19 korrik 2007

Si e mendoj unë

Koment i bërë tek peshkupaujë, por që desha ta diskutoja dhe këtu me ju:


http://www.peshkupauje.com/harrimi/2007/01/07/

Për të ecur përpara, s’është e thënë që duhet medoemos të shkatërrosh dhe të djegësh gjithçka nga e kaluara, sepse ndodh që bashkë me pelenat, të flakësh dhe fëmijën nganjëherë.
“Revolucioni Radikal” që propozonte Labi, unë e nënkuptoj edhe nëpërmjet mesazhit të artikullit të cituar më sipër, por kjo do të ndodhë, kur JU (dhe prandaj e kisha me Blendin në fillim), të mos merreni akoma me “luftë klasash”(për sa kohë njerëzit do ta vuajnë ‘biografinë’ në Shqipëri??).
Dhe kur them JU, pretendoj që kur të shkoni në parlament (kushdo nga djemtë dhe vajzat e reja), ti vërë detyrë vehtes, që më tepër se të ndryshojnë ligjin elektoral, të nxjerrin një ligj, ku të mos pranohen në jetën politike/drejtuese të gjithë ata që kanë qënë në parlamentin Shqiptar gjatë periudhës së tranzicionit , ku shpresoj që ajo periudhë të përfundojë, me zgjedhjen e njërëzve si ju atje (në parlament).

Përse e kam thënë dhe vazhdoj ta them këtë mendim?
Sepse:
- Përsa i përket ‘harrimit’: akuzimi i vazhdueshëm i prejardhjes së tjetrit, nuk ka më vlerat e ‘kulakut’ të djeshëm dhe njerëzit tashmë bëjnë “klasifikime” në bazë të epiteteve që politikanët ose opinionistët (përfshi Blendin) japin ndaj të tjerëve, dhe harrojnë të gjykojnë se ç’bën ose ç’mund të bëjë ai person… gjë që po ti përsëritet gjithnjë e më shpesh atij personi, detyrimisht e largon nga ‘aktiviteti’ i tij serioz.

-Përsa i përket ligjit që : të mos pranohen….
sepse shumë prej politikanëve në Shqipëri, këmbëngulin që të mbijetojnë në politikë, për të fshehur ‘hijet’(skeletët) që kanë në dollap…… dhe nëse atyre ju thuhet që DO HARROHENI (në kuptimin që askush s’do shikojë se ç’është bërë gjatë aktivitetit të tyre), atëhere dhe ata do të iknin më të qetë për të ngrënë ato që kanë vënë mënjanë në plazhet e Greqisë ose të Malit të Zi.

Pra ideja dhe propozimi im, është diçka ndërmjet revolucionit të vërtetë (eliminimit të të gjithë fajtorëve) dhe rrugës parlamentare (vazhdimit të diskutimit për të ardhmen e Shqipërisë, me ata që e kishin në dorë, por s'arritën të bënin gjë... për të mos thënë që bënë më keq.

2 komente:

  1. Edrus, me duket mua apo e idealizon njecike si shume brezin e ri ?

    PërgjigjuFshije
  2. edo, te betohem qe shkrimin e fundit "blast from the past" e kam shkruar para se te lexoja kete shkrim. Ideja e thjeshte: ne teorine e kaosit pranohet efekti flutur (rrahja e krahut te nje fluture mund te shkaktoje hurricane-in e ardhshem pas 10 vjetesh ... tip i "do ja degjosh krismen me vone"). Kaosi shqiptar nuk eshte krijuar nga gjera te pafajshme te te kaluares (krahe fluturash), por nga te tjera tornado. Kaosi pjell kaos tek ne. Prandaj jam dakord qe e kaluara duhet te kufizohet sa me teper ne hunde-futjet ne jeten e sotme shqiptare.

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet