17 gusht 2007

Sillogjizma

s'e di nëse e kini dëgjuar ndonjëherë:

s'ka pyll pa derra...
derri do plumb.....
nganjëherë duhet me i thënë derrit dajë...

nga ku: .....daja do ...plumb

kjo është një sillogjizëm,ku kuptimi i nje shprehje shtrembërohet deri sa të çohet në një përfundim irracional(ose komik)

ja dhe disa te tjera:

kush punon s'ka kohë të lirë,
kush s'punon ka kohë (të lirë) sa të duash...........

por:koha është flori,...

i papuni ka me shume flori(pasuri)

prandaj puno sa të duash,kurrë s'ke për të qënë më i pasur se një i papunë

----------------------


kur pijme dehemi......
kur dehemi fleme gjume....
kush fle gjume nuk ben mekate...
kush s'ben mekate shkon ne parajse........

nga ku:per te shkuar ne parajse...duhet te pish deri sa te dehesh :)
----------------------

Zoti eshte dashuri...
dashuria nuk shikon(eshte e verbër/qorre)
Steve Wonder eshte qorr...
nga ku:Steve Wonder eshte zoti

dhe.....

me kane thene qe une s'jam kerkush
pra une jam ...asnje.
asnje eshte i persosur...
zoti eshte i persosur
pra une qenkam zoti

7 komente:

  1. Me qe vetem nganjehere i themi derrit daje, nganjehere daja do plumb


    (por plumbi te vret,
    dajen mund ta vrasesh vetem njehere.)

    :DDD

    PërgjigjuFshije
  2. ja dhe nje menyre per ta lehtesuar jeten:)

    PërgjigjuFshije
  3. Kryeministri yne eshte trap.
    Trapi pluskon per te kaluar lumin.
    Kush kalon lumin te dhjet kalin.
    Qe nga, Kryeministri yne te dhjet kalin.

    ...pakashume...besoj.

    PërgjigjuFshije
  4. Druri i shtrember rrezon gjithe turren. Druri ka dale nga xhehneti. Pra druri i shtrember ka dale nga xhehneti.

    PërgjigjuFshije
  5. p.s. i bie dhe qe ti te jesh Stivi...:)

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet