04 gusht 2007

Shëmbja e urës në Mississipi.

Ora më etrafikuar e mbrëmjes, le 18,05, tetë korsitë e autostradës ishin mjaft të trafikuara edhe mbi urë, kur papritur këmbët e urës nuk mund të qëndronin dot më, dhe pas një zhurme të tmerrshme, 500 metra të urës u shëmbën, duke tërhequr pas vehtes gjithçka kishte sipër, dhe gjithë kjo, jo në ndonjë zonë të përhumbur të globit, por bëhet fjalë për Mississippi Bridge në qëndër të Minneapolis, në Minnesota.

Dhe për ironinë e fatit, duket tashmë si një katastrofë e paralajmëruar, sepse që kohë më parë, organizmat e kontrollit, kishin senjalizuar dobësimin e strukturës autoriteteve përkatëse, dhe vetëm pasi ndodhi, autoritetet amerikane kujtohen se janë rreth 70000 objekte të tilla që mund të pësojnë të njëjtin fund.
As që kisha ndërmënd që të shkruaja një lajm të tillë, por meqë asnjë nga 'mirikanët' tanë nuk u kujtua që ta përmëndte, thashë se mos e kisha dëgjuar gabim unë lajmin (ose aq më keq e kisha ëndërruar)... por jo, po kontrolloja tani, dhe ju betohem që lajmi egziston .


Shikoni galleritë fotografike të Washington Post

6 komente:

  1. :( e fillove me nje lajm te keq qe ne mengjes... shpresojme te na japesh ndonje te mire me vone... si i thone... embelsira per ne fund.

    Sidoqofte, qe te ngelemi te teme te lajmit; mbaj mend, nuk me kujtohet mire viti '95 apo '96, po tranzitonim pikerisht ne kete uren e famshme, i shoqeruar nga nje mikesha ime vendase. Ishim nisur nga kampusi i Universitetit te Minnesota per ne Minneapolis Downtown per nje feste qe kishin orgianizuar. Kishte vene nje aheng (muzike :P) ne makine qe do s'do ti, te ben te tundesh. dhe kjo me thote te mos tundem, se do shembja uren. Ne fakt ajo e kishte per shaka se nuk jam 500 tonelata, por e nisi si "hyrje" per te me treguar qe ura ishte e klasifikuar si e rrezikshme per t'u shembur. Dhe jo vetem ajo ure, por dhe disa te tjera qe ndodhen mbi te njejtin lume qe lidhin Minneapolis Downtonwn me pjesen tjeter te qytetit. Trafikun aty kuptojeni vete, ne oraret e pikut....

    Dhe Edrus... Mo mi ngacmo "merikanet"... ata qe jane "te lagjes" tek ura jane te tronditur... te tjeret e kane menjen me bo plazh e festa... pastaj, e shtune sot, kush te ngrihet amon nga gjumi andej para ores 4 te pasdites :P

    PërgjigjuFshije
  2. Beno... ka tre ditë që ka bërë vaki.
    Por po prisja që të flisnin 'mirikanët' e peshkut një herë (shyqyr që pashë Blendin dhe Shqipon që kishin lënë komente nëpër faqe të ndryshme, sepse isha si me zemër të ngrirë ngaqë nuk po jepeshin lajme)

    PërgjigjuFshije
  3. Edrus tek ne lajmi ishte ne faqe te pare, me fotografi dhe kolone analize ne te djathte te faqes. Dhe une u cudita me heshtjen.

    PërgjigjuFshije
  4. ku kemi pas mendje me shkrujt, ketej po shemben urat ti pret te bejme reportazhe:))

    PërgjigjuFshije
  5. e me e ti... pse me, poshte shpis tate t'u shem ura ty mi? sikur kushedi ca nodhi amon. thashe se ka dal tek CNN Osama. :P , pastaj, ca te keqe ka te na informosh... :) reportazh do besh, sikur do beje hartim :)

    PërgjigjuFshije
  6. upppupupup, Edrus hiqe shpejt fjalen Osama se na futen mren. jena bo me hije... mos guxo te thush bombe, osama, bin laden a poshte ajo HaMerrIka, se te qepen :P:P:P :)
    hiqe se do e morim me qafe belle_fleur se e kena dhe anej pale, e kane me kollaj

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet