11 gusht 2007

Rekordet

Disa rekorde mendohej se do të qëndronin gjatë në kohë, por siç duket, asgjë s'mund të mbetet e përjetëshme.
Ju kujtohet kinezi më i gjatë/lartë në botë, që para ca kohësh xhironte nëpë internet me lajmin e martesës së tij?
Bao Xishun s'është më njeriu më i lartë në botë, vëndin e parë e ka marrë ukrainasi Leonid Stadnik.
I varfëri Bao, është 20cm më i shkurtër se ukrainasi, që është 2.57 cm.
Mund që të shikoni fotografitë e Stadnik-ut këtu.

Një tjetër rekord që është thyer këto ditë, është ai i njeriut më të pasur në botë.
I varfëri Bill, ka një miliard më pak se 59 miliardë dollarët e Carlos Slim Helu, që është pronar i America Movil .
Sipas 'legjendës', aktivitetin e tij e ka filluar duke ju shitur ëmbëlsirat të vëllezërve dhe kur ishte 15 vjeç, shfrytëzoi plusvalencën e disa aksioneve financiare (bleu 44 aksione të Banamex, bankës më të madhe Meksikane të asaj kohe) për të 'investuar' studimet e tija në universitet.

2 komente:

  1. Edrus!Une vazhdimisht hyj tek"blogu yt"dhe te kam lene dhe shenime(te fundit,me duket,per Ornela Vorpsin).Tek"pena evjeter"kam shkruar,por rralle shkruaj tek"blogu"se pertoj.Kompjuterin tim e kam"nazeli"dhe nuk coj dot mesazhe,me perjashtim te"peshku..."dhe nje miku.Sidoqofte,tek ti jam borxheli.
    Perparim Hysi,11 gusht 2007

    PërgjigjuFshije
  2. Përparim, shko tek http://penaevjeter.wordpress.com/2007/08/11/soditje/
    atje ke dhe të dhënat se si mund të hysh dhe të shkruash.... të tjerat ti rreguloj unë.
    Sa ta shikosh, më shkruaj atje, që ti fshij të dhënat (megjithëse paswordin, mund ta ndryshosh më vonë tek profili)

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet