25 shkurt 2007

Arqipelagu i bloggerave shqipetare

Sot dite pushimi.
Nje xhiro neper blogjet dhe sitet qe frekuentoj me shpesh(dhe akoma s'kane te mbaruar :) ,u perpoqa qe te ndiqja 'keshillen' e erato-s tek aggregatori (dhe c'eshte me e bukura,ajo keshille qe me pelqeu,me 'jepte' error 404 ;)(qe me teper ishte e denje per nje kod errori me nr 666 :P),gje[agregatorin] qe e realizova nepermjet Shqipo.com (qe kam krijuar nepermjet peshkut :) )

Nderkohe qe 'kontrolloja' dhe ato blogje qe s'i kontrolloj shpesh(e vetmja arsye:jane ne gjuhe te huaja),cuditesha,sepse edhe se blogjet ishin ne gjuhe te huaj,100% e komenteve ishin ne shqip(ose nga bloger shqipetare)
Atehere,cuna dhe goca qe shkruani ne blogjet tuaja(eshte e drejta juaj qe te shpreheni ne gjuhen qe preferoni ose qe shpreheni me lirshem),kur shikoni qe blogu juaj komentohet me teper nga blogerat shqipetare.....

.......... PERSE NUK PROVONI TE SHKRUANI VETEM SHQIP???

Keshtu,ndoshta dhe per t'i ardhur ne ndihme Tenes ,nje dite dhe shume shqipetare te tjere(injorante si puna ime :P),do te kene kenaqesine qe te 'ndajne' me ju ato emocione qe ju kane shtyre qe te shkruani ne blogun tuaj

6 komente:

  1. Edi,kam provuar te njejten gje edhe une, persa u perket blogeve te shkruara jo shqip nga shqiptaret.
    Duke visituar blogun e Tenes jam kuriosuar te shoh bloget qe ajo indikon ne te sajin,por kam refusuar (sinqerisht te them)te lexoj ato qe nuk jane ne shqip,jo per veshtiresi gjuhe,thjesht truri ka vendosur instiktivisht,dhe une me vone kam analizur perse-n.
    Jetoj dhe une (sic e di)larg nga ku kam lindur,shpesh me vijne ne mendje dhe shqiperizoj fjale te huaja,kerkoj ne memorje fjale te harruara,flas me miqte e mi shpesh jo ne gjuhen time,enderroj ne gjuhen e tokes ku jetoj..etj..e po si une,ti Tena e me mijra,por kjo nuk eshte asnehere justifikim per te mos shprehur mendimet,emozionet,gezimin ,dhimbjen,te perditshmen ne gjuhen qe kemi degiuar qe ne barkun e nenes.
    Dhe te dish une s'jam as nazionaliste dhe as patriote,me duket vetja si pa atdhe,por nuk toleroj te mos folurin e gjuhes.
    PS.Harrojne valle te tjeret,qe ka dhe alternativa..te shkruajne EDHE ne gjuhen e tyre te dyte ??

    PërgjigjuFshije
  2. edrus, ndjese... :D http://www.netvibes.com !

    PërgjigjuFshije
  3. e dashur Eda dhe Edrus: une e ndjej veten te detyruar te shkruaj dhe anglisht sepse kam dhe miqte e mi te huaj qe duan te ma lexojne blogun.e mgjth jam çik me e ndjeshme se te pakten shkrimet i perkthej dhe anglisht.Gjithashtu po ta vini re shkrimet me natyre te pergjithshme jane ne anglisht ndersa ato me te rendesishmet ne shqip...sepse vetem ne shqip e marrin kuptimin e tyre te plote...

    PërgjigjuFshije
  4. edrus ke te drejte qe duhet te shprehemi me shume ne shqip, por ndodh qe harrojme ndonjehere shprehemi ne gjuhen e vendit ku jetojme. do mundohem te bej kthese dhe te shkruaj ne shqip:))

    PërgjigjuFshije
  5. Te me falni se s'e paska marre shkrimin e meparshem drejtuar Enit,gjithsesi vlen akoma :)
    Nuk jam kundra blogjeve ne gjuhe te huaja(nese per arsye pune ose pasionesh te ndryshme do te duhet te shkembehen opinione dhe eksperienca te ndryshme me kolleget ose me persona qe kane te njejtat interesa me ju dhe qe bejne pjese ne te njejten 'bote' ku ju jetoni dhe veproni,te njejten gje mund ta beni dhe per lexuesit e 'rastesishem',por mund te behej me nje cike sakrifice(dhe shembulli me i mire eshte Vrima e celesit e N.Agos,qe eshte nje blog i persosur dygjuhesh,ose shkrimet e DX qe me aq mjeshteri(memometo) s'perton asnjehere qe dhe kur shikon ndonje gje interesante ne anglisht,me aq zemerbardhesi dhe thjeshtesi na kenaq dhe ne te tjereve :).
    Sic thoja dhe ne artikull,gjithsekush eshte i lire qe te shprehet ne gjuhen qe mund te shprehet me mire,por nese kerkon dhe 'condivisione' te mendimeve dhe eksperiencave te tij me sa me shume bashkatdhetare...ju duhet vec pak perpjekje(qofte dhe si ajo e Enit,qe per te 'kenaqur' kete 'teke' timen,hap komentin e pare duke bere perkthimin :)

    PërgjigjuFshije
  6. @Joni:ne fillim te fala,por mbasi humba gjithe paraditen duke vene blogje dhe forume tek 'vendi' i duhur...sikur u bera pishman,por,duke pare rezultatin final,me te vertete faleminderit :),ja vlen me te vertete qe me nje shikim te shikosh gjithe axhornimet :).
    dhe nje here faleminderit(dhe une qe e mora per nje djalleziprej 666 ate cod 404 ;)

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet