27 janar 2007

A jane vertet shqiptaret filoamerikane?

Me pelqeu nje shkrim i Ardian Vehbiut qe lexova tek "osservatorio sui balcani" qe edhe ai e kishte marre nga gazeta "Bota shqipetare" por nuk arrita qe ta gjeja shkrimin ne shqip,jam i bindur qe ndokush prej jush mund ta kete lexuar artikullin ne shqip,por gjithsesi une u perpoqa ta shqiperoja keshtu:

A jane vertet shqiptaret filoamerikane? Apo eshte kjo nje bindje e krijuar nga mediat dhe politikanet qe shpesh merret si nje e vertete e pamohueshme ne saje te “dashurise per lirine dhe demokracine” dhe mikpritjes proverbiale dhe te tjera karakteristikash te permendura deri ne abuzim ne fjalimet solemne.
Vehbiu e pranon nje gje te tille vetem si nje te dhene statistike,ne te cilen vihet re qe shume shqiptare prononcohen me simpati ndaj Shteteve te Bashkuara dhe politikes se saj.
Por autori vazhdon:”deri ne c’pike,shqipetaret qe banojne ne Shqiperi jane te informuar rreth politikes nderkombetare te SHBA?”,dhe serisht pranon qe, ne ndryshim nga Bashkimi Europian,Rusia ose Kina,SHBA kane mbeshtetur dhe vazhdojne te ndjekin nje politike ne favor te ceshtjes shqiptare ne Kosove dhe Ballkan,qe perben nje element te rendesishem ne kristelizimin e bindjeve filoamerikane te shqipetareve kudo qe jane,sidomos te atyre qe jetojne jashte Shqiperise.
Autori,duke konsideruar qe ne Shqiperi,vemendja per te pare lajmet nga jashte ,s’eshte dhe aq e perqendruar,vazhdon :”Mbeshtetja americane ndaj shqipetareve,s’mjafton per te spieguar dashurine dhe adhurimin e nje pjese te popullit shqipetar;s’do te mjaftonte edhe nese do ti shtonim te mirat qe shteti shqipetar ka patur,sepse jane shume larg nga kontributi qe i eshte dhene Shqiperise nga vendet e tjera.
Dhe nisur nga ky arsyetim,autori vazhdon te shtjelloje idene e tij:
Ne rradhe te pare,fakti qe sot SHBA eshte superfuqia e vetme ne bote,pra e shikuar nga ana ushtarake,ekonomike e politike,askush s’mund ta perballoje ,do te thote qe, per nje vend te vogel dhe jashtezakonisht te dobet si Shqiperia,vetem mund te gjalleroje mbijetesen e saj.
Dhe autori vazhdon ne analizen e tij te kujtoje perkushtimin qe Shqiperia ka patur per supershtetet,duke filluar nga Perandoria Otomane dhe me pas ndaj Italise(se Musolinit),Jugosllavise(se Titos),Bashkimit Sovjetik dhe Kines se madhe te Maos,per te arritur me ne fund tek SHBA.Pra ,sipas autorit,kemi bere gjithmone kete zgjidhje,te nisur nga nje llogjike strategjike:me te vegjlit behen aleate me me te medhenjte,per te mundur qe te perballojne te tjeret.
Vazhdon autori idene e tij duke theksuar patriarkatin shqipetar,qe shikon me adhurim figuren e babait, “doren e forte” dhe karakterin e padiskutueshem te fjales se tij,se ciles vetem duhet ti bindesh verberisht,dhe ne kete drejtim, sipas autorit,shqipetaret shikojne tek Amerika, figuren e “babait” ne bote dhe ne mardheniet nderkombetare.

Vehbiu vazhdon arsyetimin e tij duke e pare ne sjelljen (sidomos ate te politikaneve) nje fare ‘dinakerie’ ,sipas se ciles :nese une mbeshtes me te fortin,atehere dhe ai do te me mbeshtese mua ne ‘betejat’ me kundershtaret politike.
Ky eshte nje fare rryshfeti diplomatik,i amplifikuar per t’ju pershtatur ketij problemi,dhe amerikanet jane ne dijeni te kesaj ‘dhelperie’ diplomatike korruptuese ne qendrimet e politikaneve shqipetare,por ju intereson,sepse e perdorin vazhdimisht per qellime strategjike ose thjesht taktike.

Personalisht me pelqen Vehbiu ne piken e trete kur thote : shume shqipetare qe ne vitet ’90 jane katapultuar ne krye te politikes,ndruhen perballe kolegeve te tyre europiane,ndihen te papergatitur,provinciale,te diskriminuar dhe te snobuar nga elita intelektuale europiane.
Pra dhe ne kete rast,autori shikon tek America nje alternative ‘demokratike’ ne krahasim me Europen,qe ate mosperfillje qe Europa tregon ndaj ‘politikaneve’ tane,ata mezi presin rastin qe te vihen ne krah te Amerikes ne ‘perplasjet’ e saj me Europen.

Se katerti,vazhdon autori:vitet e ekonomise se tregut kane kultivuar nje antiintelektualizem te theksuar ne Shqiperi,dhe kete e spjegon me ‘vrapin’ e shqiptareve per te arritur nje pozicion,nje status prestigjoz,te cilin tashme mund ta sigurosh vetem me para,dhe parate nga ana e tyre,fitohen me lehtesisht duke shkelur ligjin.Pra,sipas autorit,shume njerez qe s’do te donim ti kishim dashur jo vetem ne rrethin shoqeror e familjar,por as dhe ne lagje,so tata njerez gjenden ne krye te politikes,bertasin ne parlament,ne severi dhe ne media,duke u krekosur e mburrur si elita e re shqipetare;duke perfunduar si personazhet e barcaletave ose Borat ne sallonet e Europes perendimore,me veprimet e tyre trashanike,me luksin e shfrenuar qe tregojne(sipas autorit si shijet e gangestereve te Chikagos ).Keta njerez s’duan t’ja dijne qe Europa eshte qender e kultures dhe e qyteterimit dhe s’preket shume kollaj nga trashegimia e ketij thesari qe eshte percuar ne kulturen shqipetare,per ata,perendimi eshte vendi ku mbizoteron individualizmi si dhe aktiviteti kriminal per tu pasuruar sa me shpejt dhe me c’do kusht;dhe nga ky kendveshtrim Europa me gjerarkite e saj flegmatike dhe burokraci efikaçe eshte shume larg Amerikes.

Se pesti:America ka qene gjithmone vendi qe i ka terhequr njerezit si vendi i shpreses,ose si vendi i riformimit komplet te gjendjes personale,qe te ofron mundesine per te rifilluar gjithcka nga fillimi,ose si nje rrugedalje nga burgosja mbytese e strukturave shoqerore te botes se vjeter.Eshte e vertete qe ne syte e shqipetareve,Amerika duket shume me mikepritese dhe e dashur se Europa perendimore,shihet si nje vend pa paragjykime dhe mite antishqipetare qe na shqetesojne dhe na nxijne jeten kur jetojme ne Europe,jo vetem kjo,por edhe shkelqimi i pasurise ne Amerike duket me i arritshem se sa shkelqimi i kultures Europiane,dhe keshtu,mjaft qe te kesh pare per te ndertuar ne Shqiperi vila shembelltyra te Beverly Hills-it ose gratacelat arrogante te Nju Jorkut ose nje Las Vegas akoma me groteske se origjinali dhe kete sepse nuk mund te ndertojne nje San Pietro,as kanalet e Venecies ose te Amsterdamit,as pallatet mbreterore te Vjenes ose bulevardet gjeometrike te Barcelones.

Se gjashti:America arrin tashme ne shqiperi nepermjet filmave,telenovelave,muzikes,internetit,dhe nepermjet tyre sjell tek ne stilin e jeteses,dhe ne kete kendveshtrim eshte me e thjeshte se perendimi;sepse eshte me thjeshte te besh rap dhe te rrish barkjashte sesa ti biesh pianos si Shopen ose Erik Satie.VIP-at ne Tirane tashme jane mbytur nga nje culture qe privilegjon nudizmin e femrave,bixhozin,jeten prej gangsteri ne kostume elegante dhe syze dielli,makina luksoze,arme zjarri,droge,floriri dhe brutaliteti ne menyren e te sjellurit,bashkjetesa e krimit me politiken sidomos me ate lokale,spekullimi ekonomik,kontrabanda dhe manipulimi i doganale,prostitucioni ,dhe banjot si skenat e dramave post moderne,dhe keto sipas filmit amerikan qe ka vendosur te imitoje.
kultura te ciles i referohet kjo elite shqiptare,eshte e importuar nga Italia dhe Greqia por qe jane gjithmone te frymezuara eskluzivisht nga America,por jo nga Amerika e vertete,por nga ajo virtualja qe jeton dhe reklamohet si supermit ne sferat e komunikimit ne te njejtin hap me konsumizmin.

Sipas meje,vazhdon Vehbiu,filoamerikanizmi shqiptar postkomunist sot merr formen e nje feje vulgare,te nje miti kompleks shpetimi, pervec detyrimit etik qe na imponon te qenit ne Europe.
Dhe sado te enfatizohet dhe te trumbetohet ne media,ky fenomen s’eshte tjeter pervecse nje konfirmim tjeter i faktit qe mentaliteti shqipetar,ngelet skllav i skemes se ‘babait’ ne mardheniet me te tjeret

2 komente:

  1. me bezdi e pranoj se eshte e vertete sa ka thene me lart Vehbiu.

    PërgjigjuFshije
  2. Eni, mua nuk më bezdis. Mendoj që ne si shqiptar jemi më pragmatik ndërkohë vendet e europes, ka një diference mes medias dhe politikanëve dhe popullit. Gjithë bota oksidentale i ka sytë të kthyera nga amerika. Të gjithe mendojne si mund te shkojne atje per t'ja dalë mbanë në jetë. Dhe mendoj që kjo është llogjike se amerika me historinë e saj dhe me kompozimin e popullsisë është një çik atdheu i të gjithëve dhe eshte nje vend demokratik.
    Pastaj nuk duhet ngatërruar politika e jashtme e shtetit apo e nje presidenti me popullin dhe jeten aktive demokratike. Jam e sigurt që ka po aq McDo na Paris sa ne New York per meter katror.

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet