26 janar 2008

Informacione Shqip

Rastësisht, duke i hedhur një sy tek Glocal (forum shqiptar dhe në italisht), pashë disa lajme interesante;
Së pari atë lajmërimin që njoftonte studentët shqiptarë (që kanë mbaruar për matematikë, fizikë, inxhenieri) për një bursë studimi prej 42000 eurosh për dy vjet, për një master të financiuar nga Komuniteti Europian me ane te programit Erasmus Mundus.
Së dyti, dhe kjo mu duk iniciativa më e bukur që mund të ishte realizuar ndonjëherë për të ofruar informacin nga lajmet për shqipërinë dhe shqiptarët dhe po e prezantoj ashtu siç prezantohej në faqe:
SHQIP.it eshte nje hapesire ku mund te propozosh artikuj interesant ne gjuhen shqipe ose qe kane te bejne me Shqiperine e shqiptaret qe i ke gjetur ne internet; mund t'i votosh e komentosh te tuat e ato qe kane propozuar te tjeret.

Kuptohet që është në fazën fillestare, por duke parë numrin e atyre që mbajnë një blog, si dhe të atyre që dërgojnë artikujt e tyre në qindra gazeta shqipëtare për ti parë të pabotuara, kjo më dukej gjëja më e bukur për ti ardhur në ndihmë të gjithëve: si atyre që duan të shkruajnë dhe të kontribuojnë me lajmet, si dhe për ata që duan të informohen për të rejat e fundit.
Mjaft demokratike dhe mënyra e vlerësimit dhe daljes në rilief (ngjitjes në klasifikë të artikujve): Sipas votimit të lexuesve.

Nuk di ç'të them më tepër, por uroj që të jenë sa më të shumtë kontribuesit dhe votuesit, për të patur një panoramë sa më të pasur të informacionit për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Komplimentet e mija autorëve të asaj faqeje!

5 komente:

  1. Flm Edrus.
    Shqip.it lind per te gjitha arsyet e mesipeme, por edhe per diçka tjeter. Per fat te keq ne jetojme ne nje periudhe ne te cilen informacione e ka humbur esencen e tij, ndoshta nuk duhet te quhet me as informacion por thjesht "propagande." Ne kete orgji "gazetash" e "lajmesh" qe i binden me shume vullnetin te nje politikani apo te nje fuqije ekonomike, eshte e veshtire te seleksionosh lajmin nga propaganda, sidomos kur realiteti te paraqitet nga nje gazeta e vetme p.sh, dhe nuk e krahason dot me burime te tjera te te njejtin lajm. Shpresojme qe ne shqip.it, demokratikisht, te ofrohet, pse jo,edhe i njejti lajm nen kendveshtrime te ndryshme, ne menyre qe kush lexon te arrije te marri informacion te mjaftueshem dhe pastaj te vendosi vete.

    Edhe kjo eshte shqip.it


    Me respekt.

    PërgjigjuFshije
  2. Shqip, edhe unë duke shpresuar në një gjë të tillë, ju uroja për këtë projekt që keni ndërmarrë.

    PërgjigjuFshije
  3. Edrus, u morra ca sot nga ana e designit. Shpresoj te kete dale dicka me mire.

    Sigurisht, punova dhe me optimizimin per motorrat e kerkimit.

    Nentitulli i Faqes eshte i yti :)

    www.shqip.it

    PërgjigjuFshije
  4. Þakka þér fyrir að deila, við sérhæfum okkur í að veita og gera við kælibúnað.
    Vinsamlegast skoðaðu upplýsingarnar hér fyrir neðan

    Trung tâm sửa chữa tủ lạnh hitachi

    sửa chữa điều hòa công nghiệp

    Sửa chữa điều hòa trung tâm

    Sửa điều hòa âm trần

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet