20 dhjetor 2007

HIQNI DORË NGA DROGA!

Në burgun e Padova-s, Artur Ll., shqiptari 33 vjeçar, kryente dënimin për masakrën (bashkë meqë bashkë me Naim S. dhe një rumun) në Gorgo al Monticano (Treviso) ndaj çiftit të pleqëve që kishin kërkuar ti grabisnin: Guido Pelliciardi e Lucia Comin, në 21gushtin e shkuar, sot bëri një tentativë tjetër.
Sot Arturi, pas disa tentativash të mëparëshme, arriti që të realizojë aktin final të pendesës së tij ndaj asaj që kishte bërë: Me një çorçaf, arriti vetvrarjen.
Kjo ishte tentativa e tretë, pas asaj me këmishën dhe me prerjen e venave, por që nëse ndërhyrja e shpejtë e rojeve arriti që ta shpëtonte dy herët e para, kësaj rradhe, përpjekjet për ta ripërmëndur rezultuan të padobishme.

Që në hetimet e para, ai kishte pranuar dhe ishte penduar për atë që kishte bërë, dhe se ishte penduar që kishte pranuar të merrte drogë bashkë me dy të tjerët, të cilët ja kishin dhënë për ti "rritur guximin".

Nuk pajtohem dhe dënoj atë që kanë bërë, por më vjen keq që një i ri të shuajë jetët e të tjerëve dhe të tijën për gjëra që vetëm mëndjelehtësia mund ti shtyjë sot të rinjtë, prandaj të gjithëve do tju lutesha: HIQNI DORË NGA DROGA!

11 komente:

  1. Qoftë dhe një njeri i vetëm, të bindej nga thirrja jote, me vlerë të madhe do të qe!

    PërgjigjuFshije
  2. Edrus, shkrimit tend do i shtoja dhe kete tjetren "Hiqni dore nga droga dhe vetvrasja" - asnjera s'eshte zgjidhje per jeten!

    PërgjigjuFshije
  3. zdu!(me shaka kjo)

    sa e trishtueshme...

    PërgjigjuFshije
  4. Ndoshta eshte depresioni (per te mos thene mungesa e preparateve ne burg) qe e coi ne ate derexhe. Ndoshta pervec burgimit kishte nevoje edhe per rehabilitim (qe te mos kalonte nga ekstremi ne ekstrem). Ndoshta...

    Por pak rendesi kane ndoshtat. Nje e njohur e imja i quan vetevrasje te tilla "vetepastrim" qe mua gjithmone me eshte dukur nje koment radikal. E megjithate...

    PërgjigjuFshije
  5. U more me droge,shkove dhe vajte.Ne mos sot,neser.Jam alarmuar,sidomos,prej dy te droguareve,qe perdhunuan ne menyer shtazarake nje grua duke i futur celesat ne vagine.M'u ngriten floket gjemb se qene shqiptare ata qe e ben kete akt vandal,nen efektin e droges.
    Edrus!Si gjithmone,trajton tema te ndjeshme.S'kam per ta harruar ate me ariun.Vetem sec me doli nje problem.
    Perqafime,Peraprim Hysi,20 dhjetor 2007

    PërgjigjuFshije
  6. Hem...gomarit i pelqejne lakrat.


    DROGA!!!SA NAIVE ESHTE NISJA DHE SA TAGJIK PERFUNDIMI!!!

    NDODHKA!

    FATKEQESISHT!!!!

    PërgjigjuFshije
  7. Të kalosh fundjavë të...dëbortë, EdRus!

    PërgjigjuFshije
  8. edhe mua nuk me pelqen DRGA :)

    PërgjigjuFshije
  9. Është vetëm një njeri që mund ta kapte Xha Beqon... Xha Sulua :)
    Mirëseerdhe!

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet