29 dhjetor 2007

Klasifikimi i blogjeve shqip


Fund viti, dhe gjithandej bëhen bilançe dhe klasifikime... thashë të shikoj dhe unë se ç'bëhet në blogosferën shqipëtare.
Po shikoja tek Technorati dhe po vendosja lidhjet e blogjeve që kam tek të preferuarit e mij, dhe që atje po merrja vetëm skedën e blogjeve dhe po bëja "foton" e mësipërme.
Nga leximi i vetëm këtyre blogjeve që kam linkuar (për të tjerët nuk kishte informacione) del një klasifikim i tillë:

1- Vrima e Çelësit 64 (114765)
2- Albtranslator 36 (224227)
3- SelfMadeRadio 31 (263682)
4- Akullnaja 27 (305717)
5- Njeriu i çuditshëm 26 (317977)
6- Peizazhe të fjalës 25 (331293)
Bletebzz 25 (380354)
7- Edrus 23 (360865)
8- Parisi një dashuri.. 22 (377609)
9- BelleFleur 21 (395824)
10-Midis nesh 20 (415866)

Nuk di se sa mund të vlejnë klasifika të tilla, por do të më pëlqente që të bëhej një klasifikim pak më njerëzor, larg llogaritjes së numrit të klikimeve dhe numrit të atyre që mund ta kenë vënë një nga këto linqe tek të preferuarit e tyre.
Ky klasifikim i përshtatet pak a shumë atij që do të bëja dhe unë (të paktën për emrat :P), por do të doja që të bëja një klasifikim tjetër në bazë të preferencave të blogerave, prandaj jeni të lutur që të vendosni një listë prej 10 blogjesh që ju keni ndjekur me më kënaqësi gjatë këtij viti.

E di që po ta thoshte Akullnaja të gjithë do ta kishit bërë "detyrën e shtëpisë", por njëlloj, përpiquni që të bëni një sforco ;), mos përtoni që të bëni një listë dhe një postim në blogjet tuaja, edhe sepse shikoj që shumë blogje kanë ngelur jashtë liste.... por që meritojnë që të jenë në listë.

4 komente:

  1. EdRus,
    (Jo për kalsifikimin, kuptohet):)
    Në vend të kartolinës tradicionale shqiptare, të nis urimet më të sinqerta dhe miqësore për një vit të ri me plot shëndet, për ty dhe të dashurit e tu, begati, mirëqenie, produktivitet dhe realizim të ëndrrave!

    PërgjigjuFshije
  2. une e kam bere dikur: http://albtranslator.blogspot.com/2007/02/parade-blogjesh-shqiptare.html

    nje fare klasifikimi por me pelqen ideja jot Ed, s'do qe keq dhe ne fakt une e kam menduar kete gje!

    urimet me te mira dhe nje here ty dhe familjes tende per vitin e ri!

    PërgjigjuFshije
  3. te dhenat,klasifikimi qe ben Teknokrati,jane shume te sakta :)

    PërgjigjuFshije
  4. Koheve te fundit Disa webmastera shqiptar kane hapure nje site se bashku si grup me fitu te holla nepemres internetit:
    Kliko ne link per me shume.
    http://kosads.blogspot.com/

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet