19 shkurt 2007

rreth dashurise dhe marteses

1- Gjithë të mirat janë marrë.
2- Në qoftë se një person nuk është marrë, ka një arsye.
3- Sa më i ëmbël të jetë dikush me ju, aq më tepër larg jush është ai.
4- Truri x Bukuri x Disponimi = Konstante. Konstantja është gjithmonë zero.
5- Shuma e dashurisë që dikush ndjen për ju është inversi i proporcionalitetit se sa ju e doni atë.
6- Gjërat më të mira në jetë janë falas.
7- Çdo veprim i këndshëm ka një reagim jo dhe aq të këndshëm.
8- Më të mirët vdesin shpejt.
9-Nëse duket shumë e bukur për të qënë e vërtetë, ka shumë mundësi që të jetë ashtu.
10-Sa më e bukur të jetë gruaja që ju doni, aq më e lehtë është për ju ta leni atë pa ndjenja keqardhjeje.
11-Asgjë nuk përmirësohet me kohën.
12-Seksi nuk ka kalori.
13-Nuk ka ilaç më të mirë për seksin sesa më shumë seks.
14-Virgjëria mund të shërohet.
15-Kur gruaja e një burri fillon të mësojë ta kuptojë atë, pushon së dëgjuari atë.
16-Mos fle asnjëherë me dikë më të çmendur se vetja.
17-Cilësitë më të mira që terheqin një grua tek një mashkull janë po ato të cilat ajo pas disa vitesh nuk i duron dot.
18-Seksi është i trashëguar. Nëse prindërit e tu s’e kanë bërë ndonjëherë, ka shumë mundësi që edhe ti të mos mundesh.
19-Para se të gjesh princin e ëndrrave, duhet të puthësh shumë bretkosa.
20-Dashuria është një vrimë në zemër.
21-Kurrë mos thuaj JO
22-Çdo burrë mund të jetë i lumtur me çdo grua nëse nuk e do atë.
23-Qesh,do t’i bësh të tjerët të mendojnë se çfarë ti mendon.
24-Nuk ka ndryshim mes një burri të zgjuar dhe një budallai kur ato kanë rënë në dashuri.
25-Është gjithmonë më e lehtë të gjesh një partner, kur e ke një të tillë.
26-Kurrë mos bëj dashuri në kopsht, dashuria është e verbër, ndërsa komshinjtë e tu jo.
27-Kur e dashura ju kërkon të flisni, do të thotë se lidhja juaj ka mbaruar.
28-Edhe gruaja më e bukur në botë ka një burrë që lodhet nga ajo.
29-Dashuria të bën të bësh gjëra idiote.
30-Gratë më të bukura gjithmonë martohen me meshkuj të shëmtuar

5 komente:

  1. keto ishin thashethemet e hollesishme nga atdheu !?

    PërgjigjuFshije
  2. :)te kendshme.shumica te verteta..

    PërgjigjuFshije
  3. S'paske harruar asnje presje ;)

    PërgjigjuFshije
  4. Po pse ore me keto thenie(kane nevoje per nje dore penel..) u more klubeve te atdheut ti?!
    Na kallzo ndonje gje interesante shqiptare..
    Fotografia è insolita.

    PërgjigjuFshije
  5. s'guxon tjetri qe te beje nje shaka se ja merrni seriozisht :)
    kane qene drafte te gateshme qe vetem i botova per t'ju kujtuar se mund te qeshet edhe pa 'budallenjte' :)
    po perpiqem qe te shkruaj dicka tjeter nese ja arrij
    Mire u pafshim, Edi

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet