09 dhjetor 2007

Far West në Kremona

Cremona, alba da far west Uccisi due banditi in fuga

Clicca per ingrandire

Flavia Mazza

Sergnano (Cremona)

Një mëngjes prej far west: ndjekja ndërmjet provincave të Bergamo-s dhe Cremona-s, banditët duke u larguar dhe karabinierët duke i ndjekur me të shtëna. Dy rapinatorë të vrarë , dy të tjerë të arrestuar dhe dy karabinierë të plagosur.

Ishte ora 5.25, kur katër keqbërësit, pjestarë të një bande "shumkombëshe" emigratësh- dy shqiptarë, një maroken dhe një kosovar 22 - 28 vjeçarë - në fillim kishin grabitur një shitës ambulant dhe më pas, rreth orës 5, dy të rinj që sapo kishin dalë nga diskoteka.Në makinën e tyre, një Bmw gri (në të cilën më pas gjënden dhe 'veglat e zanatit' dhe 22 dosa kokaine).

Dy të rinjtë të cilëve ju kishin grabitur portofolat, celularët dhe makinën, kishin arritur që të shikonin targën e BMV dhe të denonconin tek karabinierët gjithçka kish ndodhur.

Sipas karabinierëve që kishin arritur të lokalizonin dhe të ndalonin makinën me ata të katërt, i ndaluan dhe i urdhëruan që të dilnin nga makina dhe të vendosin duart mbi makinë.Njëri prej shqiptarëve, përkulet dhe nga kruskoti i makinës nxjerr një pistoletë kalibër 7,65 dhe hap zjarr kundër karabinierëve. Një nga plumbat godet në bark mareshallin Francesco Ferro, pa konseguenca për jetën, dhe plagos edhe karabinierin tjetër Pasquale Busto. Kërkon që të qëllojë ankora, por pistoleta i bllokohet, ndërkohë, mareshalli zbraz 9 fishekë në drejtim të shqiptarit, ndërkohë që marokeni merr nga vetura një bastun (nga ata të beisbollit shënim i imi) ndoshta për tu mbrojtur, por fisheku i nëntë e goditi në kokë.

Në ato momente , mareshalli thërret ndihmë ndërsa karabinieri tjetër mbante në shënjestër dy të tjerët që të mos largoheshin dhe u ndihmuan dhe nga disa gjahtarë që u gjendën aty, që me çiftet e tyre të mbanin në mbikqyrje ata të dy deri sa erdhën ndihmat dhe iu vunë prangat.

4 komente:

  1. Per fat te keq, ja nje shembull i mire integrimi midis te huajsh ne Itali...

    PërgjigjuFshije
  2. o endrus po makina e vjedhur nuk ishte e dy te rinjve qe bene denoncimin?dmth-ne ata e njihnin targen,nuk ishte e nevojshme ta merrnin ne shenim.
    sidoqofte,jam dakort me darion ka dhe te tille integrim ne shoqerine bashkohore.
    mgjtht nuk eshte kurresesi kjo qe na (me) perfaqson.ka shembuj integrimi qe na ngrene me lart se sa e mendojme ne veten tone ne shoqerine italiane,greke,gjermane apo ku di une.nuk eshte i pranueshem si rast por mendoj se kane pasur dhe me tragjike dhe me te renda nga vete italianet apo nga rraca te tjera.

    PërgjigjuFshije
  3. GA, mirë se erdhe një herë :).
    Atyre dy të rinjve ju kishin vjedhur më parë një "ford ka" që e kishin lënë diku rrugëve, për të vazhduar me BMV-në gri.

    PërgjigjuFshije
  4. nuk ishte e qarte prandaj te pyeta.


    dite te mbare.

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet