18 janar 2007

gabime leximi :)

Para disa ditesh,ne radio po flitej per nje student ne universitet(ne itali) qe pyetjes:
-''kush qe gjenerali me i famshem i periudhes garibaldine?'',i qe pergjigjur:
-"Nino Biperio"
-BIPERIO(!!!!???? )
***
kuptohet qe behej fjale per Nino Bixio(s'ka qytet ne itali qe te mos kete nje rugice ose shesh qe ka emrin e tij),por,gafa qendron ne gabimin qe djaloshi,i mesuar me SMS,ne c'do vend,germen X(qe eshte shenja e shumezimit ne matematike dhe shqiptohet 'per' ne italisht,germe e cila shfrytezohet per te mos shkruajtur fjalen 'per' ne SMS (xte=per te=per ty)).Djaloshi vertet kishte studiuar....por i ishte fiksuar gabim emri :)
====
Duke degjuar trasmisionin,qeshja si i marre ngaqe me kujtohej dhe nje episod ne Tirane.
Perpara deges ushtarake ,ishte nje ure e vogel guri me nje pllake mermeri ne te cilen qe shkruar:Ure e shekullit XIX...te cilen dikush prej nesh(ishim nje grup shokesh) e lexoi :ure e shekullit xix(si xixellonja,jo te nentembedhjete :))
===
Nje rast tjeter:nga autoperlanti i CB(radiotrasmitentja qe kane kamionet),dikush po thoshte:colleghi,qualcuno mi sa dire la via " ics ics vu aprile"??(kolege,ka njeri qe me tregon se ku eshte rruga iks iks v prilli)...... sepse ne adrese e kishte shenuar:XXVaprile(qe eshte dhe data e clirimit te italise :))

dhe tani qe po shkruaj,mu kujtua dhe rasti i xha Canes qe vajti dhe i tha baristit:nem nje cocacola( e shqiptuar me 'c' dhe jo me 'k',dhe baristi i thote:shkruhet me 'c' xhaje por lexohet me 'k'....O drè,pse s'shtua ti se do me therrasin 'kane kaushi' tani mua :)

7 komente:

  1. ha ha e forte kjo me kujtove nje te afermen time.nje dite po shihnim nje program ne tv dhe aty tha se pas pak do fillonte te jepte program me muzike bluz.ajo si duket degjoi vetem fjalen bluz dhe tha tere qejf:u sa mire do dilkan vellezerit Bluz:)))

    PërgjigjuFshije
  2. bukur edrus !
    dy nuk jane te reja per mua.
    1.fshatari pyet policin tek ura.
    polici i thote:"ure e shekullit xixe"

    2.coca-cola.
    Uaa... po ne tere jeten i kemi thene car,carit(te Rusise)

    PërgjigjuFshije
  3. une mbaj mend emrat e cigareve ne anglisht. Nejse ajo qe me ka bere per te qeshur ketu ne france eshte shqiptimi i fjaleve :
    hi - fi qe e shqiptojne siç eshte shkruajtur
    fuck - fyk

    PërgjigjuFshije
  4. nuk kam bere gabime drejtshkrimore ju premtoj dhe vjen akoma per te qeshur, nuk e di nese eshte normale !

    PërgjigjuFshije
  5. Tetena est en cours de maintenance.

    Réouverture du service prévue dans quelques minutes.
    Merci de votre compréhension
    Nous vous prions d'essayer à nouveau ultérieurement.
    ç'far do te thote ?

    PërgjigjuFshije

Faleminderit per komentet