28 mars 2007

Korrespondenca ndermjet burrit dhe ex gruas

Letra e gruas qe ja kishte lene burrit mbi tavoline perpara se t'a linte:

I dashur,po te shkruaj kete leter per te te thene qe po te le,sepse kam gjetur nje me te mire.
Kam qene gjithmone nje grua e mire per ty,dhe s'ke pse qahesh,por keto dy javet e fundit...kam qene shume e turbulluar.
Pronari jot,me tha qe sot ishe pushuar nga puna(dhe ky ishte budallalliku yt i fundit).
Javen e kaluar u ktheve ne shtepi dhe as qe e vure re qe kisha bere floket dhe kisha lyer gishtat,qe kisha guzhinuar gjellen tende te preferuar dhe qe kisha veshur te brendeshme sexi.
Ti sapo u ktheve nga puna,hengre per 2 minuta dhe menjehere sa mbaroi ndeshja vajte dhe fjete.
Nuk me thua me qe me do,s'me afrohesh dhe s'me prek me,dhe sa te tallesh keshtu me mua....une po te le dhe po iki.

P.s.mos kerko qe te na ndalosh,sepse bashke me vellain tend(karlon),kemi vendosur qe te shkojme dhe te banojme ne nje qytet tjeter.

DHE BURRI I PERGJIGJET:

E dashur ish-grua.
S'e ke idene se sa me gezoi letra jote.Eshte e vertete qe kemi qene bashke per shtate vjet,por qe te pretendosh qe ke qene grua e mire me duket e tepruar.
Shikoja ndeshjet,vetem per te mos degjuar derdellisjet e tua,gjithcka shkonte keq dhe s'mund te vazhdonte me.
E vura re qe kishe prere floket,dhe gjeja e pare qe me erdhi nder mend ishte:"tani duket me te vertete si burre"(por s'ta thashe se s'ma lejon edukata qe te shpreh ca gjera).
Me thoshe qe kishe gatuar gjellen time te preferuar,por me kishe ngaterruar me VELLAIN tim,sepse une kam shtate vjet qe s'e ha mishin e lepurit.
Shkova te flija direkt ate nate qe kishe veshur ato perizomat sexi,sepse kishin akoma etiketen,dhe s'e di se perse mu kujtua qe vellai ate dite me kerkoi 50 euro borxh(dhe perizoma jote kushtonte 49,99 euro).
por megjithate,une te doja,dhe shpresoja qe nje dite gjerat te rregulloheshin dhe te rrinim perseri te dy bashke.
e dashur,sot kur vajta te pija kafen ne bar,bleva nje bilete llotarie,dhe fitova 10milion euro,dhe gjeja e pare qe bera:u pushova nga puna dhe vajta e bleva dy bileta per te bere nje xhiro rreth botes me ty,por kur u ktheva s'te gjeta(por gjeta letren tende).
Mendoj se gjithcka duhet te shkonte keshtu,shkova tek avokati,i cili pasi pa letren tende me tha te te thosha qe s'te takon asnje centezimo......prandaj e dashur,te uroj lumturi ne jeten tende te re.

P.s. S'ta kam thene asnjehere,por vellai im Karlo,kur lindi e kishte emrin Karla(para shtate vjetesh vendosi te vishej si burre).shpresoj qe ky te mos jete nje problem per ty
_________________
pyet shtate a tete,dhe bej si te duash vete

7 komente:

  1. Kjo, ndryshe mund të quhet dhe " Hakmarrja, është një pjatë që konsumohet më mirë e ftohtë" !
    Ajo që më bën përshtypje, është se, e ndreqi me të vëllain(Karlën, si përfundim) e ish-bashkëshortit, çka tregon se, nuk qe dhe ndonjë goxha plaçkë, për të gjetur diçka të hairit, përtej oborrit të shtpëisë së ish-burrit!
    Isha gati ta përktheja dhe ta servirja në greqisht po, fakti që u ka mbleksur me të "vëllain", i heq të drejtën e marrjes së famës ndërkombëtare!

    PërgjigjuFshije
  2. N.Ago,ky shkrim eshte nje nga ato 'bozzat' qe rrine ne pritje per kur te mos kem kohe qe te shkruaj,dhe keshtu qe e di qe kam dicka gati per te vendosur,por te gjitha keto 'storie' humoristike.......jane te vjetra,kane qarkulluar ne rrjet ne te gjitha gjuhet e botes(kete e kam pare si ne anglisht dhe ne Italisht,kuptohet Carlo/carla ne it. Johni/Joan ne angl ;))
    I sjell ketu,se ato qe me kane bere per te qeshur dikur........se c'kane dhe nga nje cike 'moral' brenda ;)

    PërgjigjuFshije
  3. Ato që nënkuptohen thjesht, nuk kanë nevojë për nënvizim, është një shprehje grekëve.
    Ditë të mbarë, byrazer!

    PërgjigjuFshije
  4. kjo leter duhet te jete veçse nje enderr mashkullore:)

    PërgjigjuFshije
  5. Ke te drejte En! Athua ka mashkull qe kur fiton llotarin, shkon e blen 2 bileta, ne vend te ndonje BMW a 4x4? :P

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet