22 janar 2007

Demokracia dhe ne

Ndoshta qe shkrimi i fundit i e.T,ndoshta qe nje shkrim tek 'peshkupauje' ndoshta qe fjala e Dritanit ne nje koment te para ca diteve ,ndoshta ... s'e di as vete se perse po nis te shkruaj rreth ketij problemi.

Ndoshta nga shkrimi i e.T,qe thoshte :"Ne trurin e ç'do emigranti Atdheu eshte ulur kembekryq njezetekater ore ne dite.Une nuk bej perjashtim.
Vetetimthi me vine nepermend qindra poste qe kam derguar neper forume te ndryshme, per ta pare sa me pare demokratik, me sakt me nje demokraci qe do te me pelqente mua"...
...dhe besoj se te gjithe ne,nisemi nga deshira e mire per te pare vertet nje Shqiperi demokratike,shkruajme postet tona,per nje demokraci qe tashme e shikojme qe s'u be ashtu sic e donim dhe e kishim enderruar dhe,s'po analizoj shkaqet qe penguan krijimin dhe forcimin e nje demokracie te vertete ne shqiperi,qe mund te jene te shumta,objektive dhe subjektive,per shkak te faktoreve te brendshem apo te jashtem,per shkak te mentalitetit tone te edukuar ne nje fare menyre ne gjysemshekullin e fundit,apo perndjekja e nje kapitalizmi te eger qe s'kish asgje te perbashket me nje demokraci.
Ja ,pse permenda artikullin e 'peshkut',per ate kapitalizem (te eger dhe te pakontrolluar nga askush),qe kujtonin se me te do ti mbushnin mendjen njerezve se ishte me i mire se komunizmi...
Mund te me thoni,me c'fytyre mund ti kujtohen fshatareve 'tollonat' ose 'triskat' e periudhes se 'socializmit'??

Me te drejte ,fshatari do te mendoje:"te pakten atehere ,me racion,por dicka kisha".
Ndersa sot,megjithese robtohet gjithe vitin ne pune,(dhe pa garancite qe bujqit e vendeve europiane kane per raste fatkeqesish si:ngrica,permbytje etj etj),edhe kur arrijne te realizojne prodhimin e tyre,nuk jane ne gjendje te nxjerrin as buken e gojes,dhe kur s'jane ne gjendje ata qe punojne token e tyre....c'mund te mendoj per ata qe kane punuar si argate tek ata??

Me pare se ndokush te filloje te krijoje pershtypje te cuditeshme,po citoj dhe dy rrjeshta te Dritanit ne guestbook-un tim:"Prit, mos mendo kurrë se unë jam komunist, bile unë jam larg edhe të kem simpati të majta, gjithësesi kjo është mjaft lirshëm e ndërlikuar, desha vetëm të theksoja Jo-në ngase pata frikë se mund të le ndonjë përshtypje që nuk dua të krijohet."
Prandaj zonja dhe zotrinj qe lexoni keto rrjeshta,mos me merrni per komunist(edhe nqs do te isha,s'do te turperohesha ta thosha,qofte dhe per arsye te origjines time me prejardhje komunistesh),sepse s'pranova te behesha komunist as atehere qe te tjeret benin kerkesa per te hyre ne parti,dhe mua sekretaret me shikonin shtrember,qe edhe pse me ftonin,jepja 'gadishmerine' time ndaj atdheut dhe socializmit si nje qytetar i thjeshte.
Bera gjithe kete paranteze,kete hyrje te rremujshme,dhe ndoshta ky eshte shkaku qe s'shkruaja me pare,sepse jo se s'kam aftesine e gjykimit ose te vendimit,por s'kam aftesine qe te shkruaj dy rrjeshta ,jo me mjeshterine dhe magjine e perdorimit te fjales si Dritani,por as dhe me saktesine per te shprehur konceptet qe ndoshta Ai dhe shume te tjere nga ju, ju vjen me natyrshem t'i thoni me tre rrjeshta.

Bera gjithe kete hyrje,per te thene vetem dy fjale:DEMOKRACIA,nuk eshte prerogative e partise qe e perdor si mbiemer,demokracia eshte e te gjitheve,per mua s'ka rendesi se kush e shpreh nje ide ose mendim,nese e thote nje i majte apo nje i djathte,nje zogist apo nje ballist,socialist apo demokrat.... per mua e rendesishme eshte qe c'dokush prej nesh te thote fjalen e tij per te ndrequr ate c'ka s'mundem te benim keto vite,dhe kjo fjale,te mos kundershtohet vetem sepse nuk e tha kryetari yne apo eshte larg vijes politike te partise....... demokracia s'eshte politike partish, demokracia ne rradhe te pare eshte nje respektim rregullash civile te cilat,pamvarsisht bindjeve politike,c'dokush duhet ti respektoje.
Dhe per periudhen qe Shqiperia po kalon,rregullat civile te bashkjeteses ne demokraci nuk ndiqen dhe zbatohen nga te gjithe,duke filluar ne rradhe te pare,nga ata qe rregullat dhe ligjet i vendosin( shpeshhere sipas interesit te tyre personal dhe partiak) dhe qe duhet ti zbatojne.

Perseri me duket se s'ja arrita qe te thoja ashtu sic doja ta thoja,por jam i sigurte qe me komentet e juaja,do te arrini qe te me qartesoni dhe mua .

11 komente:

  1. E duam atdheun se eshte pjese e jona. Se perben ato 7/8 pjese te nenujshme te aisbergut qe jemi ne si njerez. 1/8 eshte ajo qe ne jemi/i tregojme pjeses tjeter te botes.
    Sa me i kompletuar/demokratik te jete ai aq me te kompletuar/ne paqe do ta ndjejme veten ne.
    Nuk jemi atje fizikisht ama menderisht mund ta kompletojme atdheun te pakten me endrren e permiresimit, perfeksionit, demokracise reale.

    PërgjigjuFshije
  2. edrus, faleminderit per kete note kaq te ndjere qe shpreh gjithashtu edhe ndjenjat dhe mendimet e mia. Doja te shtoja vetem se kur i referohesh komunizmit, mendoj qe duhet te jesh i ndergjegjshem qe ishte nje sistem i ndertuar ne nje ide te mrekullueshme por qe degjeneroi. Me syte e tanishem e shikojme si nje te keqe te caktuar dhe qe mund ta perballonim, demokracine e zbulojme çdo dite dhe flasim sidomos per impaktin e keq. Per me shume ne, si popull, te gjithe pa perjashtim i vume nje kryq te gjitha vlerave te shoqerise sepse ishin komuniste pa zgjedhur ato qe ishin unversale. Dhe flas per gjera te vogla, shkallet e pallatit te ndrequra, oborri i pallatit i paster, te fitosh leket me djersen e ballit dhe jo ti vjedhesh, te prostituosh vajza apo trafik te te gjitha llojeve. Dhe mendoj qe ti, une ne qe tregojme si funksionon demokracia ketu me te mirat dhe te keqiat, mbase vendosim nje gur ne ndertimin e demokracise ne atdhe me vlerat njerzore.
    Ver nje çik muzike te ndaluar ne kohet e lashta dhe perjeto vertet komunizmin siç ishte.

    PërgjigjuFshije
  3. Tena,perpiqem qe te jem objektiv ne gjykimet e mija,dhe gjithmone me marrin per komunist sepse nganjehere ju kundervihem atyre qe kujtojne se shkaku i gjithe te keqijave ne shqiperi ishte sistemi komunist :),por sinqerisht,nese enderra per nje bote 'te barabartesh' ne mes te barabarteve,tashme eshte shuar tek une,te shpresojme qe lirine e 'te lireve' nder te lire,ta kene dhe ta shijojne qe te gjithe...........

    Persa i perket frases tende te fundit:degjohej me teper muzike serbe dhe italiane atehere(saqe italishten dhe serbokroatishten e kuptoja dhe e flisja mjaft rrjedhshem edhe pa e studiuar)se sa per vlerat e komunizmit sot dhe demokracise se vertete sot.:(

    PërgjigjuFshije
  4. Edi, shih, parantezat jane të shkëlqyera, në mos për gjë tjetër, të paktën
    dhe më rëndësishëm janë të tilla për atë se të sqarojnë
    ty vetë. Kur të kesh bërë shumë paranteza do fillosh po ashtu të kuptosh se
    çfarë mund të jetë tepër, çfarë kanë nevojë të dinë ata të cilëve u drejtohesh...shpesh
    parantezat janë të domosdoshme, janë
    nganjëherë edhe një lloj stërvitjeje qe e lodhin(autorin e tyre) aq shumë
    sa mëson dhe të jep guximin të hidhesh drejt e në
    temë dhe të thuash tënden. O Edrus, nuk janë fjalët e
    bukura ato që kanë peshë dhe jetë, dhe unë jam i sigurt që ti e di po kaq mirë, shumë prej nesh e dinë( por unë them se dhe
    duhet ta mbajmë mend),që janë ato të vërtetat që zenë vend. Le ta
    fillojmë nga ajo që e ndjejmë dhe e dimë që është e vërtetë se del e bukur vetë.
    Në këtë kuptim nuk ka rëndësi ai që di fjalë as ai që di
    ti lidhë, por ai që di çfarë thotë jo vetëm si e thotë. Në këtë kuptim dhe në
    këtë nivel mund të fillojmë te flasim për lirinë e fjalës pikësëpari si
    përgjegjësi. Demokracia, kjo që kam parë unë, është një lloj fashizmi virtual.
    Shembull mund të jetë ai milionshi i njerzve që doli në rrugët e Londrës kundër
    luftës në Irak, të cilët u lanë të demonstrojnë, ankohen, shajnë, protestojnë,
    organizohen, të bëjnë peticione, shkruajnë artikuj prej asaj
    dite deri sot më kot. Se ata janë të lirë të flasin
    vetëm se nuk ua var njeri. Ky është një shembull, por mund të sillen me qindra.
    Sidoqoftë, biseda është shumë e gjatë dhe ndoshta e pazgjidhëshme,fjala
    sidoqoftë është që për njerëz si ne që kërkojnë të
    kuptojnë dhe që nuk i kanë zgjidhur ende hesapet me të shkuarën e tyre dhe që
    përpëliten të kuptojnë se kush vërtetë ishim dhe ku vërtetë shkojmë dhe së pari
    kush vërtetë janë dhe kanë nevojë jetike për koncepte
    bazë...sepse të tërë e kemi atdheun këmbëkryq në kokë, atdheun tonë shumëkëmbësh
    dhe nëse nuk ia zgjidhim dot hallin i bëjmë nder duke e kuptuar sepse mundet dikur nga kjo të dalë ndonjëgjë.

    Se si shqiptarët e përfytyrojnë demokracinë do ishte ndoshta një temë e duhur
    dhe e rëndësishme për forumin e peshkut dhe do ishte dhe shumë gallatë domosdo
    ashtu si dhe trishtuese, por do mundeshim ndoshta të krijonim një përfytyrim se
    përse punët nuk na shkojnë mbroth. Gjë që në fakt e kemi ditur që më parë, kjo
    nuk do jetë veçse një lloj prove në rradhën provat që nuk kanë për të munguar
    kurrë dhe që provojnë natyrisht të njëjtën gjë...vazhdimisht. Mënjanë shakatë,
    unë besoj se është detyrë e heshtur dhe pa heroizëm e shumë prej nesh të gjejnë
    dhe të thonë një fjalë të mençme.
    Unë do të sugjeroja si mik të lexoje Michel Foucault, libri në fjalë (dmth ai që kam parasysh) nuk ekziston në Italisht, bile as frëngjisht ( autori-filozof
    është francez) këto janë leksione që ai i ka dhnë në Berkley University, dhe ti nuk di anglisht të të dërgoja librin, por unë
    pata fat dhe e gjeta online dhe e përktheva me Google. Sigurisht nuk është
    ndonjë përkthim i rehatshëm,hiç fare, përkundrazi, por kisha dëshirë ta lexoje dhe po të
    dërgoj

    nyjen
    , nuk e di nëse e ke kollaj të lexosh online...por s'mund të bëja më
    shumë. Një faqe tjetër ndoshta do ishte
    kjo, shko në fund të saj e
    shih për Chomsky-in, por nëse do të interesonte të lexoje ndonjë libër unë mund
    ti gjej titujt e tyre italisht dhe isbn-të, gjëra të vogla, libra të vegjël por
    informative dhe formues, thjesht për tu përpjekur të kuptojmë veten tonë e të
    kemi ndonjë gjë më shumë për ndihmë, a si argument, kur të na duhet tu spjegojmë
    femijëve tanë (veç e veç, unë të mive ti të tuve) kush jemi dhe pse...o
    vëlla prapë pa cigare unë...po dal një çikë...

    P.S. O Edrus ky është blogu yt dhe ti shkruan ç'të duash në
    të, edhe cave prej nesh na pëlqen ajo që gjejmë këtu, mua më duket si shtëpia
    ime me gjithe Shqipëri rreth e rrotull... është shpirti o burrë jo dënglat dhe
    frymëzimet false...ja gëzuar, të paça!

    PërgjigjuFshije
  5. Nje bote te barabarte, asnje nuk do ta donte. Eshte me shume nje bote ku secili te gjej vendin e tij dhe te shprehet pa pasur frike. I kthehem edhe nje here komunizmit qe per mua eshte nje ideal qe qendron tek barazia dhe shperndarja dhe qe u shnderua nje nje diktature psikologjike qe nuk kemi dale akoma ne te paret. Akoma jemi ne kerkimin e nje te vertete dhe nj drejtesie universale, dhe realite eshte i ndryshem ka nje te vertete dhe drejtesi tek çdo njeri. Duhet vetem qe sjelljet e çdo njeriu te mos shkatyerrojne shoqerine ne ekuilibrin e saj (duhet te jete Kant qe ka thene nje gje te aferme nuk e kam shpikur). Shiko atdheun, une akoma e kam te veshtire te pranoj qe Sala u rizgjodh si kryeminister vetem se nuk mund te jem kunder se ky kandidat u zgjodh me vote nga njerez qe dine te shkruajne e te lexojne. Po Berluskoni ne Itali. Keto jane rruget e demokracise. Per Irakun, mendimi im ne ate kohe ishte qe sa fat kane irakianet qe dikush do kujdeset per t'i hequr diktatorin, nuk kisha asnje ide mbi si do te zhvillohej me tej ngjarja dhe levizjet fetare i shikoja me dyshim, dhe ne fund te fundit jam kundra luftes ne parim. Jeta tregoi qe pupulli irakian nuk perfitoi nga nje zgjidhje qe vinte nga jashte ?

    PërgjigjuFshije
  6. Dritan rrofsh,faleminderit per gjithcka shkruaje dhe per ato dy lidhjet :)...per mua ,eshte gjithmone kenaqesi te lexoj shkrimet e tua.

    Tena,te njejtin arsyetim qe me ben ti(mund te te drejtohem me ti apo jo?),ma beri dhe dikush tjeter tek peshku kohe me pare...me vjen keq qe ndoshta s'kam arritur akoma te kuptoj se ku gaboj;them kete,sepse me BARAZI,nuk nenkuptoj qe te kemi konto te njejta ne banke,qe te kemi te njejte guardarobe ne shtepi,te kemi te njejtin 'rang' perpara demokracise.....per mua barazi eshte e drejta e njejte e gjithsekujt qe te respektohet dhe te degjohet.
    nese ti je e zonja qe te arrish nje pozicion ne shoqeri,ndoshta te shoqeruar me nje rroge po aq ne perpjestim me zotesine tende,ose per c'ka ke arritur ti ofrosh shoqerise ,mua as me vjen inat dhe as kam zili,por nese per nje arsye ose nje tjeter,do te gjendeshim qe te dy perballe nje trupi gjykues(te me falesh per shembullin banal,por qe i pari qe me erdhi ndermend),ateher qe te dy,si ti qe ke 'pozicionin'tend,si une qe jam nje cope fshatar...PERBALLE LIGJIT TE JEMI TE NJEJTE....kjo eshte per mua qe te ndihem i barabarte ne mes te barabarteve :)

    PërgjigjuFshije
  7. Edrus kam pershtypjen qe ju-ja nuk ekziston mes bloguesve.
    Jam duke bloguar dhe shikuar televizorin. Emision eshte mbi problemet qe mund te ndeshim ne shtepi (pb elektrike, te braves, makines, hidraulike) dhe me nje kamera te fshehte filmojne ekspertat qe i telefonojne pa i njohur dhe gjysma e specialisteve mundohen te mashtrojne klientin. Statistikat zyrtare jane qe ka afersisht 30% mashtrues!?
    Perballe ligjit jemi te barabarte por (gjithmone por) ne funksion te te ardhurave p.sh.

    PërgjigjuFshije
  8. dhe qe njeriu nuk eshte i persosur, si mund te mendojme qe shoqeria qe krijon eshte e persosur. E rendesishme eshte qendrimi qe mbajme ndaj vetes dhe te njashmeve. A kemi besim dhe mundohemi te permiresojme gjerat apo vetem konstatojme nxehemi dhe rrifillojme ciklin konstatojme, nxehemi, shajme, kons...

    PërgjigjuFshije
  9. Ka demokraci te vertete ne Shqiperi?

    PërgjigjuFshije
  10. Me pelqen retorika juaj N.Ago :)...por po te kishte nje pyetje te asaj pergjigjeje,do kish shume mundesi qe te mos ishte dhe ky shkrim :)
    gjithe te mirat N.Ago.

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet