15 janar 2007

miqesia

"Zhgenjimin me te madh,e kam provuar kur u tradhetovanga shoku me i ngushte''
''Sot eshte e pamundur qe te kesh MIQ te vertete''
''Atehere qe kisha me shume nevoje,s'mu gjend asnje afer''

Jane keto disa nga shprehjet qe degjohen me shpesh ,kur bije fjala per shoqerine dhe miqte e vertete.
Jane thjesht stereotipe,apo,duke i degjuar vazhdimisht,dhe ne, ne menyre te pavetedijeshme i pranojme si te verteta?
Zakonisht,te gjithe (besoj) jemi egzigjente ,dhe 'natyrisht' nuk mund te pranojme ne rrethin tone shoqeror dike qe s'eshte ne 'lartesine' tone(s'kemi si te przantohemi me nje 'analfabet' te veshur me 'lecka' ne nje ambjent 'intelektualesh',apo jo ?!?).
Por ,megjithat,kemi dhe aftesine qe te 'menjanojme ' me takt keta alemente nga ne(se jemi egzigjente,s'do te thote se jemi dhe harbute :) ).

Ndryshon qendrimi ndaj personave qe jane te se njejtes 'shtrese' sociale me tonen,takti qe perdornim per te eliminuar 'fshatarin injorant',ne kete rast shnderrohet ne 'vezhgim klinik' dhe analizues te c'do fjale dhe veprimi te te tjereve,dhe jemi gati qe te gjejme ne ndonje rrokje te fjaleve te tyre,smire ,zili,fallsitet...gje qe na con pashmangshmerisht te eliminojme dhe shume elemente te kesaj kategorie.

'Takti' dhe 'vezhgimi klinik' i dy rasteve te mesiperm,humbasin arsyen dhe cojne deri ne blokim te plote te trurit,dhe jemi gati te besojme se kemi gjetur mikun e vertete tek dikush qe e konsiderojme shume me lart se vehten,dhe jemi 'te lumtur' nese 'AI' kerkon ndihmen tone,dhe jemi te gatshem qe te sakrifikojme gjithcka(qofte dhe vetem kohen tone te lire) per t'u ndiere 'te dobishem' ndaj mikut te madh.

Dhe keshtu perfundojme te veteizolohemi dhe si te them,terheqim rremat ne barke,dhe e leme ate te ndjeke rrjedhen ....

A jane te verteta te gjtha c'shkruaja me siper,apo 'pse'-ve te perditeshme duhet ti shtojme dhe nje tjeter:
''mos jam une qe jam fallco dhe mendjemadh??''

"tirare i remi in barca" ... dikush kur te lexoje kete shkrim,do ta kuptoje sensin e ketyre fjaleve,dhe do ti lutesha qe me kete te mos kujtoje se jam me te vertete ''fallco dhe mendjemadh'',qe ,'ata' qe ka menjanuar nga jeta reale perpiqet ti gjeje ne jeten ''virtuale'' ....
Ndoshta do te kete dhe te drejte,sepse ne jeten virtuale,ashtu si dhe ne jeten reale,gjithsekush perpiqet qe te gjeje dhe te krijoje 'miqte' e tij,ne ambientin ku ai kujton se ndihet me mire,atje ku gjen persona qe 'e kuptojne' dhe qe ne fund te fundit,edhe se ndonjehere e tepron me 'miqte' virtuale,mjafton nje smile :-),dhe aty perfundon gjithcka,dhe jo se tjetri shpeshhere te fal,por ...ne ate ambient,dhe te tjeret kane terhequr rremat ne barke,dhe kane humbur durimin qe te bejne diskutime te kota kur dihet se ne fund te fundit,ketu asnje s'del i fituar dhe askush nuk del i humbur...
Ndoshta kemi arritur ne ate faze ku miqte e vertete,jane ata qe s'na bezdisin.... dhe kjo jo se s'duam te na prishet rehati dhe qetesia shpirterore qe kemi arritur me shume sakrifica,por sepse jeta e gjithsekujt prej nesh eshte e mbushur me mijera halle ,dhe ne kete prizem,miqte 'virtuale' nuk mund te te bezdisin.

9 komente:

  1. Shkrimi jot me ben te mendoj qe sa te ndjeshem jemi ndaj paraqitjes fizike dhe ate qe perfaqeson nje njeri (shtrese si i thua ti) kur e takojme fizikisht. Edhe ne nga ana tjeter mundohemi per te treguar kush mendojme se jemi. Keto barrikada te kontaktit fizik, zhduken me virtualen se ketu ne diskutojme per nje teme dhe reagojme jo ne funksion çfare do mendoj tjetri per mua dhe si shprehem, por çfare mendojme ne per temen. Jetegjatesi e njohjes virtuale, nuk e di, duhet pare ne jete ?

    PërgjigjuFshije
  2. Mos na shkruaj me keshtu shkrimesh ore Edrus se ke aq shume argumenta te drejta sa qe nuk di se kujt ti pergjigjem me pare:)

    Eshte e vertete se ne qenie njerezore jemi shume te ndjeshem ndaj shuplakave te papritura qe shoqeria mund te na jape..eshte e vertete se eshte nje tmerr i vertete kur ndihesh i tradhetuar nga nje person qe e sheh si miken/mikun me te mire..
    Por ne njekohesisht harrojme se kemi ardhur ne kohera te tilla te shpifura qe dhe neve vete megjithse nuk e veme re jemi "te detyruar" apo te "vene ne opzite" per tu sjellur mbase jo dhe aq hijshem ndaj personave qe nuk kane zene nje vend te respektueshem ne grupin e shoqerise sone, apo ne rrethin tone..kur e them kete jam 100% e sinqerte?mbase po, mbase dhe jo sepse me duhet ta pranoj se ndaj disa personave nuk dua vete tu afrohem i shmangem..por nuk jane perhere "fshataret" apo "rreckamanet" ata qe ju shmangem..jane dhe mediokret , hipokritet,ata me 500 fytyara...e mgjth mund ta them pa problem se ketyre ju shmangem pa mu skuqur faqja...
    ajo qe thua per miqte e vertete , jane mbase ata qe nuk te shqetesojne une te jap te drejte, sepse te qenit mik çfare nenkupton: ate te pasjes kenaqesi te ndarjes se kohes dhe shume gjerave te tjera te nje personi qe ndan interesa te perbashketa .Por njekohesisht nje person qe te njeh ty apo se paku mundohet te et njohe ty dhe boten tende.nje mik i vertete do ta dije kohen kur ti deshiron te jesh vetem dhe duhet ta pranoje pa bezdi dhe me vertetesi kete se çu pa pastaj...
    sa i perket miqve ne blog une nuk mendoj se eshte vetem ideja qe nuk e shohim njeri tjetrin dhe jemi rehat se shkrujme ç'te duam por ajo qe na lidh ne biseda dhe na ben te ndajme ca gjera bashke eshte mbase mirekuptimi apo hamendesimi se jemi nje grup njerezish me interesa apo deshira deri diku te perbashketa...

    PërgjigjuFshije
  3. Miku qe eshte mik,njihete ne te keq e ne rrezike !

    PërgjigjuFshije
  4. Tena,ashtu sic thosh dhe Eni,nuk eshte vetem ideja qe nuk shohim njeri tjetrin qe na shtyn qe t'i shkruajme njeritjetrit,sepse besoj qe te gjithe ata qe shkruajne dhe kane 'aftesine' te kuptojne dhe ato qe nuk jane shkruar ne ato rrjeshta ne kete shkrim,jane njerez me nje fare piekurie,dhe pamja e jashteme nuk do te perbente nje handikap per te thelluar dhe zhvilluar diskutimin(une mund te jem 'i zi',topall,gay o ku di une,dhe s'besoj se ju me shkruani se jam 'i bukur',i ri,beqar apo ku di une,shkruajme ,sepse jo sic tha dhe Eni,qe kemi deri diku interesa dhe deshira te perbashketa,por sepse arrijme te kuptojme njeri tjetrin.
    S'besoj se e.T do te vazhdonte me humorin dhe batutat e tij,nese askush s'do te qeshte dhe s'do ti pergjigjej...kam pare shume blogje qe jane hapur dhe mbyllur,megjithese shume te bukur ...por s'kishin frekuentimin e duhur...eshte kjo pra qe na ben te ndihemi 'mire' me miqte virtuale qe na kuptojne dhe na ndjekin.

    PërgjigjuFshije
  5. e.T,urtesia e popullit eshte thesar i ekperiences se tij nder shekuj,por jo vetem ne te keq dhe ne rrezik,shiko se c'me ndodhi para nja ca vitesh;organizova nje darke per nje sebep,dhe meqe vendet ishin te kufizuara,lashe pa ftuar disa miq dhe thirra nje hallen time familjarisht(6 persona).Miqte qe s'i pata ftuar,erdhen per vizite,me uruan per sebepin dhe megjithse ju thashe qe te rrinin,te tre ciftet(qe s'erdhen njeheresh),me thane:jo qenkeni nja dhjete,do vijne dhe ata te tjeret,s'kemi si rrime ,dhe iken duke me uruar qe te benim qejf.
    Vajti ora 8 e darkes dhe halla akoma s'po behej e gjalle....i mora ne telefon,dhe per cudi(qe ata kishin nje jete qe s'kishin ngrene ndonjehere ne ristorant)me tha se kishin dale dhe po hanin jashte...........
    qe atehere i vura vizeeeeeee...njerezit kur s'i ke per gezim,c'kujton se do te te ndodhen afer ne te keq??

    PërgjigjuFshije
  6. e.T,mjaftovi qe vizitova linkun e gallerise se arteve..
    dhe e kuptova gabimin...

    ke te drejte,sic do thosh nje mik i imi:gjella me kripe ,por dhe kripa ...te jete e jodizuar ;)

    PërgjigjuFshije
  7. Mbase ke te drejte edrus...dhe unekam hasur plot njerez qe shprehen se miqte e vertet jane specie ne zhdukje(duke perfshire dhe veten time). Nuk e di ne ka humbur miqesia vete apo e kemi humbur ne ate; por di qe jeta dhe menyra e jeteses qe bejme sot nuk na lejon ato lidhjet e sinqerta miqesore qe mund te kemi jetuar dikur. Cfare eshte e frikshme eshte se kjo mund te na sjelli ndryshime ne thelb, dhe pas disa etapash do ja kemi harruar dhe emrin miqesise se vertete duke u mjaftuar thjeshte me njohje...eshte e trishte, por kete pak a shume e vertetoj ne jeten time tani.

    PërgjigjuFshije
  8. Eh sa te drejte keni o njerez...
    Po mua me vjen keq me teper per ata persona qe besojn akoma tek miqesia e vertet dhe duke e pare sh nga afer hipokrizine...me vjen keq nga ata se do zgjenjehen me shume ndoshta..nga ne.
    se une te pakten personalisht e di sh mire qe eshte e veshtire te gjesh miq te vertete per te mos thene e pamundur.
    pershendetje te gjitheve

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet