09 gusht 2007

Besimi dhe arsyeja

Ashtu si e vërteta është relative dhe shikohet o pranohet si e tillë nga shumë persona por për të njëjtat arësye mund të hidhet poshtë nga shumë të tjerë (sepse varet gjithmonë nga sistemi i referimit), po ashtu edhe arsyeja dhe besimi nuk mund të gjykohen në bazë eksperimentesh.
E bardha ose e zeza janë ngjyra, dhe të tilla për shumë prej nesh, por për një daltonik ose për një që studion optikën... janë gjëra krejt të ndryshme .

Kjo varet dhe nga 'burimet' prej të cilave vijnë dhe zhvillohen ato: Besimi është më tepër ndjenjë... vjen nga zemra, o e ke o s'e ke ç'do tentativë nga të tjerët për ta denigruar ose ndryshuar është e pafuqishme (provoni ti thoni ndonjë të dashuruari , sidomos pasi e dashura i ka lënë takim për herë të parë, që ajo ndjenjë që ai provon është ëndërr ose pa baza shkencore :)
Po ashtu edhe arsyeja, që 'vjen' nga truri... bën të sajën eksperiencën dhe përvojën e njerëzimit, arritjet e shkencës dhe teknikës, eksperiencën e çarlatanëve që paraqiteshin si magjistarë dhe të demaskuar për truket e tyre, dhe si përfundim gjithçka që ka të bëjë me fenë ose me misterin, është diçka që 'pret' që të spiegohet... është thjesht çështje kohe për ti dhënë një përgjigje shkencërisht.

Ashtu si ndjenjat dhe arsyeja i kanë drejtuar njerëzit në jetën e tyre, po ashtu edhe besimi dhe arsyeja duhet të bashkjetojnë dhe të japin kontributin e tyre në rritjen e nivelit material dhe shpirtëror të jetës së njerëzve, ku shkenca dhe feja në pikat e përbashkëta ,ndihma e shpejtë në mjeksi p.sh, por edhe në shumë fusha të tjera ku arsyeja dhe feja kanë të njëjtin qëllim: Paqja, lumturia, harmonia, sepse për shumë prej nesh, me zemër dhe me tru jemi për realizimin e këtyre koncepteve.
Sot është e vështirë që të gjesh një person që të jetë besimtar dhe të mos besojë tek shkenca (dhe s'mund të thuhet e njëjta gjë për dikë që beson vetëm tek shkenca që të besojë edhe në Zot)
Besimtarët , duke filluar që kohë më parë (nga Galileu p.sh) besojnë tek shkenca, sepse ajo arrin të demostrojë me prova atë që ajo thotë, dhe nëse një teori shkencore del si e pabazë, del sepse një e vërtetë tjetër shkencore e ka hedhur poshtë.Feja nuk mund të përballet në këtë aspekt me shkencën, sepse provat e fesë janë të pademostrueshme dhe besohen vetëm për besim në fe.
Fakti që shkenca bazohet tek arsyeja dhe feja tek besimi (ose që:shkenca thotë që bota është krijuar vetë ndërsa feja nga Zoti), në stadin aktual janë vetëm opinione, të barazvlefshëm për sa mund të bindin dikë që është i painfluencuar nga njëra ose tjetra (provoni ti spiegoni Tarzanit se kush e krijoi botën... për të asgjë s'ndryshon), por.... kur këto 'opinione' pranohen, janë në gjëndje të shndërrojnë rrjedhën e historisë.

- Nëse njerëzit akoma sot vazhdojnë të pyesin: Kush jam, nga vij dhe ku po shkoj?, do të thotë që o feja s'është në gjëndje ti kënaqë o shkenca s'arrin t'ju japë përgjigje.
Sepse përgjigjet e vetme deri më sot , atyre pyetjeve ja ka dhenë feja dhe shkenca... dhe ndërmjet tyre filozofia që mund të konsiderohet si përgjigje fetare e laiçizuar.
Njerëzit shtyhen të bëjnë pyetje të tilla kur gjënden në gjëndje të mjerueshme materiale ose shpirtërore (varfëri, sëmundje) dhe atje ku padrejtësia, shtypja, shfrytëzimi, skllavërimi kanë arritur 'atje ku s'mban më', njerëzimi ka gjetur zgjidhje dhe përgjigje ndaj tyre, ashtu si shkenca ka marrë shtysën prej po atyre nevojave.

7 komente:

  1. "E bardha ose e zeza janë ngjyra,"
    1- nuk jane ngjyra
    2- nuk ekzistojne
    Ps: na myti shiu :(

    PërgjigjuFshije
  2. Dhe në fakt,por po thosha për shumicën dhe veçoja disa kategori (dhe meqë thua se s'janë ngjyra, eskludoj mundësinë që të jesh daltonik :p)
    P.s:Shi dhe në Mars?? dhe thoshin se ka mundësi që të ketë ujë :P

    PërgjigjuFshije
  3. Leksion i nevojshëm dhe i dobishëm!

    PërgjigjuFshije
  4. ...edhe knej na permbyti shiu :s sdim as note...

    si ishte puna kesaj temes ktu...i çik serjoze si per 12 te nates qe jemi :D

    PërgjigjuFshije
  5. Shum i bukur.Mpelqeu shum :)

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet