23 nëntor 2007

Krimi dhe morali, vrasësi dhe vlerat..........

Doroteo Arango Arámbula është një emër që askujt do ti sillte ndërmënd ndonjë 'të njohur', por nëse do t'ju kuriozonte ky emër, do të gjenit se është emri i një personazhi ndoshta jo të njohur nga të gjithë , sidomos në Shqipëri, për periudhën për të cilën po flas, ka qënë një revolucionar tjetër më i njohur, falë dhe filmit që RTSH shpeshherë e transmetonte: Emiljano Zapata, ndërsa emri në fillim të artikullit është i Francesco Pancho Villa (Panço Villa).
Këto ditë ka dalë në Itali një libër që sjell biografinë e tij (Pancho Villa. Una biografia narrativa -Tropea, pagg. 864, euro 22,90), ku duke dëgjuar në radio reçensimin e librit, shumë gjëra ishin të panjohura nga unë për këtë personazh.

Panço Villa ka qënë një kusar që me bandën e tij vriste e priste sipas ligjit të xhunglës dhe pistolerëve të periudhës, një nga hajdutët e bankave dhe trenave të epokës.
Qe pikërisht ky bandit, që u bashkua me revolucionin Zapatist meksikan të 1910-1911, dhe u bë një nga udhëheqësit e tij... deri këtu e njihja historinë, dhe më pëlqente që të shikoja që e mira triumfonte mbi anët e këqija të karakterit të tij prej banditi.

Ato detaje që nuk njihja qenë se:
-Paska qënë Governator i Shtetit të Chihuahua, dhe megjithëse vetë qe analfabet, një nga gjërat e para që bëri, krijoi/hapi 50 shkolla të reja.

- në 1916 vendosi dënimin me vdekje për 'vjedhjet'/mashtrimet në votime.

Një "malok" (terrone) sipas autorit të librit, që u bë «L´emblema della vendetta delle vittime dell´ingiustizia sociale» (emblema e hakmarrjes për viktimat e padrejtësive shoqërore)....

Një kriminel për tu adhuruar.

Para ca ditësh, në mediat italjane pati një jehonë të madhe lajmi i arrestimit të të vetmit Padrino që kishte mbetur i lirë....
Nuk po hyj të bëj biografinë e tij dhe të rëndësisë që kishte për shtetin italjan një arrestim i tillë, por pas Panço Vilës, mu kujtua që ndër dokumentet e sekuestruara pas arrestimit të boss-it të mafias, qe dhe një "rregullore" për anëtarët e "familjes".

Detyrimi i parë: Nuk mund ti prezantohesh vetë anëtarëve të familjes, nëse nuk është një i tretë që të prezantojë.
Detyrimi i dytë: Nuk shikohen gratë e miqve
Detyrimi i tretë: Nuk lidhe miqësi me policët.
e më pas: Nuk duhet të frekuentojë mejhane e klube, besnikëri totale ndaj 'punëdhënësve',dhe në fakt, njëri prej detyrimeve qe: Të jesh gjithmonë i gatshëm për Cosa nostra, edhe sikur të kesh gruan që është duke lindur.... respektohen kategorikisht takimet... të tregosh gjithmonë të vërtetën ... nuk mund të marrësh paret e të tjerëve ose të familjeve të tjera....
Nuk mund të bëjnë pjesë në familje ata që kanë në fis ndonjë polic dhe që tradhëtojnë gruan...

Dy histori sa të ndryshme aq dhe të përngjashme në moralin dhe disa vlera që Kriminelët mund të mbajnë si të shenjtë....... Nganjëherë nuk është e thënë që të jesh Doktor mund të kesh dhe vlerat minimale të atyre që dhe KRIMINELËT respektojnë.

5 komente:

  1. Interesante kjo Ed... Se kisha pa me kete sy ndonjehere "kriminelin" po vertet interesante...

    PërgjigjuFshije
  2. Edrus!Mos u cudit;keto jane cudira qe nuk duhet te cudisin.Pirati u be Pape dhe nuk qe vec nje kriminel ordiner.Iksani eshte i cuditshem.Turqit thone:"Njeriu eshte edhe shejtan,edhe melaqe:sic te bene te miren,ashtu te bene dhe te keqen".Dhe po turqit thone:"S'ka iksan,pa noksan!".Besoj qe,pak a shume,edhe Panco Vila ka patur ate te kaluar te zeze qe ka dashur ta zbardhe.
    Perqafime nga une.
    Perparim Hysi,24 nentor 2007

    PërgjigjuFshije
  3. hmmm... më duket se ke bërë nijet të tradhëtosh gruan dhe po përpiqesh t'i ndërrosh mëndjen vetes...:P :)

    PërgjigjuFshije
  4. @frojdesha: edhe sikur... nuk do të preferoja që të shtrihesha në shtratin e dikujt që do të më bombardonte me pyetje dhe do të më bënte analizë :P

    PërgjigjuFshije
  5. frojdesha thellësisht e indinjuar04 dhjetor, 2007 22:19

    mos, se na fike llullën... :P :)))

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet