26 mars 2007

Ben mire te shikosh punen tende

Nje kale i lodhur shume,u shtri ne oborr dhe s'levizte me.Fshatari therriti veterinerin,i cili pasi e vizitoi i thote:
"keto jane raste te vecanta,e vetmja gje qe mund te bej,po te jap keto ilace,po s'i bene efekt edhe keto....mbas tre ditesh duhet ta vrasim".

Derrkuci degjoi muhabetin dhe vajti me vrap te kali dhe i thote:
"cohu,se perndryshe do te te vrasin"
Por kali as qe i pergjigjet dhe kthen koken nga ana tjeter.

diten e dyte,veterineri i jep perseri ilacet kalit,dhe i thote fshatarit:
"nuk reagon,me duket se s'na ngelet gje tjeter,por te presim deri neser...dhe po s'reagoi,do ta vrasim".
Perseri derrkuci i shqetesuar vrapoi tek kali dhe po i lutej:
"cohu,cohu...perndryshe do perfundosh shume keq".
por kali hic,as qe levizi nga vendi.

Diten e trete,kur e pa qe kali s'kishte levizur fare,veterineri i thote fshatarit:"me sill pushken:i ka ardhur ora te shkretit kale"
Derrkuci i tmerruar vrapon tek kali dhe i deshperuar i lutej me lote ne sy:
"te lutem cohu,eshte hera e fundit qe po te lutem,sepse po vijne me pushke per te te vrare!!!
Kali kur shikon veterinerin me pushke ne dore qe po i afrohej,e besoi derrkucin dhe u cua e filloi te vraponte dhe te hidhej neper oborr,kalonte pengesat dhe gardhin sikur te ishte nje kale cirku....

Fshatari i lumtur ju drejtua veterinerit:
"faleminderit!! Je me te vertete i madh,bere nje mrekulli!Prandaj duhet t'a festojmeeeeee:shpejt.........,te therrim derrkucin(!!!!)

Morali i perralles:SHIKO PUNEN TENDE(fatti i ca22i tuoi )

9 komente:

  1. hahaha ...Edi e di qe nganjehere mundohesh te ndihmosh te tjeret dhe ne fund e peson vete si pua e ketij derrkucit te vogel...

    Ela

    PërgjigjuFshije
  2. Meqë tek derrkucët dhe sakrifica...po i bije shkurt.
    Nj burrë që udhëtonte nëpë fshatra sheh një derrkuc që nuk e kishte një këmbë që nga kofsha, e kish të hequr me një fjalë, e në vend të saj një kishte një këmbë druri. Habitet shumë dhe vendos të marrë vesh si është puna, e kështu e ndjek atë derrkucin derisa ai futet në një oborr shtëpie. Aty kërkon të zotin e shtëpisë dhe i thotë - Pashë këtë derrkucin tënd me një këmbë e një gjysëm vithe druri, u bëra shumë kurioz, më thuaj të lutem si është puna.
    - Eh - i thotë ai - Ky është një derrkuc i jashtëzaakonshëm, është i paparë. Njëherë që na mori flakë shtëpia, ne ishim të tërë në gjumë e nuk dinim ç'bëhej. Ky derrkuci, sapo pa flakët që po merrnin përpjetë filloi të hungëronte fort, po ne hiç, të lodhur shumë ishim se punë ferme, unë e dëgjova ashtu nëpër endërr po më zuri gjumi prapë, kur ky vjen, shqyen derë me noçkë dhe na merr një nga një prej leckash burrë, grua e fëmijë dhe osh e zvarrë na nxjerr përjashta. Na shpëtoi jetën.
    Po mirë o byrazer - i thotë ky kuriozi - punë e këmbës nuk e mora vesh.
    Nuk mbushke mirë ti more vëlla - i thotë fshatari - po të them që është i jashtëzakonshëm, më ka shpëtuar jetën, është unik si derr.Që të ta bëjë ty më të qartë, njëherë që isha me dele na zuri shiu larg shtëpisë, e në kthim mu desh të kaloja lumin në va. Po shi kish rënë aq shumë sa nuk gjeja dot vaun. Delet kishin frikë të hynin në ujë. Mu desh ti merrja një një nga një. Dhe kur i erdhi rradha asaj të fundit lumi ishte fryrë shumë e më mori përpara. Unë delen se lija dot. Mezi gjeta një rrënjë diku e u mbajta. Po lumi gazep. Fryhu e shkumo e fuqi spo kisha më. Fillova të bërtasë ndihmë, ndihmë. Kishte zbritur nata. Ky derri që thua ti, ishte i vetmi që më dëgjoi në fshat. Dhe niset me vrap. Më sheh në mes të ujit dhe nuk pret vete merr me gojë një litar dhe ma hedh njërin skaj. Skajin tjetër e mbajti me dhëmbë. Unë e kap atë litarin, ai më tërheq me gjithë dele jashtë ujit. Më shpëtoi jetën për herë të dytë.
    Ky tjetri rrinte i shtangur dhe i ngrirë. Sytë e hapur si pafka petash, goja si dere sobe me dru (nga ato që nuk mbylleshin kurrë nëse të kujtohet). Pastaj i thotë - Dakort, e besoj, është derr i jashtëzakonshëm, prapë se prapë nuk e mora vesh, nuk më the mor vëlla pse e ka një këmbë e një gjysëm vithe druri.
    E po paske qenë i trashë, më fal që po ta the - i përgjigjet fshatari tërë nerv - po pse hahet menjëherë një derr i tillë?

    PërgjigjuFshije
  3. ha ha i gjori derr:)
    e forte dhe kjo e jotja Dritan..

    PërgjigjuFshije
  4. keto jane barcaletat per mamadhine. Thashethemet jane qe dergucat jane shume te zgjuar bile nje aktor shume i njohur e ka pasur si kafshe shtepiake. Hajde gocat kush eshte ?

    PërgjigjuFshije
  5. Tena,qene te shumte ata qe i bene 'ngushellime' George Kluneit(si shkruhet???)kur i 'vdiq' derrkuci me te cilin flinte(!!!!)

    PërgjigjuFshije
  6. Ha ha, dolen dhe Gay derkucat tani..te shkretet..i mungonte vetem kjo se per te ngrene e hane te gjithin,nga koka tek kembet..dhe lekuren.

    PërgjigjuFshije
  7. e fort kjo Edrus:)
    po ka derra sot qe nuk shofin punen e tyre veçse,s'ke çu ben!

    PërgjigjuFshije
  8. Emri im është Lilian N.Kjo është një ditë shumë e gëzueshme e jetës sime për shkak të ndihmës që Dr.saguru më ka dhënë duke më ndihmuar duke e rikthyer ish-burrin tim me magjinë e tij magjike dhe të dashurisë. Unë isha e martuar për 6 vjet dhe ishte shumë e tmerrshme sepse burri im me të vërtetë po mashtronte dhe po kërkonte divorc, por kur hasa në emailin e Dr.saguru në internet se si ai ka ndihmuar kaq shumë njerëz që të kthejnë ish-in e tyre dhe ndihmë për të rregulluar marrëdhëniet. dhe i bëjnë njerëzit të jenë të lumtur në marrëdhëniet e tyre. I shpjegova situatën time atij dhe pastaj kërkova ndihmën e tij por për çudinë time, ai më tha që ai do të më ndihmojë me çështjen time dhe këtu unë tani po festoj sepse Burri im ka ndryshuar tërësisht për mirë. Ai gjithmonë dëshiron të jetë pranë meje dhe nuk mund të bëjë asgjë g pa të tashmen time. Unë me të vërtetë po shijoj martesën time, çfarë feste të shkëlqyeshme. Do të vazhdoj të dëshmoj në internet sepse Dr.saguru është me të vërtetë një caster i vërtetë magjie. A KENI NDIHME KETO DOKTOR T CON KONTAKTIT SAGURU TANI VIA EMAIL: drsagurusolutions@gmail.com ose WhatsApp +2349037545183 Ai është përgjigjja e vetme për problemin tuaj dhe ju bën të ndjeheni të lumtur në marrëdhëniet tuaja. 3 FRUTA E GRUES 4 FJALA E PROMOVIMIT 5 FJALA MBROJTORE 6 FJALA E BIZNESIT 7 FJALA E MIRA 8 FJALA E LOTTERRIS AND DHE RASTI GJYKATS GJYKATA.

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet