03 janar 2007

LIGJET


Para se gjithash,jane ligjet hyjnore dhe ato te natyres,dhe me pas,shume distante nga te parat,vijne ligjet e krijuara nga njerezit.
Ligjet e njerezve...te krijuara nga nje grup njerezish,qe bashkohen dhe vendosin se kane arritur nje te vertete "absolute",e vertete,te ciles c'do person tjeter,o duhet ta respektoje....o denohet.
I vetmi problem nganjehere,eshte se ai grup njerezish qe vendosin se cila duhet te jete ajo e "vertete",...eshte nje kope politikanesh.

Ligjet e njerezve jane arbitrarie dhe tranzitorie,ajo qe deri dje mund te kete qene e ligjshme,shnderrohet ne te paligjshme dhe kriminale,fale asaj kopeje qe ne nje moment te caktuar,perben maxhorancen ne parlament.

Nese thyen ligjet e natyres...vdes
Nese thyen ligjet hyjnore.....e ke vendin ne Ferr

Do te ishte mire,qe ashtu sic respektohen ligjet e natyres dhe ato hyjnore....te respektoheshin edhe ato te njeriut,por te bera vertet nga njerez qe s'kane pretezen qe te jene zoti ne toke,por nga njerez qe dijne dhe duan te jene te dobishem per shoqerine ,per natyren dhe per besimin.

Nuk ka komente:

Posto një koment

Faleminderit per komentet