31 dhjetor 2006

Televizioni shtetëror grek: “Myslimanët shqiptarë janë turq”

Artikull i marre nga TanPortal
ne daten 31/12/2006

Dropullitët: “Lazarati banohet nga turq, nuk përzihemi me ta”
Që ndokush në Greqi, pavarësisht nga cilido skaj ekstremizmi nacional ngjyroset, të bëjë fjalë për tokë greke në Jug të Shqipërisë nuk përbën ndonjë risi. I çuditshëm është fakti që televizioni shtetëror grek “NET” në reportazhin e tij të para disa ditëve nga Shqipëria bën fjalë për toka ku jetojnë homogjenët grekë në Shqipëri dhe i quan “tokë greke”. Kjo është jo vetëm propagandë shoviniste, por shpreh vetë politikën zyrtare të shtetit grek. Sepse, pavarësisht cili e shpreh atë ide shoviniste, qytetar i thjeshtë e jopolitikan, derisa televizioni shtetëror grek “NET” e shpreh të mirëqenë, do të thotë që kjo është vetë politika e shtetit grek.

Ja si e hap reportazhin gazetarja greke nga Kakavija. ”Ndodhemi sot në pikën e kalimit kufitar ndërmjet 2 vendeve tona. Prej gati 15 vjetësh, në Greqi kanë ardhur e punojnë mjaft emigrantë shqiptarë. Ata kanë ndërtuar shumë nga shtëpitë ku ne jetojmë. Kanë ndërtuar shumë rrugë e ura, ku ne kalojmë me makinat tona. Punojnë nëpër hotele e restorante duke na shërbyer. Pastrojnë shtëpitë e mbajnë fëmijët tanë. Po kush janë këta?Ku jetojnë e nga vijnë? Keni pyetur ndonjëherë? Pra ne vendosëm të shkojmë në vendin e tyre dhe të shikojmë se si jetojnë atje. Shkojmë....” Dhe gazetarja greke shkon në fshatrat e Dropullit, Derviçan dhe Bularat. Fillimisht bashkëbisedon me fshatarë (tashmë edhe me shtetësinë greke) të cilët i deklarojnë kameras së televizionit shtetëror grek ....që asnjëherë nuk e kishin fshehur se ishin grekë e nuk ishin përzier me turqit që jetojnë më në veri të vendit. Që nuk e kishin fshehur që janë grekë ( e thonë tani që janë ...grekë , se deri tani ishin minoritarë grekë), edhe kjo nuk është risi, sepse edhe regjimi i Enverit u kishte dhënë kombësinë greke. Por që nuk janë përzier me turqit që jetojnë më në veri, kjo është çudi historike! Vetëm grekët duan të besojnë që në Shqipëri jetojnë turq dhe jo myslimanë. Dhe kjo politikë greke “vërtetohet “ me ndonjë thënie të ndonjë fshatari nga Derviçani....Ja si deklaron pronari i një dyqani në Derviçan në reportazhin e televizionit shtetëror grek “NET”: Jam krenar që jam grek dhe kam lindur në tokën greke, e cila iu dha Shqipërisë pas Luftës së Dytë Botërore. Problemi ynë është se duhet të mbrojmë pasurinë, si edhe traditat e zakonet nga fshati gjiton i Lazaratit, i cili është vetëm me turq. Ata e kanë pushtuar Lazaratin që nga koha e otomanëve dhe ruajnë akoma zakonet e tyre fetare, duke mbuluar me ferexhe femrat edhe sot e kësaj dite....” Gazetarja greke, së bashku me shoqëruesin e saj, Panajot Barka, “pafajësisht” këto fjalë të një fshatari të “rastësishëm” i japin në emisionin e televizionit shtetëror “NET” më 18 dhjetor 2006. Kjo është politika greke. Ajo shoviniste. Kjo është politikë pa maskën e diplomacisë. Për ta bërë më të besueshëm këtë politikë, reportazhi vijon edhe në fshatin Dhivër, ku edhe këtu fshatarët thonë që janë grekë në tokën greke. Dhe thua se i referohen arkeologjisë, televizioni shtetëror grek “NET” pasqyron edhe varrezat e fshatit , ku varret kanë gërmat greke. Asgjë nuk është e ...rastësishme. Dhe as edhe ndonjë gabim gazetaresk. Edhe pse, siç e përmendëm, gazetarja kërkon të bëjë reportazh për emigrantët shqiptarë që punojnë, që pastrojnë shtëpitë e grekërve, në vendlindjen e tyre, në Shqipëri, kamera interviston (VETËM) disa fshatarë që vetëdeklarojnë jo vetëm që janë grekë, por që jetojnë në tokën greke. Në fshatrat e Gjirokastrës e të Sarandës! Që kjo tokë greke iu dha Shqipërisë pas Luftës së Dytë Botërore! Një televizion shtetëror grek të pohojë një falsifikim të tillë historik, a është vetëm një lajthitje gazetareske? Dhe kush? Greqia?! Greqia me nacionalizmin e saj, shumë herë, që në vitet ‘90 , është përpjekur t’i vërë zjarrin Ballkanit. Kujtojmë këtu embargon shtetërore që Andrea Papandreu, kryeministri grek në vitet 1993, ndërmori kundër Maqedonisë, për hakmarrje që ky shtet i ri mori emrin e lashtë Maqedoni! Vetëm një emër, cilësimi Maqedoni, edhe sot është një problem ndërkombëtar ku akoma as OKB-ja , BE-ja e SHBA-ja nuk mund ta zgjidhin, sepse reagon Greqia. Kujtojmë sa agresive është Greqia ndaj minoritetit mysliman që jeton në Thraqi të Greqisë, kur këta vetë duan të cilësohen turq! Dhe Greqia, që për të tjerët falsifikon vetë historinë, për të kultivuar ambiciet e saj shoviniste. Kështu vepron gazetarja greke derisa interviston disa “fshatarë” minoritarë grekë në Derviçan, që thonë që disa kilometra më tutje, në fshatin Lazarat, kanë gjitonë turq. Që këta gjitonë turq që e kanë pushtuar tokën që nga koha e otomanisë!!! Gazetarja greke, edhe pse ishte pak km larg, nuk e mori mundimin të shkelte edhe fshatin “turk” Lazarat (sipas fshatarit ...grek në Derviçan) që të shikonte edhe ....ferexhetë e femrave që i mbajnë edhe ...sot!!! Edhe sikur gratë të mbajnë ferexhetë, kjo nuk është provë që ato janë turkesha. Pastaj, cilat gra mbajnë në Lazarat ferexhe? Kaq e ulët është gënjeshtra! Po kaq shumë u duhej (grekërve) që ta përmendnin në reportazhin e televizionit grek për provësi të ekzistencës turke në Shqipëri!!! Dhe nuk është se gazetarja greke është e paditur. Ka me vete edhe Panajot Barkën. Dhe as rastësi është që përkthyesi është Panajot Barka. Ai ka botuar në gazetën në shqip që botohet vetëm në Athinë “Tribuna”, më datë 10 nëntor 2006, një shkrim me titull “Kush trembet nga një copëz BE në Shqipëri”, ku hapur thotë që në Shqipëri tashmë ka një copëz greke dhe jo vetëm në fshatrat ku është minoriteti etnik grek, por kudo në Shqipëri ku ka mërguar ky minoritet etnik grek. Vetëm një gazetë si “Tribuna” ( fatkeqësisht, që kjo botohet në shqip) mund të botojë të tilla antishqiptarizma. Dhe këto ide të Panajot Barkës ( dhe jo vetëm ) i ilustron gazetarja greke e televizionit shtetëror grek “NET” në reportazhin e saj . Jo rastësisht, të gjitha këto, tani që minoritetet grekë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Greqi do të marrin edhe shtetësinë greke. Cilat politika kultivohen kësisoj dhe nga kush, dhe kujt i shërbejnë, është e tepërt ta përmendim. Derisa të tilla reportazhe shoviniste dhe nacionaliste jepen në televizionin shtetëror grek “NET”, këto nuk janë thjesht dhe vetëm reportazhe televizive. Janë edhe përçuese të vetë politikës së shtetit grek.[Jakup Gjoça]

8 komente:

  1. Edrus,
    Te uroje per faqen tuaj personale. Ajo i ka gjithe te mirat sepse ka orientim kombetar.
    Greqia e ka avancuar axhenden e saj edhe ne internetin shqipshkruajtes si Albasoul i Ilirjan Papes me pseudonimin Albao.
    Eshte detyra jone qe te kunderpergjigjemi.
    Respekte dhe Gezuar Vitin e Ri. Me nje Kosove te Pavarur.
    Petrit Kola

    PërgjigjuFshije
  2. Bu bu te vjen te çahesh kur e lexon...

    PërgjigjuFshije
  3. E ndoqa emisionin...! Mllef për dikë në një fshat minoritar që, i quajti lazaratasit...turq!
    Sa për "Tribuna" që botohet në Greqi, dikur kam shkruar dhe unë në të. Tashmë, është një organ që nuk ia vlen ta përmendësh. Qysh nga botuesi mund ta fillojmë.

    PërgjigjuFshije
  4. Faleminderit MIQ,me behet qejfi qe ka akoma njerez qe "harxhojne" 5' kohe nga hallet e jetes se tyre,per te menduar dhe per Shqiperine.
    rrofshi.

    PërgjigjuFshije
  5. Edrus,
    Te lutem me kontakto tek pojofree@yahoo.com
    Petrit Kola

    PërgjigjuFshije
  6. Edrus pergezime per blogun e kendshem dhe "shume shqiptar"...Gezuar 2007!
    Kohe te trazuara po afrojne per ne shqiptaret me keta fqinje te pabese! Po pesimizmi me pakesohet kur shoh se nuk jam vetem por me te tjere. Duhet absolutisht te intensifikojme aksionin informues per rinine shqiptare. Duhet gjithashtu te forcojme lobin shqiptar kudo ne bote: Amerike, Greqi, Itali, Gjermani, France etj. Vetem keshtu do te mund t'u bejme balle ketyre dhelprave. Ata na kane marre shume seriozisht...edhe ne duhet ti marrim po aq seriozisht se ndryshe na mori lumi!

    PërgjigjuFshije
  7. flasin grekerit keshtu, qe jane tipik turq na pamja!

    PërgjigjuFshije
  8. mjafton te shihni per shembull minoritare greke si dule dhe ksera qe fiks si turq jane nga fiziku!!!!

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet