku eshte sugjeruar apo aplikuar ngritja e gjeneratoreve popullsia ka bere peticione "anti". Kjo nuk ka ndaluar disa firma energjitike qe kane blere toke per te ngritur gjeneratoret megjithate ...

    PërgjigjuFshije
  10. se ku dhe si prodhohen kto gjeneratore a mund tme informoni ju lutem???

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet