19 gusht 2007

Përse nuk vdes Arti shqipëtar

Ndoshta ngaqë është kohë pushimesh dhe pothuaj se nuk ngelet shumë kohë për të ndenjur përpara kompiuterit për të shkruajtur ose komentuar, ndoshta ngaqë dhe temat e 'jashtëzakonshme', ato që arrijnë të ndezin debatin, janë shumë të rralla... ndoshta sepse u bë bajate që pothuajse vazhdimisht të flitet rreth të njëjtave probleme, pa parë ndryshime dhe në pamundësi për ti parë (ndryshimet) qoftë dhe në letër, të atyre të cilëve i drejtohen kritikat, fakti është, që blogosfera shqiptare, ka shkuar me pushime.
Shumë prej nesh, ndër ta edhe unë, hyjmë nëpër blogje, shikojmë, komentojmë dhe diskutojmë/debatojmë me një farë 'ku rafsha mos u vrafsha', dhe kjo jo për mungesë respekti ndaj autorëve të shkrimeve ose temave për të cilët ata kanë trajtuar, por qoftë për të ç'dramatizuar një çikë hidhësinë e shkrimeve, qoftë për të trajtuar me më thjeshtësi ato që shumë autorë përpiqen që t'i ndërlikojnë për të treguar se 'dinë' të shkruajnë.

Kjo s'do të thotë që në arenën e blogosferës mungojnë blogjet serioze ose blogerat që gjithçka e marrin 'lehtësisht'. Përveç "peshku pa ujë" , që tashmë ka marrë formë, dhe me të drejtë mund ta quaj si burim informacioni dhe si vënd diskutimi të lirë që, ka hyrë në rangun e mediave serioze shqiptare, mund të përmënd "Peisazhe të fjalës", ku autori, përveç përdorimit të një shqipeje të pastërt dhe korrekte deri në mallëngjim (në këto kohë që të shikojnë sytë çdo shtrembërim të mundshëm dhe mëndjelehtësi në përdorimin e saj), arrin me një vështrim të pastërt kritik që të diskutojë dhe të sjellë për diskutim tema nga më të ndryshmet rreth jetës, artit dhe politikës shqiptare.

Përse e bëra gjithë këtë hyrje (dhe ndoshta u zgjata më shumë se ç'duhej)?

Sepse, para disa kohësh, xha Xhai kështu shkruante në një nga temat e tij:"Edhe pse shkrimtarët dhe artistët kanë qenë ndër më të shtypurit e të ndrydhurit e intelektualëve dhe ndër promotorët e liberalizmit në jetën sociale dhe politike, vitet 1990 treguan se çlirimi nga vargonjtë e frikës dhe të persekutimit nuk i shërbeu krijimtarisë; dhe se arti shqiptar me të shpejtë mori rrugët e komercializmit, provincializmit, dhe soditjes së kërthizës. Edhe më i rëndë akoma është konstatimi se ky art i gjymtuar tashmë po e humb edhe publikun e vet, meqë njerëzit çmësohen të përjetojnë eksperiencat e artit dhe tërhiqen drejt veprimtarish e zbavitjesh të tjera".

S'kam se si të mos jem dakord me të, por duke mos qënë në lartësinë e kritikëve dhe analistëve, pa marrë parasysh shkaqet e 'stanjacionit' të artit shqiptar bashkëkohës, arrij që të gjej perla të krijuesve të rinj, të cilët përveçse një 'të lumtë' ose 'bravo' nga lexuesit e tyre të rregullt, nuk kanë kënaqësinë që ti prezantohen një publiku më të gjërë.

Një punë mjaft të mirë të promovimit të 'penave' të reja dhe të vjetra në këtë drejtim e bën natyrisht "peshkupaujë" në seksionin e tij të letërsisë, ku shpesh shikojmë/shijojmë shkrime me të vërtetë cilësorë (por dhe shkrime të pakorigjuara gramatikisht... dhe kjo është një vërejtje që ju bëj autorëve për ta mbajtur të pastërt peshkun në drejtim të përdorimit sa më drejt të gjuhës shqipe).
E kotë që të përmënd suksesin e shkrimeve që kanë atje Emigranti, Akullnaja, Përparimi etj etj, ashtu siç më vjen keq për mungesën e disa të tjerëve (dhe natyrisht nuk është detyrë e autorëve të peshkut që të 'gërmojë' dhe të gjejë autorët e rinj).

Duke patur parasysh citimin që merrja nga xhaXhai si dhe ç'thoja pak më sipër për tek peshku, desha që të flisja për një autor që lexuesit e blogut tim e njohin shumë mirë: StrangeMan.

Një parantezë, më parë se të flas rreth shkrimeve të tij: Për mua, nga kjo anë e kompiuterit, të gjithë blogerat janë njëlloj, të gjithë mund të quhen Tani, Tea,Çimi, Besa, Blendi,Alba, Përparim, Klodi, Laura, Liza o Grizhda, dhe nuk i gjykoj në bazë të raportit tim personal me ta, por kur diskutoj rreth shkrimeve të tyre, diskutoj rreth shkrimeve dhe e them atë që mendoj, qoftë dhe duke krjuar 'armiqësi' (dhe ka ndodhur më tepër se një herë :( )me autorët, dhe kjo pa prekur raportin personal ndërmjet meje dhe tyre.
Ashtu siç nuk jam takuar personalisht me emrat e mësipërm, po ashtu nuk jam takuar dhe njohur as me StrangeMan-in, që për mua, ashtu si dhe të tjerët, mund të jetë filozof, staticien, student ose shkrimtar, mund të jetë dhe fshatari më i humbur i ndonjë majëmali ku 'pula ha gurë', por, ashtu siç më bën për vehte me edukatën dhe mirësjelljen, me pjekurinë dhe maturinë me të cilën komenton dhe diskuton, shumë, shumë më tepër, më mahnit me poezinë e tij.

Përveç se idetë e tija i hedh me aq shije dhe që përçohen nga vargjet e tij natyrshëm, s'ke nevojë që të jesh kritik letrar ose i 'zanatit' që të vësh re dhe një shumllojshmëri stilesh në të shkruajtur.Nuk është 'partizan' i një stili të veçantë, arrin të eksperimentojë dhe të shprehet me vargje dhe struktura të ndryshme dhe njëkohësisht të mbetet rregullisht, i qartë në mendim, i freskët në fjalë, i thellë në ndjenja dhe arrin që të mos 'mbyllet' brënda mureve të dashurisë (ndoshta si shumë poetë të moshës së tij), por të trajtojë me të njëjtën finesë, shije dhe forcë, probleme dhe tematika të ndryshme.

Ndoshta mund të shikoni 'partizanllik' nga ana ime në këtë shkrim, por do t'ju ftoja që të shikonit shkrimet e tij, dhe jam i sigurtë që shumë prej jush do të më jepni të drejtë.

Për më tepër rreth poezisë së StrangeMan mund të shikoni këtu, por unë po citoj disa nga të fundit që ka sjellë në blogun e tij:
...por faleminderit për muzikën
Dy thinja
Asonancë ngjitëse pa kuptim (ndoshta)
që nuk munda
Alkolike
Në një ditë si kjo

9 komente:

  1. edrus, une nuk jam sh poezi dhe vertet sm me pelqen. E para doja te thoja qe mbase duhet ndihmuar djali ti botonte dhe e dyta, mendoj qe krijuesve shqiptar i duhet nje reviste lerare, elektronike ose ne leter, sa me shpejt

    PërgjigjuFshije
  2. Edrus shume i sakte shkrimi ne lidhje me Strangman. Me te vertete te le me goje hapur talenti i nje personi kaq te ri i cili nepermjet poezise sjell shume imazhe si nga jeta e tij personale por dhe asaj publike. Jam dakord me Tenen kur thote qe poezite e tij duhen publikuar ne ndonje liber sepse dhe njerzit do kishin mundesine te vleresonin punen e tij me nga afer.

    PërgjigjuFshije
  3. tena, belle, ju falenderoj. Mospublikim i poezive, per momentin, lidhet thjeshte me deshiren personale per te mos i publikuar ato. Nuk e di se c'pergjigje do te marr nese interesohem per t'i publikuar, ndaj e kam te veshtire te jap nje mendim per hapsiren ekzistuese apo te munguar per dike qe ka dicka per te publikuar.

    Ed ty po te coj nje email pak me vone (tani ikin dritat), sepse ketu na sheh bota. :)

    PërgjigjuFshije
  4. SM, bej si te duash, per sa kohe ne te lexojme, per te tjeret nuk mendojme. :)

    PërgjigjuFshije
  5. Edi, l'arte soffrir� ma non morir� mai!
    Solo che cosi nei blog sembra ai limiti di sopravvivenza, un respiro bocca a bocca.

    PërgjigjuFshije
  6. strangeman, ne fakt shyqyr per ne, ti po i boton poezite. Ndryshimi eshte qe nuk po i çon tek nje shtepi botuese por kjo eshte mesele tj. Nejse suksese dhe jam plotesisht, egoistesisht dakort me akllin.

    erisel, shqip vllai shqip se ka te tjere qe behen lecke kur shprehen ne gjuhe te huaj (e kam me edrusin ne fakt jo me ty ai do ta kuptoje mnjhere).

    PërgjigjuFshije
  7. Edrus te pershendes per kete shkrim te sinqerte.eshte nje nga gjerat qe vleresoj me shume! Sa i perket Strangeman mendoj se eshte vertete e drejte per ti bere nje koment punes se tij ..Ai po punon pa buje por aq thekshem saqe ska ku te veje me.Uroj te na vazhdoje te na kenaqe serish.

    PërgjigjuFshije
  8. http://www.You4Dating.com

    Vend Takim Online per te Gjithe.

    1.Websiti yne eshte drejt dhe i shpejt per te Gjeture Shoke (Shoqe),Partner apo Fatin tuaj Online
    nepermes Internetit,Deshironi te Kaloni kohe te Mire Vizitoni Websitin Tone.

    2.You4Dating eshte eshte Websit ne Internet per ta Gjeture Fating dhe eshte 100% Falas.
    Ne ju lejojm ju qe te hapeni Konton tuaj Falas dhe te Lejoni dhe Bllokoni Kedo sipas deshires suaj.

    3. http://www.You4Dating.com , eshte website i ndertuar nga Shqiptaret e Anglis ku te gjithe ju jeni te Mireseardhure,You4dating.com
    eshte website Profesional i Dezajnuar per te gjithe dhe Vizitoret kane Kontroll te Plote te Kontos se tyre: View messages
    View messages ,Address Book , My data,My profile,Who seen profile,Change profile,Remove profile, Search,All users,Users online:,Visited profiles,Matchmaker, Options,Options,Change password,Ban list,My Favorites dhe shum te tjera.

    4.You4Dating.com eshte Website Internacional per te gjithe pa marr parasysh se cfare Gjinie apo Feje Jeni,te gjith jeni te Mireseardhure.

    5.You4dating.com eshte 100% Falas.Keni shkuar deri ketu s'ju pengon asgje dhe s'ju kushton asgje qe ju te Regjistroheni,Vizitoni Websitin qe te Filloni Takimet me Personat qe ju Deshironi,Faleminderit dhe Respekt.

    http://www.You4Dating.com
    -------------------------
    http://www.You4Dating.com
    -------------------------
    http://www.You4Dating.com .

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet