14 janar 2008

Pistorius

Tashmë, për të qënë një doktor i zoti, duhet të jesh njëkohësisht dhe një inxhinjer i zoti.
Mjeksia moderne ka arritur rezultate të tilla që mund të ndihmojë personat e dëmtuar në aksidente ose që mund të kenë mbetur me pasoja nga ndonjë sëmundje, bile ka shkuar dhe më tutje, duke arritur që protezat e sotme, të arrijnë të japin rezultate nganjëherë dhe më të mira se sa ato të personave normalë.
Për këtë, këmbët artificiale të Pistorius-it janë "fuorilegge" dhe kështuai nuk mund të marrë pjesë në Olimpiadën e Pekinit 2008.

Në përpjekjet e tij për të qënë sa më normal dhe të vraponte përkrah atletëve më të mëdhenj të globit, atleti i Afrikës së Jugut sot morri një "STOP" nga Iaaf (Federata ndërkombëtare e Atletikës), sipas së cilës, protezat prej fibre karboni që Pistorius ka në vënd të këmbëve që i mungojnë, i japin një avantazh në krahasim me atletët normalë.
Sipas studiuesit gjerman që ka analizuar këtë rast për llogari të Iaaf-it , kur ai arrin shpejtësinë maksimale, ai harxhon 25% më pak energji se atletët e tjerë

Nëse Iaaf nuk do ndërrojë ide, atëhere Pistorius do të ngelet që të bëjë garën e tij me atletët e regjistruar për Paralimpiadën, lojërat e rezervuara për atletët me handikap.

Është një pekat, të shikosh një njeri që me forcën e vullnetit jo vetëm që arriti të ecë me dy proteza, por që arrin dhe të stërvitet dhe të hyjë në garë me "normalët", një shëmbull për të gjithë ata që kanë fatkeqësinë që të ju mungojnë një ose të dyja këmbët, të përjashtohet nga Olimpiadat.

Zanardi, një tjetër shembull i ringjalljes, është kthyer në botën e garave pas incidentit që i këputi këmbët... këta janë shembuj që mishërojnë forcën e shpirtit dhe dëshirën për të jetuar dhe për ata që fati është treguar i pamëshirshëm.

Edhe nëse në Pekin nuk do ta pranojnë, Pistorius e ka fituar betejën e tij kundër fatit, dhe Iaaf, kaq e kujdesëshme për të verifikuar "avantazhet" e një handikapati, bën mirë të impenjohet më tepër në kontrollet ndaj "atletëve normalë" që të respektojnë rregullat, pa ndihmën e "magjive" të dopingut.

8 komente:

  1. Rregullat mund te ndryshohen por Iaaf ka frike se po te beje nje perjashtim do i kerkohen perjashtime te tjera gjithmone.
    Per hir te ruajtjes se "Status Quos"-ë ndeshkohet ai qe ne fakt duhej nxitur dhe pergezuar.

    PërgjigjuFshije
  2. edrus, e degjova lajmin por ketu tek ty mesova detajet. çfare kurajo djali. Bravo i qofte.

    PërgjigjuFshije
  3. Qe nga sot te lista e substancave te ndaluara do shtohet edhe "kembe artificiale me fibra karboni". Hihihihihi, sa skematik dhe komik eshte IAAF-i.

    PërgjigjuFshije
  4. lol energize:):):):)

    wow wariner.

    PërgjigjuFshije
  5. Ed, nuk jam fare dakort me ty.

    Unë nuk jam kundra pjesëmarrjes së Pistorius në Olimpiada, por nëse është shkencërisht e provuar që ai ka një avantazh që i vjen pikërisht nga protezat, atëhere nuk ka sesi të garojë më atletë të tjerë që janë inferiorë. Nëse Pistorius është në gjendje të mbrojë pozicionin e tij me një studim shkencor që provon që ai është i barabetë me të tjerët dhe do të ishte njëlloj i shpejtë edhe sikur në vend të protezave të kishte këmbët natyrale, atëherë po. Në të kundërt, nuk mund të garojë.

    Shembulli i Zanardit dhe vullneti i jashtëzakonshëm që përmend nuk qëndrojnë gjithashtu. Karakteri dhe vullneti nuk janë fare me rëndësi në një rast si ky. Këtu flitet për një avantazh të drejtpërdrejtë të shkaktuar nga një paisje mekanike që i mundëson atletit të lodhet më pak.

    Dhe të lutem, zëvendësoje atë fjalën "pekat" me mëkat se më duket sikur më ke rënë me shpullë turinjve.

    Përshëndetje!

    PërgjigjuFshije
  6. Ciao Edi

    Ke te drejte per ate qe thua, persa i perket kurajos,forces se mendjes dhe shpirtit,dhe deshires per te qene i njejte me pjesen tjeter te botes se paaksidentuar.
    Ke te drejte, sepse eshte per tu admiruar kembengulja per te ecur pa e kthyer koken mbrapa.
    Ke te drejte, edhe kur flet per nje pjese te madhe te sportisteve qe per te qene nder te paret (e me e rendesishme ,me te paguarit)perdorin "magjine" e doping-ut...dhe qe ne radhe te pare IaaF duhet "te kontrolloje" te kontrollushmit..
    Por..
    Garat "duhet" te zhvillohen ndermjet te barabarteve..

    Pistorus nuk ka nevoje ti dimostroje botes zotesine e tij...besoj qe mjafton qe ja ka treguar vetvetes
    Por..
    Shpesh,nuk mjafton

    PërgjigjuFshije
  7. Ed ku je mo vlla... po hiqe pra "pekat" se i ke zemeru te gjithe :D

    Nejse eshte intersante qe ai ia ka dale te ngrihet ne kembe... por eshte gjithashtu e vertete qe ai nuk mund te pranohet ne nje "gare" me te tjeret, nese ka avantazh prej fibres ai vete nuk duhet ta kerkoje garimin, pasi suksesi do i mbetej protezes dhe nuk duket ndonje gje e mire...

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet