26 dhjetor 2006

Shërbimi shëndetësor

Marrë nga siti i komunës së qytetit të Torinos

Ne Itali sherbimi shëndetësor kryhet nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar [Servizio Sanitario Nazionale] me trajtim te njëllojtë dhe me te drejta e detyrime te plota si qytetarët italianë.

Regjistrimi ne Sherbimin Shëndetësor Kombetar është i detyrueshëm për qytetarët e huaj titullarë te një leje qëndrimi për;

*
motive familjare
*
azil politik
*
azil humanitar
*
pritje të adoptimit
*
për marrje në ngarkim [affidamento]
*
pritje të nënshtetësisë

Regjistrimi është i detyrueshme gjithashtu per qytetarët e papunë dhe të shkruajtur ne listat e te papunëve [liste di collocamento] dhe për familjarët në ngarkim me leje qendrimi te rregullta.

Për regjistrimin u duhet drejtuar zyrave administrative të Sherbimit Shëndetësor Lokal [Aziende Sanitarie Locali] te vendit te rezidencës ose të banimit duke paraqitur;

* dokument identiteti
* lejeqëndrim ose kartë qëndrimi të vlefshme
* kodin fiskal
* çertifikatë rezidencë ose autoçertifikim vendbanimi


Ne momentin e regjistrimit lëshohet një teserë shëndetësore personale dhe ke mundësi të zgjedhësh mjekun e familjes ose pediatrin per fëmijët nga 0 në 14 vjeç.

Regjistrimi është i vlefshëm për të gjithë kohëzgjatjen e leje qëndrimit.

Për të rinovuar teserën shëndetësore është e nevojshme të paraqitet në ASL (Shërbimin Shëndetësor Lokal) kërkesa e rinovimit të leje qëndrimit [ricevuta].

Fëmijëve të mitur të të huajve te regjistruar ne Shërbimin Shëndetësor Kombëtar u sigurohet, që në momentin e lindjes, shërbimi shëndetësor, edhe në rast se nuk janë të regjistruar në leje qëndrimet e prindërve.

Qytetarët e huaj me leje qëndrimi më shumë se tre muaj, te cilët nuk bëjnë pjesë në kategoritë për të cilat është parashikuar detyrimi i regjistrimit në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar (S.S.N), janë të detyruar të aplikojnë një kontratë siguruese për sëmundje , fatkeqësi dhe për lindje fëmije, me një istitut sigurues italian ose të një vendi tjetër ose, mund edhe të kryejnë regjistrimin ne S.S.N duke paguar një kontribut vjetor edhe për familjarët në ngarkim.

Regjistrimi vullnetar mund të kërkohet edhe nga kush ka leje qëndrimi për studime ose për personat që janë të punësuar në mënyrë të barazvlefshme [alla pari].

Nuk lejohet regjistrimi qytetarëve të huaj titullarë të leje qëndrimeve për motive kurimi mjeksor dhe për motive turistike.

Të huajve që janë rregullisht në Itali, por nuk janë të regjistruar ne S.S.N. u sigurohen shërbimet spitalore urgjente, por edhe ato shërbime që nuk janë urgjente. Për të dyja rastet është e nevojshme te paguhen tarifat e vendosura nga Rajoni i Piemontes.

Qytetarëve të huaj që nuk kanë leje qëndrimi u sigurohen kurat spitalore ose ambulatore urgjente ose edhe ato esenziale, edhe pse të vazhdueshme, në rast sëmundjeje dhe fatkeqësie. Janë të garantuara gjithashtu mbrojtja e shëndetit të grave shtatzëna, mbrojtja e shëndetit te të miturve dhe vaksinat.

Sherbimet jane falas për qytetarët që deklarojnë me anë të nje autoçertifikimi që nuk kanë burime ekonomike të mjaftueshme (deklaratë varfërie, e cila vlen 6 muaj).

Te huajve pa leje qëndrimi ASL i pajis me një teserë e cila ka kod rajonal, mbi të cilën vihet sigla S.T.P (i huaj përkohësisht i pranishëm), qe vlen per 6 muaj dhe e rinovueshme në rast se vazhdon qëndrimi ne Itali, kjo teserë duhet te paraqitet kur kerkohen sherbime te ndryshme shëndetësore.

Të huajt që kane teserën S.T.P. mund të drejtohen pranë sporteleve I.S.I. [Informazione Salute Immigrati]. Këto sportele funksionojnë prane disa ASL dhe kanë si funksion informimin dhe ndihmën për sa i përket shërbimeve shëndetësore të kërkuara nga të huajt. Këto sportele funksionojnë pergjithesisht në këto orare ; nga e hëna në të premte 15.00/19.00.

Perdorimi i këtyre strukturave nga ana e të huajit nuk sjell rrezikun e sinjalizimit në organet e policisë, perveç rasteve ekstreme që parashikohen detyrimisht nga ligji.

2 komente:

  1. pershendetje edrus, te pergezoj per blogun si dhe per korrektesine e treguar ne citimin e burimit.

    P.S. Fotot jane fantastike, sidomos ajo e Sales...vet i ben?

    PërgjigjuFshije
  2. Faleminderit Blenti.........sa per fotot:kur shikoj ndonje gje qe me pelqen dhe funksionon tasti i djathte.. :) i ruaj ne nje kartelle ne kompiuter,dhe e shikon qe nganjehere,kur s'ke se c'ben,fillon e ben "batuta"

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet