24 janar 2007

Ndarja

10,9,8,...3,2,1...GEZUAR!
tapat dhe fishekzjarret ne qiell arrijne.
U ndane vitet,nga zemra kemi uruar,
qe dite me te mira,pasketaj te vijne.

Erdhi dhe dimri,jo,s'kish harruar,
i cuditshem ky dimer kete here,
(dje pashe mimozat qe kishin lulezuar,
a thua se jemi ne pranvere)

***
po c'eshte ky mengjes sot keshtu,
i vrenjtur,i erret,nje qiell qe dot s'çahet?
Nata ka ngulur ne dhe thonjte ketu,
nga kjo toke e pervuajtur ajo s'do te ndahet.

kerkon ne grahmen e fundit te saj,
alleance me stuhine dhe me rete e zeza,
re te mbushura me lot dhe vaj,
si shpirtera te perhumbur nder varreza.

Dhe jeten nates i zgjasin dhe pak,
me shpresen qe kte toke ta mbuloje per jete terri,
por ne kte toke qe eshte mbytur me gjak,
pas stuhise,.... do te dale ylberi

***
Pra sado e flliqte te jete nata,
sado e forte stuhia e te zeza rete,
ndarjet dhe pse ndonjehere jane te gjata...
kufinj mes vellezerish kete here s'do kete


se nata,vitet,stinet ndahen,
se ashtu jane ndare qe mot-moti,
por te ndare vellezerit s'mbahen,
SE PREJ NJE NENE I KA BERE ZOTI


P.s:kete poezi ma ka derguar nje shok,une e di sepse u nis dhe c'donte te thoshte me ane te saj,por ai donte qe ju(qe ju konsideron si nje publik me mjaft kompetenca :) ),te jepnit nje mendim rreth kesaj poezie.......dhe s'bej fjale per ritmin o numrin e rrokjeve ;),e kam fjalen nese arrini nepermjet saj qe te kuptoni ate qe desh te thosh autori?

15 komente:

  1. Shume e veshtire s'po me duket Edi, kam pershtypjen se ai shoku jot eshte patriot :)

    PërgjigjuFshije
  2. me tha se i pelqenin komentet,bile pret me padurim ate te Laures :)

    PërgjigjuFshije
  3. permbajtja duket e "thesit"tend:)
    stili i S.Xh (?):D

    PërgjigjuFshije
  4. e.T,ma 6 proprio cativo ;),uno nn osa neanche fare l'anonimo :P
    si e vero,lo stile di DX mi rapisce...mi stupisce,.. anche quando scrive semplicemente: ciao :)

    PërgjigjuFshije
  5. Ka te drejte e.T stili es i yti...
    lere ti se c'thua..mi rapisce,mi stupisce.

    PërgjigjuFshije
  6. mua me pelqeu per vete, ajo cka ai don te shprehi eshte e qarte. Me kujtoi Rilindasit, tani pyetja eshte kur do kthehemi si vellzer per vatanë?

    PërgjigjuFshije
  7. Eda,po ku e di stilin tim mi ti??:P
    mire qe s'ka shkruar akoma Tena,se do thosh qe i kujtove barcaleten me xhajen qe i shkruante te birit:"o bir te dhj..stilin..... :))))

    PërgjigjuFshije
  8. Mua autori me solli shprese dhe qetesi shpirterore.

    PërgjigjuFshije
  9. Kushdo qoftë ai që e ka shkruar poezinë,e ka të paktën idenë e rimës, ritmit dhe masës në përgjithësi. Dhe nuk është pak. Mua poezia më pëlqen (pjesërisht) sepse përzien një lloj ironie të mezidukshme dhe të dyshimtë në një atmosferë pothuaj dramatike në ndonjë ndonjë çast dhe melodramatike në ndonjë tjetër. Unë pajtohem me atë që tha se i kujton poezitë e Rilindasve, por jo vetëm sidoqoftë...Sikur poezia të kishte krijuar një raport më të drejtë midis tonaliteteve, dmth midis ironisë së lehtë dhe ngjyrosëse dhe dramatikes së nënshtruar, në tërësinë e saj dhe jo pjesë-pjesë, poezia - unë besoj - do sihte shumë më e mirë... okay, unë shkruajta shumë gjatë dhe e fshiva se ashiqare u duk se po bëja si shumë i mençëm dhe i ditur në këto punë...në fakt e shkruajta me qejf se vdes të flas, por mu duk e tepërt dhe fyese( ndaj vetes në rradhë të parë)...
    Më duhet ndoshta të rrëfej, meqënëse unë jam përmendur disi këtu - dhe falënderoj ata që kanë ndjerë simpati, si dhe ata që nuk kanë ndjerë - se ai meto memo, nëse ndonjë tjetër ka shkuar aty perveç Edrusit, ka filluar si një plan tjetër për tjetër. Një miku im ka një blog( me disa të tjerë)dhe unë lija komente aty dhe ai nuk e dinte se kush. Unë krijova një personazh që me siguri ju kujtohet nga leximi letrar dhe bëra një blog që e shihja si bllok, dhe i lija komentet tashme si Memo Meto duke i thënë atij mikut më parë se isha unë. Ky (jo unë, M.M) është vrarë në luftë, unë desha të sillesha ashtu si mendoja se ai do ishte po të ishte gjallë. Gjërat që janë aty janë shkruar online, në editor, meqënëse jeta ime nuk është larg betejave gjërat aty janë lënë përgjysë, apo thjesht si ide. Unë përfundimisht dështova të isha Memo , si edhe një vajzë nga Mavrova që jeton në Zelandë të Re, që është 18 vjeçe dhe e dashurojnë disa djem...që nuk e dinë që kjo vajza është baba dhe ka mjekër. Varja. I them këto meqenëse këtu është përmendur stili. Ato poezitë tek Memo janë shumë larg mënyrës se si shkruaj unë poezi (edhe pse janë më të mira se poezitë e mia "serioze", duhet shtuar këtu, ato kanë qenë si lloj komentesh, bejte për argalisur njerzinë, cave u pëlqenin...Gjithësesi...për turpin tim dhe mundimin tuaj, ju mund të shkoni dhe të arrini të mërziteni për vdekje, bile edhe të fyheni po të jetë nevoja e ti lexoni vetë e ta merrni vesh që ai nuk është vend për të vajtur dhe kjo që sapo thashë nuk është hiç nga modestia...që mos të akuzohet kot ai shoku i edrusit apo alter-egoja e këtij të fundit (që i bije të jetë dhe i pari nëse mundësia e dytë është e vërtetë)...Pusho Idiot, Mjaft...kjo është hera e fundit që shkruaj seriozisht, mua më pëlqejnë shakatë kyështë blogu (një tjetër)

    PërgjigjuFshije
  10. Tena e lexoi poezine veç se nuk eshte fare specialiste e poezise por vetem e prozes ndaj nuk ka opinion.
    Nderkohe zbulova nje poet. Dritan Xhelo mirdita.

    Faleminderit edrus qe e hoqe ate kontrollin me fjale pa kuptim

    PërgjigjuFshije
  11. Prita sa erdhi ora ketu qe ajo pershendetje te merrte kuptim kohor per mua(se une jam djale mjaft i kujdeshem dhe i sakte)prandaj po e them tashi - Mirdita Tetena - dhe per hir te saktesise - Je vous souhaite un belle soiree!

    PërgjigjuFshije
  12. Merci Dritan vetem me vjen vertet shume keq qe nuk arrij te lexoj poezine. Bile kam gjithe diten sot qe mundohem te lexoj poezite e tua.

    PërgjigjuFshije
  13. Mois j'ai faît ma part, je vous ai explicitement avertie, peut être est commodément mieux si vous généreusement pouvez oublier et montrer la nécessaire indifference a propos de cet evitable torture.
    Je vous remercie appréciablement pour votre bonne volonte. Toute la faute c'est douloureusement et irreparablement la mienne, absolument!

    PërgjigjuFshije
  14. dritan xhelo, në fund të komentit tënd buzëqesh dhe kur e lexoj një herë të dytë skuqem. Kush nuk do të skuqej kur thotë që nuk lexoj shumë poezi.

    Na falni për këtë këmbim shqip-frëngjisht vëç është e pamundur për një njëri të thjeshtë si puna ime të përkthej frazën e mësipërme.

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet