29 prill 2007

Udhetim ne pranvere

Te dashur miq,per disa dite veshtire se do te me shikoni ne blog :).
Sic e shikoni dhe nga itenerari i mesiperm, 2509 km, nisja sot ne darke per te shkarkuar ne Trith saint Leger(Valenciennes) dhe kethimi nese ngarkoj shpejt ne Strasburg te enjten ne mengjes, pasi te shkoj e te shkarkoj ne Bressana dhe te ringarkoj po aty, pra nese gjithcka shkon mire, do te thote qe te enjten ne darke te kthehem ne shtepi.
Dhe kjo vonese, vjen dhe per shkak te moslejimit te qarkullimit te kamioneve ne ditet e festave (per ndonje qe s'e di: 1Maji eshte festa nderkombetare e punetoreve, dhe perfitoj qe t'ju uroj festen te gjithe punetoreve qe vijne e vizitojne kete blog(megjithese te pakte), pa dashur te perjashtoj dhe 'intelektualet' qe jane shumica,por qe bejne pushim njelloj ate dite :) )

Prandaj, duke ju uruar dhe nje here Gezuar 1 Majin, ju ftoj qe te mos 'merziteni' :P , dhe te prisni deri sa te kthehem per t'ju dhene 'recensionin' e ketij udhetimi.

18 komente:

  1. RRuge te mbare !E mos u habit rrugash....Na mendo ....

    PërgjigjuFshije
  2. edrus djali, rruge te mbare dhe u kthefsh sa me pare ne mesin tone.

    Gezuar 1 Majin gjithashtu!!

    PërgjigjuFshije
  3. me qi po del jasht shtetit, m'sajo dot nji çakmak edrus ?
    Ps: ne Novara kalon ne vajtje apo kthim ?

    PërgjigjuFshije
  4. Me qi as qe e din ti se si eshte, itenerari, i takon te kaloj ne vajtje, dhe te fle nje nate ne Aosta

    PërgjigjuFshije
  5. Mir të shkosh e mir të na vish , ta kalosh dhe ti sa më mir festën të uroj !

    PërgjigjuFshije
  6. me çar Albania do shkosh ?

    PërgjigjuFshije
  7. @Zana
    @Belle
    @Kriss : Faleminderit dhe mire ju gjetsha :)

    @et: shiko ne flickr

    PërgjigjuFshije
  8. edrus befsh qejf vllajo dhe na u kthe me sa me shume foto taksirat e ke..
    gezuar festen e 1 majit.ne si klase proletare do punojme dhe ate dite:((

    PërgjigjuFshije
  9. e po mirardsh atehere, dhe gezuar festen.

    PërgjigjuFshije
  10. Gezuar festen dhe rruge te mbare, Edrus!

    PërgjigjuFshije
  11. rruge te mbare dhe kujdes se rruget te çojn sempre à brusselo ;)
    sa per festen e puntorve un ju uroj atyre ta gezojn festen dhe sa me shum pune dhe energji :)

    PërgjigjuFshije
  12. Gezuar 1Majin! E me mende ne koke rruges :)

    PërgjigjuFshije
  13. Rrugë të mbarë e mirë të kthehesh!

    PërgjigjuFshije
  14. Rruge te mbare :D Dhe gezuar 1 Majin

    Ela

    PërgjigjuFshije
  15. Gezuar 1 Majin dhe te vafte si rruga dhe puna mbare.

    PërgjigjuFshije
  16. sa afer qe jane katundet ne evrope... po me merren mendt nga ajo harta ...

    Gezuar me vonese!

    Po neser eshte dita e deshmoreve!

    PërgjigjuFshije
  17. dhe une qe mendova qe kisha lene nje koment ketu. Atehere ne France dhe jo ne paris, skandaloze (ha ha)

    PërgjigjuFshije
  18. edhe une gezuar me vonese - edhe rruge te mbare me vonese :)

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet