26 dhjetor 2006

Enver Hoxha

Eshtë kjo nje temë,që ,kë më shumë dhe kë më pak,është e pamundur ta lërë indiferent(për sa kohë akoma?!).
Marr shkas nga komentet rreth nje artikulli tek :Perpjekja rreth këtij problemi.

Ky eshte komenti im atje:

Enver Hoxha tashme as me ngroh dhe as me ftoh,mire apo keq,i dashur apo i urryer,me bindje apo me diktature(dhe fatkeqesisht,s'keni qene te vetmit qe e keni vuajtur diktaturen e proletariatit)ai,per 50 vjet ndenji ne krye te vendit.

Po sot,c'fare alternativash i afrohen rinise shqipetare Z.Lubonja??
Te rrisesh nje brez me urrejtjen ndaj nje personi qe ka kohe qe eshte kalbur??
Kjo eshte alternativa??
Do ta pranoja "mbajtjen ndezur" te kesaj flake(d.m th urrejtjen ndaj enverit),nese rinise shqipetare ,DEMOKRACIA,per te cilen Ju,dhe shume te tjere vuajten,punuan dhe luftuan,do ti krijonte nje perspektive,nje te ardhme,nje siguri per te studiuar,punuar,besuar dhe krijuar nje familje te qete dhe te lumtur.

Pas 16 vitesh,a mund te bejme nje bilanç??
Ku jemi?
Jemi akoma:anes lumit te palare,dhe anes drites se papare(pa drita dhe uje :(

besoj se keto jane argumente ku duhet drejtuar PERPJEKJA sot,sepse s'ma ha mendja se vuajne me shume se s'shikojne SanRemon se sa vuajne mungesen e dritave.

Me respekt:eduart Rustemaj

Por desha te sillja ketu,dhe nje koment te dikujt(anonim) qe per mendimin tim,ja vlen te shikohet dhe te komentohet:

Un anonimo ha detto...

Ti ke të drejtë z. Lubonja kur flet me egërsi e urrejtje për Enver Hoxhën e diktaturën komuniste shqiptare, sepse të kalbi në burg për 17 vite. Mirëpo me këtë rast ti shkon aq larg sa propagandën komuniste e quan një ekuivalencë fashiste që duhet ndaluar me ligj.

Së pari, në Gjermani, ashtu si dhe në Zvicër e Austri, askush nuk dënohet për asnjë lloj propagande. Dënohen vetëm ekstremet politike të djathta e të majta në rastet kur manifestimet e tyre degjenerojnë në dhunë. Ndërkaq, përsa i përket propagandës, dënohen vetëm ata që mohojnë holokaustin ndaj hebrenjve nga koha e Luftës së Dytë Botërore.

Së dyti, Enver Hoxha dhe diktatura e tij, për kohën sa qe gjallë ai dhe në periudhën pas tij, nuk përjetoi ndonjë sanksion ekonomik apo politik ndërkombëtar në formë zyrtare për shkak fondamentalizmi ideologjik a rrezikshmërie globale. Përkundrazi, ai gëzonte respekt, duke përfaqësuar madje për një kohë në OKB një gjigand si Kina, ndërsa regjimit të tij i bëheshin ftesa nga të gjitha anët për t’u kyçur në organizma të ndryshëm ndërkombëtarë të cilat ai i hidhte poshtë me vendosmëri (siç i thoshin atëherë) apo me arrogancë (siç i thonë sot). Me rastin e vdekjes së diktatorit Enver Hoxha, ndaj tij shfaqi respekt edhe ndonjë kundërshtar politik e ideologjik i skajshëm nga diplomacia ndërkombëtare, siç ishte rasti me udhëheqësen britanike Margaret Thaçer.

Së treti, po qe se në dy vende të mëdha spanjishtfolëse, si Spanja dhe Kili, që për një kohë të gjatë kanë qenë të sunduara nga diktaturat fashiste, nuk bëhet fjalë për ndalimin e propagandës frankiste apo shkrimeve të tilla që diktatorin e ndjerë fashist, Pinoçetin, e cilësojnë (përkundër dëshmive të shkrimtares së shquar Isabell Alende, si dhe të shumë viktimave nga Kili), si baba të kombiti kilian, atëherë si mund të kërkohet një gjë e tillë për një diktator të parëndësishëm të një populli tremilionësh nga Ballkani? A mos nuk ju duket një pretendim paksa qesharak ky i juaji z. Lubonja? A mos po i jepni kështu Enver Hoxhës një vlerë më të madhe globale seç e kishin Franko e Pinoçeti, me gjithë faktin se s’qe veçse një diktator i vogël i një vendi të vogël e pa ndonjë ndikim në përmasat globale? Poqe se ai s’paskësh qenë i këtillë, atëherë a mos po ia pranoni ju atij indirekt dimensionet globale, qoftë dhe në kuptimin negativ? (shpeshherë negativen dhe pozitiven s’i ndan veçse një fije floku).

Së katërti, duke u nisur nga parime të thjeshta demokratike, a nuk duhet të respektohet në këtë rast edhe fakti që një pjesë e madhe e shqiptarëve në Shqipëri e Kosovë vazhdojnë të kenë respekt për Enver Hoxhën, pa përfaqësuar ndonjë rrezik për rendin dhe demokracinë. Apo mos ndoshta në këtë rast edhe ju do të pajtoheshit me Kadarenë, që gjithë të tillët do t’i dërgonte nëpër klinika psikiatrike?

Së pesti, ju harroni faktin e thjeshtë, se për shkak të integrimit politik e ekonomik europian, sot nuk ekziston asnjë shans për ringjallejn e diktaturave komuniste në Ballkan e Europë. Ajo që u duhen frikësuar shqiptarët është lindja e diktaturave në sensin e kundërt ideologjik, po me efekt të njëjtë përsa i përket individit dhe lirive të tij. Këtë fenomen Kadare e ka ilustruar tek novela e tij “Piramida” me antipiramidën, dmth. me gropën. A nuk është koha t’i frigohemi më parë gropës fashiste se sa ndonjë piramide të re komuniste?

Nuk ka komente:

Posto një koment

Faleminderit per komentet