27 mars 2007

110 vjet ALBANIA e Faik Konices

Pashe qe nje nga blogerat shqiptare Amour Monde,qe shume prej jush tashme e njihni blogun e tij,kishte shkruajtur per nje aktivitet qe une personalisht e konsideroj shume shume te rendesishem,jo vetem persa i perket asaj figure te ndritur te historise dhe kultures se popullit tone sic qe Faik Konica,por dhe per veprimtarine e asaj shoqate per te mos lene nen pluhurin e harreses figurat e ndritura te popullit tone.
Artikullin origjinal e gjeni ketu ne te cilin mund te shikoni dhe fotografi te bera gjate aktivitetit.

110 vjet ALBANIA e Faik Konices

Aresyeja e ketij shkrimi nuk eshte aspak e komplikuar, bile mund te them se jeta eshte nje fenomen i rralle, jo vetem nga bukuria, trishtimet, gezimet apo hidherimet, por per vete faktin se te gjithe ne, heret apo vone mesojme te kujtojme dhe te respektojme vetveten. Te respektosh vetveten nuk do te thote te respektosh principet e tua te ngushta, mendimet e tua, te cilat jo rralle enden te vetme neper hapesiren e pafund, qe ne menyre shkencore disa e quajne dhe boshe.

Jo, te respektosh vetveten do te thote te respektosh familjen tende, fqinjet e tu dhe mbi te gjitha kombin tend. Por a do te kishte kuptim nje komb i cili nuk do te respektonte njerezit e tij te medhenj? Ata njerez te cilet, jo vetem sot, por nder kohera i kane dhene atij drite nga mendja dhe veprat e tyre? A do te kishte kuptim nje komb pa baballaret e tij.

Nisur nga ky mendim, me mikun tim, te nderuarin Gjovalin Kola, gazetar, shkrimtar dhe njeri te respektuar vendosem te hedhim idene per rikujtimin e nje personaliteti. Te nje personaliteti, i cili ketu e 110 vjet me pare kishte ndezur ne zemer te europes, farin gjigand, i cili do ta sillte anijen endacake te Shqiperise se asaj kohe drejt Europes, drejt civilizimit, drejt vendit nga ku kishte nisur udhetimin e saj. Ate udhetim te lodhshem qe kishte kaluar nga “Portet e Perandorise Osmane”, nga “Portet greke, serbe, italiane” etj, per te mberritur atje ku ka dhe meriton vendin e vet, ne gjirin e familjes se madhe europiane.

Ne kete fryme, pasi bisedova me miqte e mi administratore te Shoqates Kulturore Euro belge Shqiptare “Nene Tereza” vendosem te kremtojme “110 vjetorin e Revistes Albania te Faik Konices”.

Faik Konica lindi ne vitin 1876 ne qytezen Iliriane te Konices, eshte e tepert t’ju rikujtoj se sot ky qytet ndodhet ne Greqi. Familja Konica rrjedh nga familja e te famshmit Ali Pashe Tepelena, nje burre shteti e diplomat, i cili i rezistoi sulmmeve te Perandorise Osmane dhe te derguarve te Napolonit te Frances. Formimi i mirefillte i Konices fillon me studimet e tij te para ne Kolegjin Jezuit te Shkodres. Ai mesoi te fliste dhe te shkruante ne menyre perfekte frengjishten, latinishten dhe greqishten. Ne vitin 1892 Faiku shkon me studime ne France dhe jep provimin e matures ne vitin 1896. Serish ai perfiton nga rasti per te pasuruar arsenalin e tij gjuhesor. Ne France, Konica meson gjuhen Sanskrite dhe Hindu. Ky zbulim i gjuheve te rralla dhe minoritare ishte nje zbulim i vertete per Konicen e ri. Qe nga ky moment ai i futet punes per te mesuar Hebraishten me nje pasin te madh dhe te rralle. Padyshim qe Konica kishte gjetur dicka te perbashket mes historise se popullit Hebre dhe popullit Shqiptar.

Por Konica nuk do te ishte i qete dhe ne Europe. Duke pare punen e madhe qe bente ne dobi te kombit shqiptar dhe kunder Portes se Larte, autoritetet Turke te asaj kohe e denojne me vdekje ne mungese. Per kete aresye Konica emigron ne Bruksel dhe ne vitin 1897 themelon Revisten Albania.

Ai punoi dhe jetoi ne “Rue d’Albanie”, Rruga e Shqiperise, ne komunen e Saint-Gilles ne Bruksel. A nuk ishte e domosdoshme te rikujtohej 110 vjetori i themelimit te te parit organ shtypi ne gjuhen shqipe? A nuk ishte e domosdoshme te rikujtoj burri i kombit, i cili hodhi themelet e gjuhes shqipe? A nuk duhet te mbetej ne historine e Komunitetit shqiptar te Belgjikes dhe te te gjithe shqiptareve, Faik Konica, refugjati i pare politik shqiptar ne Europe?

Ja pra, me pune dhe ndergjejge te plote ia dolem mbane. Une deshiroj te falenderoj te gjithe ata njerez qe bashkepunuan me mua dhe Shoqaten Nene Tereza, per ta bere kete nisme nje realitet te prekshem. Nje faleminderit Konsullit te Republikes se Shqiperise, Zotit Naim Mandri, i cili e perkrahu qe ne fillim kete nisme. Faleminderit Ministrit te ambasadorit, Profesorit te nderuar Thoma Haxhi. Deshiroj te falenderoj Ambasadorin e Republikes se Shqiperise prane Mbreterise se Belgjikes dhe Bashkimit Eurpian, Zotin Artur Kuko, per perkrahjen dhe prezencen e tij ne daten 23 mars. Deshiroj te falenderoj nga zemra Drejtorin e Institutit Kombetar te Diaspores, Zotin Flamur Gashi, i cili u zhvendos nga Tirana per te marre pjese dhe pershendetur kete eveniment. Faleminderit Ambasadorit te Maqedonise, Zotit Blerim Reka per nderin qe na beri me prezencen e tij.

Por te dashur miq e bashkeatdhetare, keta ishin vetem maja e ajzbergut. Nuk do te kishte qene e thjeshte per mua, si organizator dhe pergjegjes i ketij evenimenti pa ndihmen e nje sere njerezish, te cilet praktikisht dhe moralisht mbeshteten kete ngjarje.

Deshiroj te falenderoj te gjithe koleget e mi te keshillit te adminsitrimit te Shoqates Nene Tereza dhe ne menyre te veçante Presidentin, Zotin Lek Pervizi. Deshiroj ta falenderoj per kurajon dhe punen e palodhur pavaresisht 80 viteve qe mban mbi supe. Deshiroj ta falenderoj per besimin dhe mbeshtetjen qe me ka akorduar prej kohesh.

Faleminderit Altin Filos, administratorit te librarise ALBEL per prezencen dhe kontributin. Faleminderit Besim Bedinajt, President i Shoqates Kultorore “La Petite Europe asbl”. Faleminderit zonjes Stephanie Doc dhe Sherbimit Social te hebrenjve, te cilet na mundesuan sallen dhe gjithe logjistiken e nevojshme per realizimin me sukses te ketij projekti. Faleminderit José Sanchez, i cili prej vitesh ka hapur zyrat e Democrati Plus asbl, per mbledhjet tona te punes. Faleminderit te gjithe partenereve dhe te me falin ata qe kam harruar.

Faleminderit ligjerueve te cilet punuan prej muajsh te tere per te pergatitur materialet e prezentuara me 23 mars.

Keto falenderime shkojne drejt Kole Gjeloshajt dhe Safet Kryemadhit, te cilet folen per kontekstin politik te Revistes Albania. Luan Abedinajt per kontributin gjuhesor te revistes, Durak Duraku, Kole tahiri, Myrteza Bajraktari per historikun e revistes, Gjovalin Kola per marredheniet e Apolinerit me Shqiperine, Lek Pervizit per Biografine e Konices etj.

Kete material do ta mbyll me dy faleminderime dhe njekohesisht mirenjohje.

Falenderoj Kelment Koxhaj, i cili dhe pse me probleme shendetesore, zhvendosi gjithe studion e tij muzikore dhe na shoqeroi me kenget dhe melodite e embla shqiptare. Ky artist i mirefillte, ky djalosh bujar dhe ky mik imi, do te gjeje gjithnje mirenjohje dhe respekt nga une. Falenderimi im i fundit i dedikohet personit qe beri te mundur publikimin e ketij shkrimi, Altin Mehmetaj, i cili me iniciativen e tij, beri te mundur qe keto informacione te percillen per ju.


Faleminderit.

Genti Metaj

Sekretar i Pergjithshem i ACEBA
Kordinator i 110 Vjet Albania e Faik Konices.

1 koment:

  1. FALEMINDERIT Edrus :)
    te percjell dhe falinderimet nga ana e Gentit qe beri kaq perpjekje per realizimin e keti atkitviteti

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet